Lajme
Rastësisht “Superman” (Video)
Në Ditën e Verës kryebashkiaku Veliaj u shfaq me bluzën e "Superman-it" (njeri me aftësi të jashtëzakonshme), e cila sipas tij ishte e vetmja në dollap që mund t’u përshtatej fëmijëve, por që mesa duket i vjen përshtat edhe vetë atij për misionin që i ka vënë vetes.
Erdogan betohet se do të gjunjëzojë terrorizmin
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdoan u zotua se “do të gjunjëzojë” terrorizmin pas sulmit në Ankara, ku humbën jetën 37 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë. Mes viktimave është edhe kamikazi i dyshuar.Një autobombë shpërtheu në orën 18:41 të së djelës, pranë një stacioni autobuzi, në Parkun Gyven, në lagjen Kizilai, një nga nyjet e rëndësishme të transportit në kryeqytetin turk. Përmes një deklarate, presidenti turk tha se “grupet terroriste po vënë në shenjestër civilë sepse e kanë humbur betejën me forcat e sigurisë”.
Negociatori Donald Lu
Pë të prodhuar të ashtuquajturin “sukses” të reformën në drejtësi Donald Lu po ndjek rrugën e takimeve interactive më të dyja palët. Zgjidhja pritet të vijë pikërisht nga angazhimi direkt i ambasadorit Lu në negocimin mes palëve për të gjetur rrugën sesi do të procedohet më tej deri në hartimin e projektligjit final të ndryshimeve kushtetuese si pjesë e Reformës në Drejtësi. Burime I thanë gazetës Mapo se ambasadori amerikan është garancia e vetme për të arritur në një draft konsensual.
Greqia akuzon për ksenofobi vendet e rajonit. Emigrantët: Na lini të kthehemi të vdesim në Siri
Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.
Ligji i ri i falimentit, personave debitorë do t’u lihet vetëm minimum jetik
Ligji i ri I falimentit që po përgatitet nga ekspertët shqiptarë të Bankës Botërore parashikon për familjarët që kanë marrë kredi dhe nuk kanë mundësi shlyerje që kreditori ka të drejtë t’u marrë shpenzimet e jetesës, duke u lënë vetëm të ardhurat e mbijetesës. Në një intervistë për Panorama, Mariana Semini një nga ekspertët e përfshirë në hartimin e ligjit thotë se kjo vlerë do të përcaktohet nga administrator I falimentimit ose mbykqyrës, pas konsultimin me komitetin e kreditorëve, ose kur ky komitet nuk ekziston, me gjykatën e falimentimit.
Dekriminalizimi, tani kusht për zgjedhjet
Parti Demokratike po synon të nxjerrë maksimumin nga ligji i dekriminalizimit, miratimi i të cilit konfirmon ekzistencën e një problemi shumë serioz në vendimmarrjen e politikës shqiptare.
Sëmundjeve të Robespierit i shtohet edhe sarkoidoza
Dy mjekë mjeko-ligjorë, Philippe Charlier dhe Philippe Froesch, respektivisht i universitetit të Catalogna universitetit të Montigny-le-Bretonneux në Francë, kanë rikrijuar pamjen e Maximillien de Robespierre. Kjo që në vitin 2013, bazuar në dokumentet e kohës dhe në dëshmi që përshkruanin se lideri jakobin vuante nga shqetësime të shumta. Por një shkrim i fundit në “Lancet” thekson se Robespiere vuante nga një sëmundje e rrallë e sistemit imunitar, quajtur sarkoidozi. Sëmundja është e shërueshme, por shkaqet e saj të panjohura.
Sulmi në hotelin Grand Bassam në Bregun e Flidishtë
Nga sulmi gjetën vdekjen 12 persona, përfshirë një fëmijë 5-vjeçar.
Shpërthimi në Ankara, të paktën 27 të vdekur(video e shpërthimit)
Një shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin turk Ankara, ka lënë të vdekur të paktën 27 persona dhe 75 të plagosur. CNN Turk raporton pasojat nga vendngjarja ku mendohet se shpërthimi ka ndodhur nga një kamikaz me makinë. Shpërthimi i muajit të kaluar la të vdekur 29 persona.
Opozita flet për “përmbysje me çdo mënyrë të qeverisë”
Partia Demokratike parashikon një krizë parlamentare, ndërkohë që ka nisur të flasë për përmbysje të qeverisë. Edi Paloka, kryetar i Grupit Parlamentar, thotë në një intervostë për “Ora-News” se dorëzimi i mandateve është vetëm një hap. Pas tij, opozita, e cila është përfshirë në disa procese ligjvënëse, do të drejtohet ndaj aksioneve për rrëzimin e qeverisë. “Sigurisht është një akt ekstrem dorëzimi i mandateve por aspak i pamenduar dhe nëse Rama do kërkojë ta çojë vendin drejt një situate të pakontrolluar, atëherë dorëzimi i mandateve do të jetë vetëm hapi i parë.
