Lajme

Nevoja për spektaklin e shpërthimeve me C4 (Video)

Postuar në 05 Mars, 2016 19:28

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të shtunën prishjen e një objekti 4-katërsh në Sarandë. Shpërndarja e videove të tilla nisi qyshkurse Aleanca për Shëqipërinë Europiane mori drejtimin e vendit, duke u provuar me pamje shqiptarëve vendosmërinë për barazinë para ligjit. Spektakli me shpërthimet me C4, përfshiu disa ndërtesa në Tiranë dhe Vlorë, në kuadër edhe të programit të qeverisë për pastrimin e Shqipërisë nga ndërtimet pa leje. Ndonëse një shoë me difektet e veta, u pranua si një autoreklamë për t’i dhënë autoritet shtetit.

Papa flet për një "pushtim arab" të Europës

Postuar në 05 Mars, 2016 17:59

Valën e emigrantëve nga Lindja, Papa Françesku e quan një “pushtim Arab” të Europës. Duke folur për një grup besimtarësh franceze, kreu i Kishës Katolike tha se hyrja e një numri të madh refugjatësh është një zhvillim pozitiv për kontinentin e vjetër, pasi rrit shkëmbimin kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.

Sërish ndryshime ligjore për biznesin. Ministrja Ekonomi njofton edhe ngritjen e “Ombudsmanit të biznesit”

Postuar në 05 Mars, 2016 15:54

Ministrja e re e Ekonomisë , Milva Ekonomi, ka deklaruar se do të ketë ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Gjatë një takimi konsultativ të mbajtur në Tiranë, Ekonomi ka vënë theksin te nevoja për ndryshimin e klimës, për të cilën ka shumë shqetësime edhe nga vetë bota e biznesit. Ministrja ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia e ngritjes së “Avokatit(Ombudsmanit) të biznesit”, që do të ndihmone në përfaqësim më të mirë të të drejtave të tyre.

Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI

Postuar në 05 Mars, 2016 15:27

Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.

Videolajm/Shqiptarët nuk lejojnë ngritjen e një kryqi 56 m në Shkup

Postuar në 05 Mars, 2016 12:28

Përpjekja për të ngritur një kryq 56 m të lartë në komunën e Butelit në Shkup është kundërshtuar nga disa mijëra shqiptarë. Një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka deklaruar se do të ngrihen tenda që të mos lejohet një gjë e tillë. Edhe partia e Menduh Thaçit ka deklaruar se kryqi provokon tensionendëretnike dhe se vendimi është marrë pa pëlqimin e shqiptarëve. Pamjet tregojnë përfshirjen e qytetarëve të kombësisë shqiptare për moslejimin e ngritjes së kryqi.

Brukseli do të ketë akses në informacionin e klasifikuar nga Shqipëria. Përfshirë edhe përgjimin e telefonatave

Postuar në 05 Mars, 2016 12:12

Përfaqësuesja e Lartë për Siguri në BE, Federica Mogherini iku nga Tirana edhe me një marrëveshje të cilën qeveria shqiptare nuk ia komunikon qytetarëve të vet. Portali “Tesheshi.com” shkruan se marrëveshja i jep të drejtë zyrës që drejtohet nga Mogherini që të ketë akses në përgjimin e telefonatave hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria.

Kamera sigurie në shkollat e mesme. Qeveria do të investojë 5 milionë euro

Postuar në 05 Mars, 2016 12:04

Qeveria do të investojë 5 milionë dollarë për sigurinë dixhitale të shkollave të arsimit të mesëm. “60 shkolla të mesme që aktualisht kryejnë mësim me tablet do të pajisen me kamera sigurie”, raporton “Telegraf”. Shpërndarja do të jetë: në total 1100 kamera me një mesatare prej 10-25 kamera për  çdo shkollë. Kamerat do të administrohen nga një sistem qendror në kohë reale. Gazeta citon edhe dokumentin e projektit që vë theksin te “privatësia” dhe te shmangia e “vendosjes së kamerave në klasa për të mbledhur të dhëna për qëllime të performancës ose në procedurat mësimore”.

Punësimet politike heqin shpresën për administratë profesionale

Postuar në 05 Mars, 2016 11:50

Rolf Castro-Vasquez, drejtues i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe president i Shoqatës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA), ka një shpjegim se pse niveli i investimeve të huaja të drejtpërdrejta në Shqipëri është i pakënaqshëm.

Tirana zyrtare, kundër politikës gjermane për refugjatët. “Spiegel”: Politika austriake e kufijve të mbyllur do të shkatërrojë Europën

Postuar në 05 Mars, 2016 06:59

Çështja e vazlës së refugjatëve që po drejtohet drejt Europës është trajtuar së fundmi nga revista gjermane “Spiegel” që është përpjekur të vlerësojë rrjedhojat e politikës austriake të mbylljes së kufijve. Sipas revistës në fjalë ajo që po ndodh në kampin grek të Idomenit është vërtet e trishtueshme, por për gjermanët dhe qeverinë e tyre ka anën e mirë se ka ulur numrin e refugjatëve që shkojnë në Gjermani. Kriza diplomatike mes Austrisë, Sllovakisë nga njëra anë dhe Greqisë nga ana tjetër ka zbuluar qartë se në Europë fjala solidaritet nuk ekziston më. Ose nuk është aq e përhapur.

Hetim antitrust nga BE-ja për bashkimin “Airbus-Safran”. Kompanitë: “Konkurenca jonë nuk është brenda BE-së. Ka shumë rregullore dhe burokraci”

Postuar në 05 Mars, 2016 06:16

Bashkimi Europian ka hapur para disa ditësh një hetim të thellë mbi blerjen e përbashkët që kompanitë “Aribus Group SE” dhe “Safran SA” i bënë kompanisë kryesore europiane të lëshimittë raketave. Sipas raportimeve mediatike hetimi niset nga premisat se ndërhyjra e bërë në treg nga dy kompanitë e mësipërme mund të pengojë invoacionin dhe të çojë në rritje çmimesh në një sektor që bazohet gjerësisht mbi optimizimin e këtyre dy aspekteve.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme