Lajme

Këshilltari i Ministrisë së Financave po hetohet nga FBI(përditësuar)

Postuar në 11 Mars, 2016 10:24

Knidi (Kssidi) Bashari, këshilltari i Ministrisë së Financave, është vënë nën lupën e Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, pasi rezulton i implikuar në një megamashtrim kompjuterik dhe mashtrime me transferta elektronike. 41-vjeçari Bashari është gjurmuar prej janarit 2015 nga FBI dhe Seksioni i Krimit Kompjuterik dhe Pronës Intelektuale i Departamentit Amerikan të Drejtësisë, të cilët kanë zbuluar 5245 veprime elektronike të cilësuara si kriminale, duke infektuar 475.532 adresa IP në 225 shtete, të cilësuara nga FBI si viktima, pasi i kanë sjellë dëme të shumta financiare dhe jo vetëm.

Rama në Opinion: Pse nuk bëmë zgjedhje për kryetar? Ishim të rrezikuar si në '97-ën

Postuar në 11 Mars, 2016 10:17

Kryeministri Rama duke folur dje në “OPINION” shkoi edhe më tej në arsyet pse nuk u repsketua statuti i partisë për zgjedhjen e kryetarit, përveç fokusimit të reformat. Ai bëri një paralelizëm me vitin 1997, duke thënë se vendi ishte njëlloj i rrezikuar si në atë periudhë, ndaj dhe primare ishte dalja nga ajo situatë. “Qeveria jonë e mori situatën në shtator 2013 shumë më dramatike se ç’e dinim, sepse qeveria e shkuar kishte fshehur një mal borxhesh, dhe në fund të tetorit, Shqipëria rrezikonte të mos kishte para për të funksionuar.

Ish-ministri Ksera kërkon lirimin: Nuk kam rrezikshmëri shoqërore

Postuar në 11 Mars, 2016 09:57

Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, i dyshuar për “vjedhje përmes shpërdorimit të detyrës”, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një kërkesë për lirim nga qelia. Ish-ministri qëndron në paraburgim që prej 29 janarit të këtij viti, pasi Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.
Përmes avokatit të tij ish-ministri ka bërë rekurs vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë ku pretendon se Apeli i Tiranës ka gabuar në caktimin e masës ekstreme të sigurisë “arrest burg” ndaj tij dhe kërkon prishjen e këtij vendimi raporton Panorama.

Eklipsi i parë nga avioni

Postuar në 10 Mars, 2016 23:41

Në 11 000 m lartësi, pasagjerët e linjës Alaska - Havai kanë shiuar spektaklin nga një pozicion vëzhgimi i veçantë:

"Çështja ime është ndryshe"

Postuar në 10 Mars, 2016 22:43

Ruçi pranon: Si do shkojmë në zgjedhje, nuk kemi as frymë, as organizim dhe as veprim politik (Video)

Postuar në 10 Mars, 2016 21:48

Në kontrast me çfarë pretendohet nga kryeministri apo ministra të qeverisë për një sukses të rrugës së qeverisë në raport me shqiptarët, kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi tha në asamblenë e kësaj partie se Partia Socialiste nuk ka asgjë në terezi për zgjedhjet e ardhshme, pasi nuk ka as frymë, as organizim dhe as veprim politik.

"Korifejtë" e debatit në Asamble/Dako: "Blushit i bënë pak në Elbasan". Majko: "Kemi patur debat përherë" dhe disa akrobaci nga Ditmir Bushati

Postuar në 10 Mars, 2016 20:31

Nga min 7.15:

Vëllazëria serbo-ruse, Putin: “Serbia po bën shumë për vlerat e Kristianizmit Lindor”

Postuar në 10 Mars, 2016 19:54

Rusia dhe Serbia kanë hedhur një hap simbolik në përforcimin e marrëdhënieve të veta, që po vendosen në mënyrë eksplicite edhe mbi baza të solidaritetit. Në një takim të presidentit serb Tomislav Nikoliç dhe atij rus, Vladimir Putin në Kremlin të martën, ky i fundit ka folur për rolin e Serbisë në mbrojtjen e vlerave të kristianizmit lindor. “Ju po bëni shumë për të mbrojtur dhe promovuar vlerat dhe traditat e kristianizmit lindor.

Siria, hidhet ideja e ndarjes

Postuar në 10 Mars, 2016 18:15

Njësoj si në rastin e Libisë, kur pas rënies së Moamer Gedaffit, nisi publikimi i hartave të ndarjes, edhe për Sirinë e përgjakur, ka ardhur koha e ideve të tilla. Në një opinion të publikuar në “Foreign Policy”, ish-komandanit suprem i NATO-s, gjenerali James Stavridis, propozon ndarjen, pasi siç e shohin të gjithë “asgjë nuk ka mbetur më nga Siria e dikurshme”. Të dhënat e luftës flasin qartë: 500 mijë të vdekur deri më tani që është 2.5% e popullsisë së para luftës. Afërsisht 50% e popullsisë është zhvendosur.

Fotolajm/Mbi etikën parlamentare

Postuar në 10 Mars, 2016 18:10

Fotoja ku duket deputeti Koço Kokëdhima duke bërë një gjest në drejtim të Sali Berishës, sot në Kuvend.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme