Lajme

Dushi i një emigranti në një vaskë të improvizuar në Idomeni

Postuar në 12 Mars, 2016 10:18

11 bashki në prag falimenti, sekuestro tatimore 24 njësive vendore

Postuar në 12 Mars, 2016 09:54

Një proces auditi në ish-komunat dhe bashkitë e reja ka nxjerrë në pah deri më tani 35 milionë euro detyrime të panjohura në pushtetin vendor. Qeveria ka vënë në sekuestro tatimore 24 njësi vendore, nga të cilat 11 bashki dhe 14 ish-komuna, ndër to edhe Bashkia e Kavajës, Fushë-Krujës, Divjakës, Përmetit etj. Njësitë e reja vendore në krizën e gjetjes së burimeve financiare, pas heqjes së taksës së biznesit të vogël, po shumëfishojnë tarifat e shërbimeve. Ja projekti i qeverisë për decentralizimin fiskal.

Mbiprodhimi i 'heraldikës' së tranzicionit

Postuar në 11 Mars, 2016 22:22

Vendimi ka qenë unanim: këshilltarët e Bashkisë së Tiranës kanë miratuar vendosjen e një busti të Papa Françeskut. “Këshilli Bashkiak i Tiranës, mbledhja e të cilit ka nisur rreth orës 19:00 të mbrëmjes së sotme ka miratuar me unanimitet vendimin për vendosjen e një busti kushtuar Papa Françeskut në kryeqytet.

Kreu i Agimit të Artë mbështet qëndrimin e Edi Ramës për emigrantët

Postuar në 11 Mars, 2016 21:57

Kreu i Agimit të Artë, Mihalis Mihaliolakos i referohet kryeministrit shqiptar Edi Rama për të  treguar se pajtohet me linjën e tij radikale sa i takon çështjes së emigrantëve. Në një shkrim të tij të publikuar në mediat greke, lideri i ekstremit të djathtë grek citon deklaratën e kryeministrin shqiptar  gjatë konferencës me Federika Mogerinin për të ndërgjegjësuar udhëheqjen politike të vendit të tij që të ndjekë shembullin e Edi Ramës dhe të mos pranojë asnjë emigrant në Greqi . “Shkupi e mbylli kufirin dhe lejon një numër shumë të vogël emigrantësh të kalojë.

Ligji për përgjimet: Prokuroria, Policia dhe SHISH hyjnë direkt në server

Postuar në 11 Mars, 2016 21:15

Dështimi i hetimit të disa ngjarjeve për shkak të vonesave në përcjelljen e të dhënave që  u është kërkuar kompanive të komunikimit sipas Top Channel ka detyruar Ministrinë e Brendshme të hartojë një projektligj  që i detyron këto kompani, publike apo private, që brenda 24 orëve, ose 5 ditëve në raste specifike, t’i japin të dhënat e kilentëve të tyre prokurorisë, policisë apo SHISH. Në ligjin e mëparshëm nuk lihej një afat i përcaktuar, por thuhej pa vonesa, por prokuroria priste edhe 6 muaj. Projektligji i ri parashikon se vonesa e pajustifikuar kur dëmton hetimin përbën vepër penale.

Nuk dihet se çfarë është. Doli në bregun e Acapulcos në Meksikë

Postuar në 11 Mars, 2016 18:27

Obama dhe Biden kundër propozimit të Kerryt për goditjen me raketa të forcave të Assad. Përvoja e Vietnamit frenoi SHBA-të

Postuar në 11 Mars, 2016 18:08

Tensionet për çështjen e Sirisë kanë mbërritur deri brenda administratës amerikane, ku ka patur mendime të ndryshme për qëndrimin që duhej mbajtur ndaj Bashar Al Assad. Meda shtetërore iraniane, “Press-Tv” citon numrin e ri të revistës “Atlantic”, në të cilën shkruhet se presidenti amerikan Barack Obama ka hedhur poshtë disa herë propozimin e sekretarit të Shtetit, John Kerry, për goditje të kufizuara me raketa të forcave të Assadit, si një mënyrë për të “dërguar një mesazh” dhe për të detyruar presidentin sirian që të ulej në tryezën e bisedimeve.

Drama që po luhet në dyert e Europës (Foto)

Postuar në 11 Mars, 2016 16:56

14.000 emigrantë janë të detyruar të varrosin shpresat e tyre për një të ardhme më të mire. Kushtet në kampin e Idomenit në Greqijanë të tmerrshme për të thënë aspak njerëzore. Nata e fundit ishte dramatike. Emigrantët dhe anëtarë të OJQ-ve luftuan gjithë natën për të mbrojtur fëmijët, kryesisht nga shiu, balta dhe të ftohtit duke transferuar disa nga çadrat në vende më të mbrojtura. Mes baltës dhe shiut aparatët fotografikë “fiksuan” mrekullinë e jetës. Një porsalindur, në duart e një gruaje dhe një burri që po e lajnë jashtë në të ftohtë. Një nga dhjetra ikonat që të lë pa fjalë.

Fotolajm/Taksa e hapësirës nis si taksë e frymës(përditësuar)

Postuar në 11 Mars, 2016 16:52

Tiranë, Policia Bashkiake në veprim. Pamje që kujtojnë fundin e viteve '80, kur nëpër qytete, njerëzve të ardhur nga fshati u ndalohej të shisnin perime dhe të blinin bukë gruri në furrat e bukës. 

PS: Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj ka paguar gjobën që i është vënë zonjës në foto, raporton "Tema" 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme