Lajme
Videolajm/Arrestohet Salah Abdeslam, organizatori i atentateve të Parisit
8000 lekë/vit taksa të reja nga Bashkia. Tarifa të diferencuara “brenda dhe jashtë Tiranës"
Taksat vjetore që shtohen nga politika fiskale e Bashkisë së Tiranës shkojnë në 8000 lekë në vit. Talsat do të faturohen me faturën e ujit dhe përfshijnë duke rritur detyrimin me 600 lekë për çdo muaj. “Taksa e pastrimit për familjet në Tiranë është 420 lekë në muaj dhe ajo e përkohshme e infrastrukturës arsimore është 150 lekë në muaj. Vetëm nga këto dy taksa, në vit, familjet do të paguajnë 6800 lekë në vit (tarifa e pastrimit është 5000 lekë në vit dhe ajo e arsimit 1800 lek)”, raporton “Monitor”.
Edi Rama vizitë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, sipas Top-Channel
Top-Channel njofton sot se kryemnistri Edi Rama do të jetë për vizitë në ShBA gjatë muajit prill. Televizioni në fjalë thotë se Rama do të shoqërohet nga një delegacion i qeverisë shqiptare dhe se ai do të pritet në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Barack Obama dhe zv. Presidenti, Joe Biden. Informacioni nuk është zyrtar dhe TCh referon burime të veta. Aktualisht në SHBA ndodhet kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili ka zhvilluar disa takime me kongresmenë dhe zyrtaren e lartë të Departamentit të Shtetit, Victoria Nuland.
Të jetosh nën tokë
Manuel Barrantes, një kostarikan, ka menduar një ide të veçantë për shtëpinë e tij: ai e ka ndërtuar atë nën tokë, thuajse 20 m thellë. Barrantes gërmoi për 12 vjet deri sa realizoi shtëpinë në një shkëmb vullkanik, që mbrojnë sipas tij shëndetin nga ndotja dhe ndryshimet klimaterike. “Reuters” sjell fotot që janë interesante:
Idomeni, refugjatët dhunojnë një person që dyshohej si kishte ngacmuar një vajzë 7 vjeçare(foto+video)
Situata në kampet e refugjatëve sirianë dhe afganë në Greqi po rëndohet edhe si pasojë e dhunës që ka shpërthyer mes vetë tyre. Një ngjarje e ndodhur dje është dëshmuar nga korespondentë të gazetës britanike “Daily Mail”, sipas së cilës disa refugjatë linçuan një pedofil, i cili kishte ngacmuar sipas tyre, një vazjë 7 vjeçare. Pamjet tregojnë dhunën e ushtruar ndaj personit në fjalë në kampin e Idomenit, ndërkohë që dhunë ka patur edhe në kampin e Pireut. Në Greqi mendohet se janë aktualisht 46 mijë refugjatë. Më poshtë foto dhe një video:
Gjetja e një amatori, shtyn në kohë prezencën e Kristianizmit në Danimarkë
Një kërkues amator thesaresh në Danimarkë, Dennis Fabricius Holm, mund të ketë bërë një zbulim që ndikon në shkrimin e historisë së Europës. Holm zbuloi me detektorin e tij të metaleve një kryq të vogël floriri në qytetin danez të Aunslev. Ai e postoi atë në Facebook dhe nga vlerësimet që mori nga ekspertë, mendohet se kryqi, që i përkiste me gjasë një femre vikinge, e shtyn në kohë prezencën e kristianizmit në vendet Danimarkë.
Ministria e Kulturës shprehet ‘pro’ kthimit të pronave dhe objekteve të kultit Kishës
Ministria e Kulturës duket se është pro kalimit të pronave apo objekteve të kultit Kishës Orthodhokse Autoqefale. Ka një sërë objektesh që administrohen nga Instituti i Monumenteve por pretendimi i para disa ditëve i KOASH-it, nisur nga fotografi dasmash që janë zhvilluar në mjediset në fjalë, ka hapur një diskutim që duhet të marrë përgjigje.
ARMO në ankand për së dyti më 23 mars. Tani me gjysmën e vlerës
ARMO do të kalojë sërish në ankand më 23 mars. Ky proces zhvillohet për llogari të Bankës Raiffeisen, pasi ARMO është debitore ndaj saj në vlerën e 20 milionë eurove. Ankandi i parë u zhvillua më 19 shkurt, por aty nuk u paraqit asnjë palë e interesuar. “Burimet nga Shoqëria përmbarimore pohojnë se bazuar në ligjin për ankandin publik, sendi i lënë kolateral në ankandin e dytë del në shitje me gjysmë çmimi. Kështu nga 2.8 miliardë euro pjesët e uzinës (truall dhe ndërtesa në fshatin Drizë), do të dalin në shitje për 1.4 miliardë lekë ose 10 milionë euro”, raportron “Monitor”.
Deklarata të ndryshme të zyrtarëve të Drejtorisë së Tatimeve për ndërhyrjen në server
Gjergj Nestori, përgjegjës i Sketorit të Zhvillimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka dëshmuar sot para Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve. Nestori nuk pranoi të filmohej gjatë dëshmisë, ndaj kamerat morën vjetën pjesën e pasme të tij. Nestori deklaroi se nuk kishte dijeni për ndërhyrje nga jashtë në sistemin IT të Tatimeve, çka u pohua ditë më parë nga ish-shefi i Sektorit të IT-së, në DPT, Renald Rista. “Unë nuk kam qenë ndonjëherë në dijeni se sistemi i vjeter i IT-së të kishte patur ndërhyrje nga jashtë.
Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë
Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.