Lajme
Çfarë pret BE nga Shqipëria?
Për Komisionin Europian, reforma e sistemit të drejtësisë është prova e vendimtare për Shqipërinë. “BE pret ndryshim të plotë, që do të forcojë profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqësorit, duke vendosur ekulibrin e duhur midis pavarësisë dhe llogaridhënies. Komisioneri Hahn, përsëriti se reforma e sistemit të drejtësisë mund të vendos Shqipërinë në drejtim të fortifikimit të pakthyeshëm të sundimit të ligjit”- është shprehur Maja Koçijançiç.
Anulohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise.
Roma e lashtë në versionin 3D
Përmes një video mbresëlënëse 3D mund të shihet se si dukej Roma e lashtë. Përpjekjet e një projekti kërkimor akademik janë të jashtëzakonshme dhe kthejnë prapa në kohë shkëlqimin e Perandorisë Romake në vitet 320 pas Krishtit. Qëllimi ishte për të krijuar një kopje të modelit të Romës me të gjitha imazhet historike. Ishte koha kur ndodhi transformimi i Republikës Romake dhe ku shumica e fuqive të ishte përqëndruar në duart e një njeriu, Cezarit.
LSI nuk e di akoma nëse do ketë Byro Kombëtare të Hetimit
Nisma e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se do të mbetet pezull pasi rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por edhe qëndrimit që ka LSI për këtë çështje. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha për emisionin “Tonight” se opinioni i Venecias propozon një strukturë që mund të mos emërtohet Byro Kombëtare e Hetimit sipas modelit amerikan.
TVSH hap lajmet me vizitën e Edi Ramës në emisionin e Enkel Demit
Kryeministri Rama u shfaq për herë të parë në Televizionin Publik Shqiptar që pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013. Një vizitë që entuziazmoi jo pak punonjësit e TVSH-së që hapën edicionin informativ me lajmin se kryeministri shkeli në TVSH. Më poshtë lajmi kryesor i edicionit të lajmeve në Radio Televizionin Publik Shqiptar
Edhe Ujësjellësi drejt menaxhimit me Partneritet Publik Privat
Enti Rregullator i Ujit propozon që pjesë të caktuara të sistemit të shpërndarjes apo prodhimit të ujit t’I jepen për menaxhim sektorit privat në formën e Partneritetit Publik Privat. Në një raportim në Komisionin e Veprimtarive Pordhuese kreu i ERRU Avdi Dervishi angriti shqetësimin se sistemi vuan kryesisht nga mungesa e menaxhimit dhe nga mungesa e investimeve. “Pjesa më e madhe e problematikës është keqmenaxhimi.
Mësuesit shqiptarë do të trajnohen për Holokaustin, do jetë pjesë e librave shkollorë
Richelle Bud Caplan, drejtore në Departamentin e Europës në Shkollën Ndërkombëtare për studimet e Holokaustit ka mbërritur në Tiranë për të ngritur grupin e parë të mësuesve që do të trajnohen në Izrael për mësimdhënien mbi Holokaustin. Kjo është pjesë e një marrëveshje të nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive dme mbështetjen e kryeministrit Rama. “Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, rreth dy muaj më parë ne patëm një vizitë të kryeministrit tuaj Zotit Rama, I cili nënshkroi një marrëveshje që do ta quaja historike në një mënyrë farë mënyre.
SHBA, stërvitje masive për skenarë katastrofikë në Paqësorin Veriperëndimor
Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave në SHBA – FEMA – ka bërë të ditur se personeli ushtarak dhe ai civil po bëhen gati për të zhvilluar një stërvitje në bregun perëndimor që do të synojë përgatitjen e nevojshme në rast se Ngritja Cascadia do të shkojë drejt shkëputjes. E njohur edhe si Zona e Paqëndrueshme Cascadia, që shkon nga ishulli Vankuver në Kaliforni, relievimi në fjalë është një zonë kufitare që ndan dy pllaka tektonike: Juan de Fuca dhe atë të Amerikës së Veriut.
“Zika” provokon edhe sindromën “Guillain-Barré”, një çrregullim i rëndë neurologjik
Virusi “Zika” që është përhapur masivisht në Amerikën Latine, vijon të prodhojë lajme jo të mira. Përveç viktimave të para të tij që janë fëmijët e porsalindur, u zbulua se ka raste që ky virus t’i çojë fëmijet e prekur nga mikroqefalia drejt verbimit. Por kjo është një mundësi me incidencë të ulët. Dje BBC-ja raportonte për një studim të fundit, sipas të cilit ”Zika” mund të çojë në prekjen nga sindroma “Guillain-Barré”, i cili është një çrregullim i rëndë neurologjik.
Debate për ndërtimin te Parku i Liqenit
Sot në emisionin "Opinion" Sazan Guri që njihet si ambientalist është përplasur verbalisht me kryetarin e Bashkisë për ndërtimin te Parku i Liqenit: Më poshtë videot:
