Lajme
Rrëzohet avioni në Rusi, 62 të vdekur
Një aksident ajror ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rusi, ku për pasojë kanë humbur jetën 62 persona që ishin në bord.
Boeing 737 – 800 i kompanisë FlyDubai, i cili ishte nisur nga Dubai kishte si destinacion Rostovin. Mediat raportojnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni i drejtuar nga një pilot qipriot është rrëzuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.
Ende nuk dihet shkaku i saktë i përplasjes së avionit, megjthatë mendohet se moti i keq, erërat e forta dhe ndriçimi jo i duhur i pistës, janë shkaktarët e këtij aksidenti fatal.
Sirianët grumbullohen 25 km pranë kufirit me Shqipërinë (foto)
Refugjatët, shumica gra e fëmijë, kishin udhëtuar për më shumë se 15 orë: Nga ishujt e detit Egje, në portin e Pireut dhe prej andej me autobusa për në Doliana. Ata u strehuan në një strehë mësimore e cila kishte dhjetë vjet që nuk funksiononte.
Elsa Hosk, ja çfarë vajzash që rrit Suedia..
Testi Nikolla, "shkëlqejnë" arsimtarët e fshatit
Dy muaj pas testimit për 17 mijë e 613 mësues e drejtues shkollash në rrethe, pjesa dërrmuese kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme, ndërsa vetëm çereku i mësuesve mund të thuhet se janë të plotësuar. Ndërsa 12% e totalit kanë nevoja të domosdoshme për përmirësim.
Nisin bisedimet e "paqes", tjetër fitore në tavolinë për opozitën
Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan, maxhoranca dhe opozita kanë arritur marrëveshjen për t’u ulur në tryezën e Reformës në Drejtësi dhe për të diskutuar mbi opinionin final të Komisionit të Venecias.
Palët gjetën dakordësinë që të jenë ekspertët e huaj ata që do të sqarojnë paqartësitë për aplikimin e çështjeve teknike të shprehura nga Komisioni i Venecias.
Ndërkohë që për sa u takon çështjeve të mbetura pezull nga “Venecia” edhe pas raportit final të miratuar në 14 mars, palët politike do të ulen në tryezën e reformës për të gjetur konsensus mes tyre.
Një dosje e "re" për Diktaturën: “Qindra shqiptarë të mbyllur në psikiatri për motive politike. Kam parë dosjen kur u bëra President”
Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Republikës, i ka dhënë dje një intervistë televizionit kosovar, “RTK”. Berisha jep edhe njëherë dëshminë e tij për tranzicionin, nisur nga pyetjet që i janë bërë, jep mendimet për Ibrahim Rugovën, arrestimin e Fatos Nanos etjj. Ka interes një dëshmi e tij për periudhën e Diktaturës së Enver Hoxhës, për të cilën Berisha thotë se ka parë dosjen. Fjala është për mbylljen në psikiatri të njerëzve të ndryshëm, për motive politike, një praktikë kjo e aplikuar gjerësisht ndaj intelektualëve në ish-Bashkimin Sovjetik.
Sara Sampaio paralajmëron verë të nxehtë..
Modelja portugeze Sara Sampaio, e lindur në vitin 1991 është një prej modeleve të momentit dhe me koleksionin e fundit paralajmëron një verë të nxehtë..
Videolajm/Arrestohet Salah Abdeslam, organizatori i atentateve të Parisit
8000 lekë/vit taksa të reja nga Bashkia. Tarifa të diferencuara “brenda dhe jashtë Tiranës"
Taksat vjetore që shtohen nga politika fiskale e Bashkisë së Tiranës shkojnë në 8000 lekë në vit. Talsat do të faturohen me faturën e ujit dhe përfshijnë duke rritur detyrimin me 600 lekë për çdo muaj. “Taksa e pastrimit për familjet në Tiranë është 420 lekë në muaj dhe ajo e përkohshme e infrastrukturës arsimore është 150 lekë në muaj. Vetëm nga këto dy taksa, në vit, familjet do të paguajnë 6800 lekë në vit (tarifa e pastrimit është 5000 lekë në vit dhe ajo e arsimit 1800 lek)”, raporton “Monitor”.
Edi Rama vizitë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, sipas Top-Channel
Top-Channel njofton sot se kryemnistri Edi Rama do të jetë për vizitë në ShBA gjatë muajit prill. Televizioni në fjalë thotë se Rama do të shoqërohet nga një delegacion i qeverisë shqiptare dhe se ai do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barack Obama dhe zv. Presidenti, Joe Biden. Informacioni nuk është zyrtar dhe TCh referon burime të veta. Aktualisht në SHBA ndodhet kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar disa takime me kongresmenë dhe zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.
