Lajme

"Europa do shesë edhe shpirtin për një marrëveshje me Turqinë"

Postuar në 07 Mars, 2016 10:43

Në një artikull me titull "Europa do shesë edhe shpirtin për një marrëveshje deportimi të emigrantëve me Turqinë", gazeta britanike "Telegraph", shkruan se zhvendosja e emigrantëve deri më tani nga Europa ka dështuar. Kreu i grupit liberal në Parlamentin Europian, Guy Verhofstad e quan të gabuar qëndrimin që Bashkimi Evropian po mban ndaj çështjes së emigrantëve duke mbylluar dyert dhe i kthyer ata mbrapsht në Turqi. Ai thotë se: "Ta eksportojmë problemin që kemi në Turqi është papërgjegjshmëri.

Ulje historike e depozitave në lekë

Postuar në 07 Mars, 2016 09:48

Depozitat shënuan rritjen më të ulët historike në gjithë ekonominë e tranzicionit që pas vitit 1992, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Monitor raporton se sipas statistikave, stoku i depozitave në fund të dhjetorit arriti në 987.3 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej vetëm 1%. Efektin kryesor në këtë ecuri negative e ka dhënë rënia e ndjeshme e kursimeve me afat në lekë të individëve në banka, që u tkurrën me rreth 30 miliardë lekë (217milionë euro), apo me 8.6%. Që prej shtatorit të vitit 2013 këto depozita po shënojnë vetëm trend rënës.

Arbitrazhi në favor të Beketit

Postuar në 07 Mars, 2016 09:32

Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian. Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.

Ik ik...Si u dëbuan Noka e Ristani nga protestuesit në komisariat (Video)

Postuar në 06 Mars, 2016 23:32

Vdes ish-zonja e Parë e SHBA, Nancy Reagan

Postuar në 06 Mars, 2016 22:29

Ish-Zonja e Parë amerikane Nancy Reagan vdiq të dielën në moshën 94 vjeçare. Emri i saj i vajzërisë ishte Davis, ndërsa në vitin 1952 ajo u martua me Ronald Wilson Reagan, i cili ishte gjithashtu një aktor, guvernator i Kalifornisë dhe më pas u bë Presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet (1981 - 1989). H Nancy Reagan, ishte një aktore në Hollivud, me një prani të rëndësishme në vitet ’40 - 50.

Nis lufta brenda sistemit. Alaudin Malaj letër ministrit Manjani për të përjashtuar Gjin Gjonin (Letra)

Postuar në 06 Mars, 2016 20:36

Alaudin Malaj, kreu aktual i Gjykates së Apelit të Tiranës i ka derguar një letër ministrit të Drejtësisë,  Ylli Manjani ku kërkon përjashtimin e anëtarit të KLD-së,  Gjin Gjoni nga votimi për kryetarin e Gjykatës së Apelit së Tiranës, proces i cili do të zhvillohet ditën e hënë, kur do të mblidhet edhe KLD. Sipas Malajt , Gjin Gjoni ka konflikt interesi në procesin e votimit të kandidaturave, pasi e ka kalllëzuar Maljan më parë, çështje që është pezulluar nga Prokuroria në vitin 2014.

Protesta para komisariatit dhe ndërhyrja e policisë! (Video)

Postuar në 06 Mars, 2016 18:06

UFC 196/Conor McGregor Vs. Nate Diaz

Postuar në 06 Mars, 2016 17:57

Dia ka fituar ndaj kampionit McGregor në ndeshjen për UFC - Ultimate Fighting Championship, një kategori miskte artesh marciale.

Grekët kthejnë djathtas

Postuar në 06 Mars, 2016 17:10

Një sondazh i fundit i kryer në Greqi nga “Rass”, për llogari të gazetës “To Paron” jep të dhëna se opinioni grek po kthehet djathtas. Sipas këtij sondazhi Demokracia e Re kryeson aktualisht me 26.2%, ose 2.8% pikë më shumë sesa Syriza e kryeministrit Alxis Tsipras që merr 23.4%. Partia Komuniste dhe Agimi i Artë vijnë në vend të tretë me nga 6.4%, ndërkohë që Grekët e Pavarur të Kamenos, kanë rënë në 2.8% duke mos arritur kutoën e hyrjes në Parlament. Me sa duket veprimet e Tsipras që ia doli të premtonte gjithçka e të bënte të kundërtën, po japin shenjat e para të pakënaqësisë. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme