Lajme
Kokëdhima është kundër dekriminalizimit
Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima gjatë emisionit “Top Story” u shpreh se nuk e ka votuar dhe se është kundër ligjit për dekriminalizimin.
Kokëdhima tha se ligji është në kundërshtim me Kushtetutën, dhe theksoi se do të kërkojë nga kolegë të tij socialistë dërgimin e ligjit në Gjykatë Kushtetuese. “Është një ligj absurd, antikushtetues dhe fyes dhe unë do t’u kërkoj kolegëve të mi që t’i kërkojmë Gjykatës Kushtetuese që ta anulojë atë ligj”, u shpreh ai.
Dyshime për gjetjen e një varri masiv nga koha e Diktaturës
“Zëri i Amerikës” njoftonte dje për gjetjen e mundshme të një varri masiv nga koha e Diktaturës. Varri është zbuluar në afërsi të Pogradecit, afër një poligoni ushtarak dhe deri më tani kjo është një hipotezë. Mbetjet mortore janë sjellë në Tiranë për verifikime të mëtejshme. Drejtori i përgjithshëm i Institutit për Integrimin e të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, thotë se kanë qenë 32 mijë pikat e ekzekutimeve dhe shumica e tyre janë pranë një lumi dhe një insitucioni të diktaturës.
Pacientët me Alzheimer nuk e humbasin memorien
Shkencëtarët në Massachusetts Institute of Technology në SHBA kanë kryer një studim nga i cili rezulton se pacientët që preken nga Alzheimer nuk e humbasin memorien, por thjesht nuk mund ta aksesojnë informacionin, i cili gjendet i depozituar në tru. Eksperiemnti u bë mbi minjë të prekur nga kjo sëmundje, te të cilët u vue re aftësia normale e krijimit të kujtimeve, por edhe paaftësia për t’i aktivizuar ato apo për t’i rithirrur si informacione. Studiuesit stimuluan kujtimet e tyre përmes një teknike të quajtur optogenetics, e cila ndihmon për thirrjen e tyre.
“PS-ja duhet të largohet nga pushteti. Ndan më shumë tesera sesa vende pune”
Deputeti Ben Blushi ka qenë sot i ftuar në emisionin “Opinion” ku është diskutuar për situatën politike dhe zgjedhjet në Partinë Socialiste. Duket se ndarja mes tij, pikëpamjeve që përfaqëson dhe qeverisjes së Edi Ramës, po thellohet e mund të thuhet se po shkon drejt divorcit. “Unë mendoj se kjo qeveri duhet të largohet, të largohet si metodë auokratike. Kjo PS duhet të ikë nga pushteti sepse është një parti që ndan më shumë tesera partie sesa vende pune”, tha Blushi.
"Të rishikohen Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë"
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, thotë në një intervistë për TemaTv" se mbrojtja dhe stimulimi i prodhimit bujqësor në Shqipëri kërkon goditjen e atyre që ai i quan "importe të pandershme". Në përmbushje të këtij qëllimi Panariti jep mendimin se duhen rishikuar Marrëveshjet e Tregëtisë së Lirë.
Më parë Bashkia, pastaj Tirana dhe qytetarët
Prej disa kohësh Bashkia e Tiranës dhe drejtuesi i saj, Erjon Veliaj, janë vënë në qendër të vëmendjes për disa nisma, të cilat në rastin më të mirë kanë nevojë për diskutim, kurse në rastin më të keq, thjesht duhen pezulluar se kanë shkelur ligjin. Ndërtimi te Parku i Liqenit duhet diskkutuar, pa folur këtu për lejen e ndërtimit, ndërkohë që konçesioni te Parku Rinia dhe ndryshimet në paketën fiskale, kanë anashkaluar ligjin.
Jolie viziton Lesbosin e përmbytur nga imigrantët
Aktorja e njohur Angelina Jolie ka qenë për një vizitë në ishullin e Lesbosit ku ka prej kohësh një situatë të ngarkuar nga fluksi i refugjatëve sirianë. Ajo ka premtuar rikthimin në ishull me familjen e vet me synim promovimin e turizmit, si kontribut për banorët që bën për imigrantët. Jolie është takuar edhe me kryeministrin e vendit. Më poshtë disa foto:
Edhe Tsipras firmos me termin “Maqedonia”. A po heq dorë Greqia nga pretendimet për emrin?
Para disa ditësh ministri për Imigracionin John Mouzalas provokoi debate në Greqi kur gjatë një interviste përdori termin “Maqedonia”. Greqia i përmbahet fort një debati se ky term është provokativ nga ana e sllavëve që sot dominojnë shtetin në veri të Greqisë. Mirëpo gazetat greke publikojnë sot një dokument, të firmosur nga kryeministri aktual Alexis Tsipras, ku përdoret po i njëjti term, gjatë një takimi më 12 mars në Paris.
Atentatet në Tiranë, PD: Ka vetëm një shpjegim. Rama dhe Tahiri janë partnerë të krimit
Partia Demokratike ka rimarrë sot argumentin e situatës së rendit në vend, nisur nga atentatet e njëpasnjëshme që ndodhën në Tiranë. Përmes një deklarate për shtyp, kreu i Departamentit për Rendin, Enkelejd Alibeaj, tha se situata problematike e rendit pasqyron lidhjet e krimit që shkojnë deri në qeveri. “Atentatet me armë e me eksploziv në mes të Tiranës vijnë në kohën e klimës së miqësisë dhe partneritetit që ekziston mes qeverisë, mes Edi Ramës e Saimir Tahirit me krimin.
Pas dështimit me rrugën Durrës-Kukës dhe targat me çip, ministri i Transporteve del me një ide të re: “Konçesion ujësjellës – kanalizimet”
Ministrit të Transporteve Edmond Haxhinasto i ka lindur ideja e një konçesioni. Bëhet fjalë për ujësjellës – kanalizimet, që sipas ministrit, i cili zyrtarisht përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim në qeveri dhe që e vlerëson konçesionin në këtë sektor si “një mënyrë efikase për përmirësim”. “Kjo deklaratë është bërë në kushtet kur 67 për qind e ujit që shpërndahet humbet në rrjet, duke shkuar dëm. Sipas Haxhinastos, Partneriteti Publik Privat do të ishte një zgjidhje shumë pozitive për këtë sektor.
