Lajme
Kriza e refugjatëve/Trupa ushtarake italiane në kufi me Greqinë po qe e nevojshme
Në një intervistë për “Tv Report” Sekretari i Shtetit për çështjet europiane në Qeverinë italiane Sandro Gozi, ka deklaruar se Italia do të asistojë Shqipërinë në kuadër të krizës së refugjatëve edhe me trupa po qe e nevojshme. “Ne duam të finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur një memorandum bashkëpunimi me qeverinë shqiptare që do të na mundësonte t’i jepnim një ndihmë konkrete Shqipërisë.
Rama jep shenja pajtimi me Blushin dhe sqaron rolin e "informatorit" Taulant Balla
Mediat kanë zbardhur sot një pjesë të debatit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste, lidhur me tensionet e takimit të Elbasanit. Ndërhyrja e kryeministrit vlen për të kuptuar se Edi Rama është përpjekur të japë shenjat e një pajtimi me Blushin, ndërsa ka sqaruar edhe rolin e Taulant Ballës në këtë histori.
Ngec pazari i BE-së me Turqinë për emigrantët, s'ka hapje të kufirit me Shqipërinë
Liderët e Bashkimit Evropian dhe Turqia nuk arritën në një marrëveshje për krizën e emigrantëve në samitin e jashtëzakonshëm në Bruksel duke e shtyrë vendimin për për kthimin ose jo të emigrantëve nga lindja që nuk do t'u pranohet azili. Në draftin paraprak të negociatave Komisioni shprehet i vendosur për të ndihmuar Greqinë në forcimin e kufijve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, çka do të thotë se kufijtë e këtyre vendeve nuk do të hapen dhe nuk do të ketë një rrugë alternative për kalimin e emigrantëve.
Në mbrojtje të shërbimit konsullor, zv.ministri i Jashtëm: “Problemet, pjesë e inercisë së të shkuarës. Nuk kemi për t’i mbrojtur shkelësit e ligjit”
Zv.ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Halil Hyseni, ardhur në detyrë nga radhët e PDIU-së, publikon sot në gazetën “Shekulli” një shkrim mbi situatën në shërbimin konsullor të vendit tonë. Duke marrë shkas nga investigimi i bërë nga emisioni “Stop”, Hyseni deklaron se, ndonëse denoncimi i ngjarjeve të tilla vetëm sa e shëndosh klimën dhe punën e shërbimit, në tërësi ai nukmduhet të hedhë baltë mbi të. Zv.ministri shkruan madje se “Sistemi ynë i shërbimit konsullor është i krahasueshëm me të kujtëdo vëndi të përparuar, përmirësimet që po bëhen e bëjnë edhe me të vlefshëm atë.
Struci iu qepet nga pas çiklistëve në Afrikën e Jugut
Biopsia e lëngshme: Diagnozë e tumoreve përmes pështymës
Diagnostikimi i pranisë së një tumori te një njeri mund të ndryshojë radikalisht. Një mënyrë e re, që kushton 20 euro dhe jep përgjigje në vetëm 10 minuta, propozohet nga David Ëong i Universitetit të Los Angeles në SHBA. Testi do të bëhet përmes pështymës dhe është në gjendje të zbulojë fragmente ADN-je tumoriale që qarkullojnë në fluidet e trupit. Një biopsi e lëngshme, e cila i shtohet atyre që bazohen në studimin e gjakut. Kërkuesi në fjalë është shprehur se testi është provuar të jetë 100% i saktë dhe jep një diagnozë përfundimtare sapo tumori është zhvilluar.
Bisedime Shqipëri-Greqi për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë
Shqipëria është në bisedime me Greqinë për pritjen e 10 mijë refugjatëve sirianë. Lajmi është përcjellë nga korrespondenti i “Top-Channel”, Artur Bibe, gjatë një bisede telefonike në emisionin “Top-Story”. Edhe zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea e ka konfirmuar nisjen e bisedimeve, por ka mohuar që të ketë një marrëveshje. Maqedonia ka mbyllur kufijtë, ndërkohë që Europa ka dështuar të japëm një zgjidhje të përbashkët për problemin e madh, që rrezikon ta kthejë Greqinë në një thes refugjatësh.
Klasi i parë i rrit akoma standardet
BMW mbushi 100 vjeç. Ja modeli që hap 100 vjetëshin e dytë
“Kthim 25 vite mbrapa”
“Ajo që i ndodhi Blushit në Elbasan është ajo që i ndodhi Dritëro Agollit në vitin 1991, kur tha në Kongresin e Partisë së Punës: “Ne kemi gabuar dhe duhet të reformohemi”. Dritëroi e mbaroi fjalën, ndërsa Blushin se lanë të fliste, u agresua, e kërcënuan dhe nuk pati ndërhyrje. Të paktën Rama duhet të ndërhynte, ta linte të fliste. Është kthim mbrapa 25 vite, është fatkeqësi”. Kështu është shprehur sot në emisionin “Zululand” në “Tema Tv” Mark Marku, sipas të cilit Blushi po bën një hap pozitiv për politikën në tërësi, pasi po thyen monopolin e kryetarit.
