Lajme

Të lahesh një herë në javë nuk është edhe aq keq. Ose kështu po thonë...

Postuar në 10 Mars, 2016 03:34

Të lahesh një herë në javë është ekonomike dhe aspak johigjenike. Zakoni i njohur i shqiptarëve  që dolën në demokraci në vitin 1990, duket se ka fituar mbështetës në kohën tonë, kur flitet për kosto, ndotje, ngrohje globale, shpërdorim burimesh etj.. Ka që bëjnë thirrje për rikthimin e këtij zakoni, që në vitet ’60 ka qenë i përgjithshëm në Europë. Të paktën kështu shkruan Donnachadh Mçarthy në një opinion në britaniken “The Guardian”, i cili teksa kujton kohët e “larjes një herë në javë”, shton se “nuk mbaj mend që ndonjë erë e tmerrshme trupi” si pasojë e këtij zakoni.

Ilustrimi i vdekjes së Diellit

Postuar në 09 Mars, 2016 23:47

Agjencia Europiane e Hapësirës ka publikuar disa foto të marra nga teleskopi Hubble që paraqesin vdekjen e një ylli që ka afërsisht masën e Diellit tonë. Është një dëshmi se çfarë do të ndodhë me yllin e vetëm të sistemit tonë pas afërishst 5 miliardë vjetësh, koha që llogaritet si fundi i shkëlqimit dhe çlirimit të nxehtësisë prej tij.  Një bërthamë që vijon të digjet për të përfunduar në xhuxh të bardhë, ky është fati i Diellit sipas shkencëtarëve. Konsumi energjetik çon në pulsim të parregullt.

Ky është restaurim?

Postuar në 09 Mars, 2016 23:34

Restaurimi i një fortese në Spanjë ka provokuar reagime të mëdha. Fortesa e Matrerës në Andaluzi është dëshmi e përballjes mes maorëve dhe kristianëve, por u dëmtua shumë nga shirat vitin e kaluar. Ndërhyrja restauruese duket të ketë rezultuar në ndërhyrje transformuese, pasi pak ka mbetur nga ajo që ishte dikur. Përdorimi i materialeve të reja, të ndryshme nga ato origjinale ka nxjerrë një ndërtesë që ngjan si katalog me gazeta të vjetra dhe të reja.  

 

Majko përgënjeshtron: "Kam thënë se "Nuk ka udhëkryq midis Shqipërisë dhe Partisë Socialiste"

Postuar në 09 Mars, 2016 21:10

Pas lajmit të publikuar fillimisht nga gazeta "Panorama" se në mbledhjen e Asamblesë së PS-së kishte patur deklarata të tre deputetëve të saj për raportin me partinë dhe vendin, ka reaguar ish-kryeministri Pandeli Majko. Përmes një statusi në Facebook, Majko shkruan: "Shpresoj të jetë një lajthitje gazetareske për një gazetë të cilën e konsideroj serioze si “Panorama”.

Paraliza dhe manovrat zgjedhore në PS - çfarë mbetet nga kauzat e 2009-2013-ës?

Postuar në 09 Mars, 2016 20:40

Partia më e madhe politike në vend mbylli punimet e Asamblesë që në shumicë u ftua të mbronte idenë  e kryetarit, se pavarësisht shkeljeve statutore ai duhet të konkurojë vetëm përballë vetes, në shembullin e laburistëve. Propozimi suprizë për referendum pansocialist me opsion qëndrimin ose jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, para se të hidhej në asamble kishte marrë bekimin e numrit 2 të partisë, Gramoz Ruçit.

Kauza e zgjedhjeve/PD-ja premton: “Me debate dhe primare si në SHBA”

Postuar në 09 Mars, 2016 20:00

Partia Demokratike po përpiqet të shesë si arritje të vetën atë që sot në Partinë Socialiste është kauzë debati: zgjedhjet brenda partisë. Në përmbyllje të procesit të zgjedhjes së krerëve të Forumeve Rinore nëpër rrethe dhe në takim me të rinjtë fitues, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se procesi zgjedhor në këtë parti do të jetë një leksion demokracie në Shqipëri. “Kam vendosur t’i propozoj Këshillit Kombëtar për 35 përqind përfaqësim të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nuk ju kam dhënë më shumë se ç’ju takon.

Dështon konçesioni i targave me çip. Tërhiqet kompania që e propozoi

Postuar në 09 Mars, 2016 17:05

Konçesioni i targave me çip është anulluar për shkak të tërheqjes së kompanisë që ksihte bërë propozimin. “Porta Saber Albania” ka tërhequr propozimin dhe pas këtij momenti, zëdhënësi i Ministrisë së Transporteve, Arbër Hitaj, deklaroi se “Grupi i Vlerësimit po ndjek procedurat e përcaktuara me ligj pas tërheqjes së kompanisë”. Ministria ishte entuziaste për konçesionin që do t’i kushtonte drejtuesve të automjeteve 48 euro, pasi sipas saj ai zgjidhte problemet e sigurisë.

Klori në ujësjellësin e Tiranës, ISHP-ja: “Bëjmë analiza çdo ditë. Çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që janë kancerogjene”

Postuar në 09 Mars, 2016 15:09

Ka disa ditë që mediat italiane të Jugut, po merren me çështjen e furnizimit me klor në ujësjellësaj e zonës së Pulias, ku ka rezultuar se ka substanca që mund të rezultojnë kancerogjene në një përqendrim të caktuar. Kompania që është nën hetim ka qenë pjesë edhe klorizimit të ujit në Tiranë ndaj shqetësimi është transferuar edhe këtu. Mirëpo, shefi i Departamentit të Shëndetit dhe Mjedisit në Institutin e Shëndetit Publik, Arben Luzati thotë për “ABC NEWS”se “nga klori çlirohen kimikate, por nuk është verifikuar që të jenë kancerogjene”.

E enjtja në Parlament qenka punë tradite kombëtare

Postuar në 09 Mars, 2016 14:50

Ky është një tekst i botuar nga Dom Lazer Shantoja.  Ai sulmonte ashpër Fan Nolin.

Gjuha e tij nuk ka shumë lidhje me atë që ai përfaqëson, besimin e krishterë.

Teksti është publikuar nga studiuesi Aurel Plasari: 

Dom Lazer Shantoja kundër Imzot Fan S. Nolit:

“Qesh, o pagan! Živo, o mjekroç i pa mjeker, o pop i pa bishtalec, o peshkop i pa shkop, o fetar i pa fe, o imzot i pa Zot, o nacjonalist internacjonal, o toskë gegofob, o shqiptar-grek-bullgar-lavantin-bolshevik, o...o...o faqe me nderë Fan Nol!

Pages

Subscribe to RSS - Lajme