Lajme
Një dokumentar ndryshe në BBC - shikoni nga "afër" Titanozaurin
Konsumatorët e mëdhenj dhe të mesëm, jashtë skemës së OSHEE-së. Do të gjejnë vetë burimin e furnizimit me energjisë
Qeveria shqiptare po mendon të lehtësojë barrën për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë, duke nxjerrë jashtë skemës së tarifimit normal konsumatorët e mëdhenj. Deri në fund të vitit 2016, konsumatorët 35 kv dhe 20 kv do të kenë dalë nga struktura e rregullt e pagesave. Lëvizja bazohet në ligjin për energjinë, i cili i jep mundësi qeverisë që të nxjerrë klientët e tensionit të mesëm dhe të lartë nga skema përgjegjëse e OShEE-së. “TemaTv” raporton se ndryshimi do të nisë që këtë vit dhe se konsumatorët që dalin jashtë skemës aktuale do të duhet të gjejnë vetë në treg burimin e furnizmit.
"Dashnoret kolektive", përgjigja për "vezët në mitër" që përmendi kryeministri
Gratë e PD-së kanë organizuar sot një protestë para kryeministrisë si reagim ndaj fjalorit të kryeministrit në seancën e fundit plenare. Teksa e gjuanin me vezë, Rama u kthye duke ironizuar: "Futi në mitër ato vezët". Përgjigja sot nuk ka munguar nga deputetja Albina Deda. Më poshtë video:
Bushati “shpëton” nga konsullja e LSI-së, e shkarkon pas denoncimit në “STOP”
Një ditë pasi emisioni investigativ Stop në televizionin Klan denoncoi sesi konsullata shqiptare në Milano kryente martesa civile kundrejt rryshfetit dhe pa dokumentacionin e nevojshëm, Ministria e Jashtme reagoi duke njoftuar se konsullja Luljeta Çobanaj nuk do të jetë pjesë e shërbimit diplomatik. Konsullja ishte bërë pjesë e një skeme korruptive që siguronte emigrantëve çertifikate martese kundrejt pagesave nën dorë.
Qeveria nuk e humbet sensin e ironisë. Paralajmëron masa penale për mbrojtjen e mjedisit
Tirana po zien nga diskutimet për ndërtimin te Parku i Liqenit Artificial, por qeveria nga ana tjetër, premton zëplotë, masa të reja ligjore për mbrojtjen e mjedisit. Gjatë punimeve të konferencës “Moratoriumi dhe rruga drejt zhvillimit të qëndrueshëm”, zv.kryeministri Niko Peleshi, ka bërë të ditur angazhimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e mjedisit: “Vetëm në 10 vitet e fundit janë shfrytëzuar pa kriter 200 mijë hektarë pyje. Nëse do të ecim me këtë ritëm shoqëria jonë për 15 vitet e ardhshme do ju lërë trashëgim brezave që vijnë një vend të zhveshur.
Çfarë pret BE nga Shqipëria?
Për Komisionin Europian, reforma e sistemit të drejtësisë është prova e vendimtare për Shqipërinë. “BE pret ndryshim të plotë, që do të forcojë profesionalizmin dhe efikasitetin e gjyqësorit, duke vendosur ekulibrin e duhur midis pavarësisë dhe llogaridhënies. Komisioneri Hahn, përsëriti se reforma e sistemit të drejtësisë mund të vendos Shqipërinë në drejtim të fortifikimit të pakthyeshëm të sundimit të ligjit”- është shprehur Maja Koçijançiç.
Anulohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
Një alarm sigurie ka detyruar autoritetet të mbyllin aeroportin e Kelnit në Gjermani. Mediat raportojnë se janë marrë masa të menjëhershme dhe janë anuluar të gjitha fluturimet. Pasagjerët kanë postuar foto në rrjetet sociale, duke raportuar se terminali 1 dhe 2 aktualisht janë të mbyllur. Ndërkohë mbi aeroport është parë të patrullojë një helikopter.Një zëdhënës nga aeroporti i Këlnit citohet nga CNN të ketë thënë se se të dy terminalet janë mbyllur, pasi një grua arriti të kalonte pa iu nënshtruar kontrollit dhe duke shmangur forcat e sigurise.
Roma e lashtë në versionin 3D
Përmes një video mbresëlënëse 3D mund të shihet se si dukej Roma e lashtë. Përpjekjet e një projekti kërkimor akademik janë të jashtëzakonshme dhe kthejnë prapa në kohë shkëlqimin e Perandorisë Romake në vitet 320 pas Krishtit. Qëllimi ishte për të krijuar një kopje të modelit të Romës me të gjitha imazhet historike. Ishte koha kur ndodhi transformimi i Republikës Romake dhe ku shumica e fuqive të ishte përqëndruar në duart e një njeriu, Cezarit.
LSI nuk e di akoma nëse do ketë Byro Kombëtare të Hetimit
Nisma e qeverisë për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit duket se do të mbetet pezull pasi rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por edhe qëndrimit që ka LSI për këtë çështje. Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha për emisionin “Tonight” se opinioni i Venecias propozon një strukturë që mund të mos emërtohet Byro Kombëtare e Hetimit sipas modelit amerikan.
TVSH hap lajmet me vizitën e Edi Ramës në emisionin e Enkel Demit
Kryeministri Rama u shfaq për herë të parë në Televizionin Publik Shqiptar që pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013. Një vizitë që entuziazmoi jo pak punonjësit e TVSH-së që hapën edicionin informativ me lajmin se kryeministri shkeli në TVSH. Më poshtë lajmi kryesor i edicionit të lajmeve në Radio Televizionin Publik Shqiptar