Lajme
Sharapova konfirmohet edhe jashtë fushës...
Iluzioni i rritjes së të ardhurave!
Rritja e lartë dyshifrore me rreth 16% e të ardhurave në buxhet për 2 mujorin ishte një sinjal pozitiv se financat i lanë pas problemet e vjetshme, kur zgjerimi real ishte afër zeros dhe plani nuk u realizua për asnjë muaj, duke detyruar rishikimin e buxhetit në mes të vitit dhe duke e mbyllur vitin me 35 miliardë lekë mangur nga plani fillestar. Megjithatë, të dhënat e detajuara tregojnë se performanca e mirë e financave ka ardhur nga janari, ndërsa shkurti ka qenë një muaj tepër i dobët.
PD i rikthehet planit të protestave dhe bllokimit të parlamentit
I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka siguruar se PD do ta votojë reformën në drejtësi vetëm nëse është në përputhje me rekomandimet e Venecias dhe nëse pala kundërshtare nuk sillet si terroriste, duke nënkuptuar zbatimin e vendimeve kushtetuese për mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. “Do jenë dy beteja, njëra për Tiranë që do kërkojmë një aleancë të gjerë qytetare dhe politike. Fenomeni i parkut dhe kullave nuk është fenomen i izoluar nga ato që po ndodh në Shqipëri. Do të ketë një aksion kombëtar, do të kulmojë në Tiranë.
Kallëzim penal për Strazimirin nga Policia e Shtetit?
Publikimi i fotos së sotme ku shfaqet deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, me një objekt në brez, i ngjashëm me pistoletë, ka shtyrë Policinë e Shtetit drejt një kallëzimi penal. Lajmi nuk është ende zyrtar por ai raportohet thuajse nga të gjitha mediat që citojnë burime nga policia. Procedimin penal të Strazimirit e kërkoi edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje pasdite kërkoi pikërisht marrjen e masave.
Video/Veliaj zyrtarizon projektet për ndërtimin, pa pritur Planin Rregullues
Plani i Bashkisë së Tiranës: Shemben godinat te Garda
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj sot në "Top Story":
Kush u dhunua? Luftë fotografish mes Policisë Bashkiake dhe "fotografit dixhital"
Policia Bashkiake postoi sot në Facebook foto të tre policeve femra që u tha se ishin lënduar në protestën te Parku i Liqenit në Tiranë. Ish-kryeministri Sali Berisha referon me këtë rast "fotografin dixhital" që jep një tjetër version. Më poshtë fotot:
Organizata Botërore e Mjedisit: “Asnjë leje për HEC në parqet kombëtare”. Për lejet e dhëna do të ketë kompensim
Pak ditë më parë deputeti socialist Besnik Baraj bëri thirrje që të ndalet ndërtimi i hidrocentraleve në zona si Valbona. Ky është një shqetësim që ka disa kohë që ngrihet: kësaj radhe ishte për Valbonën, para një viti ka qenë për Langaricën në Përmet. Media të ndryshme në Perëndim, sidomos ato gjermane i kanë bërë jehonë asaj që quhet Vjosa Blu, me idenë se lumi i Vjosës nuk duhet prekur në këtë drejtim. Ky mendim po gjen mbështetje edhe nga aktorë ndërkombëtarë.
Kundër protestës, meqenëse “kjo është hera e parë”
Botuesi i gazetës “shqiptarja.com” dhe pronar i “Tv Report”, Carlo Bollino, shkruan sot për protestën që po zhvillohet te Parku i Liqenit Artificial. Bollino vlerëson se reagimi i tanishëm i shoqërisë civile, për të cilën përdor thonjëzat, është atipik dhe i pazakontë po të shohësh historikun e Shqipërisë. “Mobilizimi politik kundër ndërtimit të këndit të lodrave në parkun e liqenit artificial fsheh një hipokrizi që në fund të fundit të lodh.
Ka mbetur më njeri që beson se kjo bëhet për një kënd lojërash?
Protesta e vazhdueshme te Parku i Liqenit dhe kundërpërgjigja policore po krijojnë dy llogore që luftojë për një kauzë që nuk po duket reale. Fjala është për një kënd lojërash për fëmijet, i cili në fakt, nisur nga pamjet i ka hapur rrugën hedhjes së betonit në një zonë të gjelbëruar, e fundit e mbetur disi e imunizuar nga ngjyra gri.
