Lajme
Qeveria që bën çfarë i thonë. Gjiknuri: Tërheqjen nga gjyqi me CEZ na e kërkoi FMN, BB dhe BE
Qeveria nuk ka asnjë kompleks të tregojë se nuk ka pavarësinë të marrë asnjë vendim lidhur me çështje të interesit publik. Edhe marrëveshjen e shumëpërfolur të mirëkuptimit me CEZ thotë se e firmosi me kërkesë të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Europian, si kusht që këto institucione të japin kredi për investime në sektorin energjitik.
Ikën Adriatik Llalla. Xhafa: Nuk do ta lëmë rrugëve, ai do ta vazhdojë luftën me krimin
Adriatik Llalla i ka ditët e numëruara në krye të Prokurorisë. Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa ka deklaruar se kryeprokurorit do t'i ndërpritet mandati sapo të hyjë në fuqi paketa kushtetuese për reformën në drejtësi. Xhafa ishte i ftuar në studion e ABC News për të folur mbi draftin që i është dorëzuar Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Duke folur për mënyrën e zgjedhjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Xhafa tha se ai nuk do të emërohet më nga Presidenti, por do t'i propozohet parlamentit nga Këshilli i Prokurorëve.
Media nuk paska shkruar kuturu. “Rilindja” ka nevojë për një Refresh..."
“Ne gjithmonë kërkojmë impulse të reja qeverisëse. Megjithatë përsa i takon ndryshimeve në qeveri, ne e kemi thënë që kjo gjë i takon kryeministrit Rama. Nëse jeni të kënaqur me impulset e deritanishme, unë do isha shumë i habitur për vlerësimet tuaja. Ne kërkojmë standardet më të larta të qeverisjes”. Kështu është shprehur sot pas mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, aleati në bashkëqeverisje i Partisë Socialiste Ilir Meta.
PS-ja përgatitet për zgjedhjet partiake. PD-ja për zgjedhje të parakohshme. LSI-ja flet për dekriminalizimin
Njësoj si Partia Scoialiste, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, ka mbedhur sot një nga forumet drejtuesve të veta: Kryesinë. Në fjalën e vet, kryetari i saj, Ilir Meta ka folur për dekriminalizimin, integrimin dhe aksionin e formalizimit të ekonomisë.
Arrihet Marrëveshja e Tregëtisë mes 12 vendeve të Paqësorit. Mbulon 40% të ekonomisë botërore
12 vende të Paqësorit kanë arritur një marrëveshje për heqjen e barrierave tregtare, përmes së cilës synohet rritja e vëllimit tregtar në këtë rajon me shumë rëndësi të botës. Pakti i Vendeve të Paqësorit mbulon 40% të ekonomisë globale dhe përfshin vende si SHBA, Australi, Vietnam, Brunei Darussalam, Kanada, Kili, Japoni, Malajzia, Meksika, Zelanda e Re, Peruja, Singapori. Pakti u negociua në fshehtësi të plotë dhe pritet të miratohet në Kongresin amerikan.
Dhunë nga bashkëshorti
Kjo qytetare ka publikuar fotot në Facebook, ku shfaqet e dhunuar rëndë. E.J janë inicialet e vajzës nga Vlora, që shprehet se është dhunuar nga bashkëshorit A.J, 30 vjeç që raportohet se është arrestuar për këtë arsye. Një dhunë që meriton ndëshkim shembullor.
http://www.gazetatema.net/web/2015/10/05/e-rreh-burri-barbarisht-duke-i-...
"Gjykata Administrative rrëzon rivlerësimin tatimor për Bankers Petroleum”, shkruan “Monitor”
“Monitor” shkruan për një frymë paniku mes radhëve të biznesit të madh për shkak të invazionit të tatim-taksave. Fjala është për kontrollet e shtuara në kuadër të luftës kundër evazionit dhe informalitetit. Mes të tjerave, revista në fjalë raporton, duke iu referuar burimeve, se ankesat e shumta të biznesit të madh në Gjykatën Administrative, kanë sjellë disa ndryshime të rivlerësimit të bërë nga Drejtoria r Tatimeve. “Bankers Petroleum mësohet se ka marrë të drejtë nga Gjykata Administrative, pasi ishte ankuar për një rivlerësim tatimor nga ana e Drejtorisë së Tatimeve.
"Do të bëhet gjithçka e mundshme që Shengen të ruhet”
Gjermania vendosi kontrollet në kufi duke pezulluar përkohësisht marrëveshjen Shengen të lëvizjes së lirë. Shumëkush mendon se ky është fundi i projektit europian, meqenëse kufijtë janë ata që kanë tipizuar identitetin shtetëror europian prej shekujsh. Mirëpo Shengen është një arritje e cila nuk mund të sakrifikohet për shkak të një krize të përkohshme, për më tepër që nuk e zgjidh problemin. Politiologu gjerman, Wichard Woyke, mendon se kjo arritje duhet ruajtur me çdo kusht. “Shengeni do tё thotё - pra liria e lёvizjes - njё avantazh i jashtёzakonshёm.
Kadare: As këtë vit nuk do të ketë ulje të borxhit, rritja ekonomike më e ulët se parashikimi
Eksperti i ekonomisë dhe ish-anëtar i Këshillit Mbikqyrës së Bankës Shqipërisë, Arian Kadare vlerëson se megjithë përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll defiçitin buxhetor, rritja ekonomike pritet te jetë më e ulët se parashikimi.
