Lajme
Greqia përgatitet të mbajë 150 mijë emigrantë
Të paktën 70.000 refugjatë pritet të të qëndrojnë në Greqi vitet e ardhshme. Parashikimi, i shprehur nga ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, është argumentuar me situatën në kufirin me Maqedoninë, që Athina nuk mendon se do të ndryshojë.
Raporti i DASH, Shqipëria pikë kryesore prodhimi dhe tranziti e marijuanës
Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Gjatë vitit 2015, thuhet në raport, autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
Pentagoni teston sigurinë kibernetike duke ftuar hakerat të sulmojnë. Eric Schmidt i “Alphabet” në krye të një Bordi të posaçëm Këshillimor
Qeveria amerikane, më saktë Pentagoni, po mendon të testojë sigurinë e vet ndaj sulmeve kibernetike, duke e provuar mburojën e vet përvballë hakerave. Nisma “Hakeroni Pentagonin” është e para e këtij lloji, e cila synon të të ekspozojë sistemin mbrojtës ndaj aftësive të hakerave, por pa asnjë pasojë ligjore nëse ata identifikohen. Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter është shprehur se “i kam sfiduar përherë njerëzit tanë të mendojnë përtej kutisë pesëkëndore që është Pentagoni”.
Një vit në hapësirë dhe astronauti amerikan Scott Kelly u zgjat me 5 cm!
Pasiguri e ushqimeve që tregëtohen në shkolla
Emisioni "Stop" në TV Klan është marrë sot me një problem me rëndësi, siç është ushqimet që tregëtohen në shkollat e Tiranës. Aty ku fëmijët ekspozohen ndaj tregëtimit të ushqimeve të pakontrolluara.
Marrëveshje paraprake mes Bashkisë së Tiranës dhe tregëtarëve: Zerohen taksat e tavolinës dhe ulet tarifa e sipërfaqes
Bashkia e Tiranës është tërhequr nga disa detyrime që kishte parashikuar për subjektet tregtare në Tiranë. Protesta e kësaj kategorie që mori vëmendje të madhe në media, ka arritur disa rezultate, ndërkohë që sot është depozituar një padi tjetër për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Një nga organizuesit e protestës, ose pjesë aktive e saj, “Nisma Thurje” jep disa hollësi për atë që është rënë dakord:
“1. Faturat e janar - shkurtit zerohen.
2. Taksa e tavolinës prej 2500 lekë për tavolinë për baret dhe restorantet hiqet për të gjitha kategoritë e biznesit.
Greqia shtyn për një “korridor shqiptar” të lëvizjes së refugjatëve sirianë. Por përfaqësues të BE-së në Tiranë flasin për të kundërtën
Prej dy ditësh mediat kryesore europiane kanë bërë të vetin një tezë të gjeneralit amerikan të NATO-s, Breedlove sipas të cilit refugjatët sirianë dhe ata afganë që po mësyjnë Europën, janë një armë destabiliziuese e Rusisë dhe Turqisë përkundrejt Europës. Në terren situata po zhvillohet disi më ndryshe: termi Europë dhe destabilizim po zhvendosen në Ballkan, ku po flitet për korridore, lëvizje dhe tensionim.
Borxhi i qeverisë si detyrim ndaj biznesit arrin në 1.1 miliardë lekë që pas vitit 2013
Ndonëse shleu shumë shpejt borxhin e krijuar dhe të akumuluar ndaj biznesit nga qeveria e shkuar, qeveria e tanishme, nuk ia ka dalë të mbajë në kuota zero detyrimet e veta ndaj biznesit. Në dy vjet qeverisje janë krijuar 1.1 miliardë lekë detyrime, kryesisht para të papaguara për ndërtime rrugësh, rimbursim TVSH-je dhe detyrime nga vendimet e gjykatave. Janë po ato probleme që krijonte qeveria e kaluar e cila me kalimin e kohës akumuloi borxh të madh të brendshëm, në formën e detyrimeve të papaguara.
Kompanitë e sigurimeve nuk konkurojnë me njëra-tjetrën, por bashkëveprojnë. Mblidhen për të vendosur tarifën e re me...konsensus
Buxheti i këtij viti solli rritje të taksës së sigurimeve nga 3% në 10%, çka priret të sjellë edhe rritje të tarifave për drejtuesit e automjeteve. Përfaqësues të kompanive janë mbledhur për të vendosur tarifat e reja që sipas tyre janë të nevojshme në kushtet e rritjes së taksës. “ Shteti na hoqi TVSH-në, por ne punojmë me serviset që punojnë me fatura dhe si rrjedhojë nuk subvencionohemi për këtë pjesë. Nga ana tjetër taksa e sigurimeve u rrit në 10%.
Tërmet 8.3 ballë në Sumatra
Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Sumatrën. Qendra e Lajmërimit të Cunamit në Paqësor ka raportuar se bëhet fjalë për një lëkundje të shkallë 8.2 ballë të shkallës Rihter, me epiqendër 504 milje në juglindje të Padang, në Sumatra, në thellësi 6.2 milje. Ekziston frika e një cunami, pasi në vitin 2004, një tërmet 9.1 ballë krijoi një cunami që mori jetën e 220 mijë njerëzve.
http://www.bloomberg.com/news/articles/2016-03-02/magnitude-8-3-quake-hi...
