Lajme
Rritja e popullsisë dhe jetëgjatësisë çon drejt rënies sistemet e pensioneve dhe shëndetësisë
Në një perspektivë afatgjatë sistemet e pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore nuk do të jenë të qëndrueshme për shkak të rritjes së popullsisë në botë por dhe zgjerimit të demografisë për moshat e plakura. Shqetësimi ësthtë ngritur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shefja e FMN, Christine Lagarde tha se se kombinimi i plakjes dhe rritjes së popullsisë globale do të reduktojë rritjen në ekonomitë e zhvilluara me 0.2% në afat të mesëm dhe 0.4% në vendet në zhvillim.
Patentat e reja shtyhen për në 2017, hiqet grupi i gjakut
Patentat e reja për drejtimin e automjeteve do të nisin të jepen në 2017-ën. Sipas Ministrisë së Transporteve procedurat për marrjen e patentave të reja do të kushtëzohen nga nxjerrja e akteve të tjera nënligjore, të cilat kanë të bëjnë me mënyrën e plotësimit të lejes së drejtimit si dhe një udhëzim që rregullon procedurat e marrjes së lejes së drejtimit që nga regjistrimi në autoshkollë deri në kalimin me sukses të provave të kursantit.
Vetëm një ofertë për stadiumin
Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar se për ndërtimin e stadiumit të ri, në vend të atij aktual, “Qemal Stafa”, ka mbërritur vetëm një ofertë e cila do të vlerësohet nga komisioni i vlerësimit të ofertave.
Çmendon Edi Rama për kongresin e PS
Si deputet i Qarkut të Vlorës, kryeministri Rama ka ndjekur nga afër votimet për zgjedhjen e delegatëve të kongresit të Partisë Partisë Socialiste që do të mbaht në 19 Mars. Ndonëse nuk do të ketë votim për kryetarin, kryeministri beson se kongresi do të shërbejë për t’i dhënë shtysë reformave.
Nevoja për spektaklin e shpërthimeve me C4 (Video)
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit njoftoi të shtunën prishjen e një objekti 4-katërsh në Sarandë. Shpërndarja e videove të tilla nisi qyshkurse Aleanca për Shëqipërinë Europiane mori drejtimin e vendit, duke u provuar me pamje shqiptarëve vendosmërinë për barazinë para ligjit. Spektakli me shpërthimet me C4, përfshiu disa ndërtesa në Tiranë dhe Vlorë, në kuadër edhe të programit të qeverisë për pastrimin e Shqipërisë nga ndërtimet pa leje. Ndonëse një shoë me difektet e veta, u pranua si një autoreklamë për t’i dhënë autoritet shtetit.
Papa flet për një "pushtim arab" të Europës
Valën e emigrantëve nga Lindja, Papa Françesku e quan një “pushtim Arab” të Europës. Duke folur për një grup besimtarësh franceze, kreu i Kishës Katolike tha se hyrja e një numri të madh refugjatësh është një zhvillim pozitiv për kontinentin e vjetër, pasi rrit shkëmbimin kulturor mes Lindjes dhe Perëndimit.
Sërish ndryshime ligjore për biznesin. Ministrja Ekonomi njofton edhe ngritjen e “Ombudsmanit të biznesit”
Ministrja e re e Ekonomisë , Milva Ekonomi, ka deklaruar se do të ketë ndryshime ligjore në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit. Gjatë një takimi konsultativ të mbajtur në Tiranë, Ekonomi ka vënë theksin te nevoja për ndryshimin e klimës, për të cilën ka shumë shqetësime edhe nga vetë bota e biznesit. Ministrja ka njoftuar se aktualisht po shqyrtohet mundësia e ngritjes së “Avokatit(Ombudsmanit) të biznesit”, që do të ndihmone në përfaqësim më të mirë të të drejtave të tyre.
Gjyqtarët e refuzuar nga SHBA, mes tyre edhe 14 të kallëzuar nga ILDKPI
Lista e zezë e ambasadës amerikane për gjyqtarë të korruptuar përfshin edhe 14 gjyqtarë tëkallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të interesit për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh. “ABC NEWS” referon burime të ambasadës që të kenë pohuar se 14 gjyqtarët e mësipërm janë pjesë e listës, por se lista nuk fillon e mbaron me ta. “Burimet thonë se pavarësisht që prokuroria mund të ketë pushuar çështjen ndaj këtyre gjyqtarëve, emrat e tyre nuk janë përjashtuar nga lista e zezë e refuzimit dhe anulimit të vizave amerikane.
Videolajm/Shqiptarët nuk lejojnë ngritjen e një kryqi 56 m në Shkup
Përpjekja për të ngritur një kryq 56 m të lartë në komunën e Butelit në Shkup është kundërshtuar nga disa mijëra shqiptarë. Një deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka deklaruar se do të ngrihen tenda që të mos lejohet një gjë e tillë. Edhe partia e Menduh Thaçit ka deklaruar se kryqi provokon tensionendëretnike dhe se vendimi është marrë pa pëlqimin e shqiptarëve. Pamjet tregojnë përfshirjen e qytetarëve të kombësisë shqiptare për moslejimin e ngritjes së kryqi.
Brukseli do të ketë akses në informacionin e klasifikuar nga Shqipëria. Përfshirë edhe përgjimin e telefonatave
Përfaqësuesja e Lartë për Siguri në BE, Federica Mogherini iku nga Tirana edhe me një marrëveshje të cilën qeveria shqiptare nuk ia komunikon qytetarëve të vet. Portali “Tesheshi.com” shkruan se marrëveshja i jep të drejtë zyrës që drejtohet nga Mogherini që të ketë akses në përgjimin e telefonatave hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria.
