Lajme
Rusia hedh poshtë tezën e “refugjatëve si armë”: “Sulmet ruse ka sjellë uljen e numrit të refugjatëve”
Rusia reagon zyrtarisht ndaj deklaratave të komandantit suprem të NATO-s, Breedlove se Rusia po kthen refugjatët sirianë në një armë për shkatërrimin e Europës. Përmes një deklarate për shtyp, përcjellë në shqi edhe nga ambasada ruse në Tiranë, Ministria e Mbrojtjes ruse thotë ndër të tjera se: “...Gjenerali Breedlove duket se i ka harruar ngjarjet e verës së vitit 2015 kur me pëlqimin e tij të heshtur gati një milion refugjatë u nisën papritur nga Turqia (!) drejt vendeve evropiane.
Banka e Shqipërisë me një rol të “ri” në nxitjen e kreditimit. Guvernatori: “Bankat adoptojnë qëndrime shumë të ngurta dhe përjashtuese...”
Situata ekonomike është e rënduar dhe ajo që e lehtëson situatën është investimi apo edhe konsumi. Penegesë në këtë drejtim është mungesae kreditimit si pasojë klimës jo të mirë në treg, por edhe mosbesimit të ardhur si pasojë e trasformimit të kredive në kredi të këqija si pasojë mospagimit të kësteve nga biznesi. Në këtë kuadër Banka e Shqipërisë ka marrë një rol bashkë me qevernë, për të zgjidhur ngërçin që po mban pezull situatën.
Berisha shpall dekusarizimin: Jo në një parlament me Koço Kokëdhimën dhe Valentina Leskajn
Partia Demokratike është një hap para bojkotimit të kuvendit ose dorëzimit të mandateve, opsione të diskutuara në grupin parlamentar dhe që kanë mbështetjen e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Gjatë seancës plenare në kuvend, Berisha e quajti të pakuptimtë qëndrimin e opozitës në parlament për aq kohë sa mazhoranca ka në gjirin e saj deputetë me të shkuar kriminale dhe në konflikt të pastër interesi. “Çfarë opozite jemi ne kur ulemi këtu me njerëz që i kanë duart me gjak, të freskët.
Gjyqtarët e korruptuar shqiptarë ndalohen të hyjnë në SHBA, Manjani parlajmëron shkarkime
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të ndjekin një mënyrë indiriekte për të treguar se kush janë të korruptuarit në radhët e gjyqësorit shqiptar. Atyre u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara dhe sipas ambasadorit Lu, çdo të korruptuari nga rradhët e gjyqësorit do t’i refuzohet viza amerikane. “Korrupsioni është prioritet kryesor i qeverisë së SHBA –së në Shqipëri. Ne jemi duke marrë masat tona. Së bashku edhe me shoqërinë civile...Vitin e kaluar ne pamë se si partitë politike hoqën disa kriminelë nga zgjedhjet. Disa të tjerë të korruptuar apo me të shkuar kriminale.
"Prapësitë" e CR 7, modelja në shtrat, Irina në komodinë
Amal Saber është modelja që zbulon se ishte futur në shtratin e Cristiano Roanldo, kur ky i fundit ishte në lidhje me modelen Irinia Shayk. Në një intervistë për një revistë spannjolle, modelja ruse tregon një prej netëve që ata kaluan bashkë në shtëpinë e një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit.
Greqia përgatitet të mbajë 150 mijë emigrantë
Të paktën 70.000 refugjatë pritet të të qëndrojnë në Greqi vitet e ardhshme. Parashikimi, i shprehur nga ministri grek i emigracionit, Janis Muzalas, është argumentuar me situatën në kufirin me Maqedoninë, që Athina nuk mendon se do të ndryshojë.
Raporti i DASH, Shqipëria pikë kryesore prodhimi dhe tranziti e marijuanës
Sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të mbetet një vend kryesor burimi për prodhimin e marijuanës dhe një pikë tranziti për dërgesat e kokainës dhe heroinës me destinacion përfundimtar tregjet evropiane. Gjatë vitit 2015, thuhet në raport, autoritetet shqiptare kryen një sërë arrestimesh dhe kapën një sasi të madh droge nga prodhuesit dhe rrjetet e trafikantëve që veprojnë në vend, duke vazhduar prirjen e vitit 2014.
Pentagoni teston sigurinë kibernetike duke ftuar hakerat të sulmojnë. Eric Schmidt i “Alphabet” në krye të një Bordi të posaçëm Këshillimor
Qeveria amerikane, më saktë Pentagoni, po mendon të testojë sigurinë e vet ndaj sulmeve kibernetike, duke e provuar mburojën e vet përvballë hakerave. Nisma “Hakeroni Pentagonin” është e para e këtij lloji, e cila synon të të ekspozojë sistemin mbrojtës ndaj aftësive të hakerave, por pa asnjë pasojë ligjore nëse ata identifikohen. Sekretari i Mbrojtjes Ashton Carter është shprehur se “i kam sfiduar përherë njerëzit tanë të mendojnë përtej kutisë pesëkëndore që është Pentagoni”.
Një vit në hapësirë dhe astronauti amerikan Scott Kelly u zgjat me 5 cm!
Pasiguri e ushqimeve që tregëtohen në shkolla
Emisioni "Stop" në TV Klan është marrë sot me një problem me rëndësi, siç është ushqimet që tregëtohen në shkollat e Tiranës. Aty ku fëmijët ekspozohen ndaj tregëtimit të ushqimeve të pakontrolluara.