Lajme

Leka Zogu II zyrtarizon datën e martesës me Elia Zaharian

Postuar në 27 Mars, 2016 18:07

Leka Zogu II, pasardhës i Ahmed Zogut dhe Pretendent për Fronin Mbretëror Shqiptar, ka bërë publike datën e martesës së tij me Znj. Elia Zaharia. Data është 8 tetor dhe dasma do të zhvillohet në Tiranë. Me këtë rast Zyra e Protokollit të familjes ka shpërndarë disa foto që po i përcjellim bashkë me urimin: Jetë të Lumtur! 

Shkelja e laicitetit në Televizionin Publik Shqiptar

Postuar në 27 Mars, 2016 16:47

Do të doja t'ju bëja me dije për një shqetësim timin në lidhje me shkeljen e laicitetit nga TVSh. Kjo media publike e mbajtur me taksat tona trasmeton çdo javë emisionin: "LIDHJE DIREKTE NGA VATIKANI". Nëse TVSH dëshiron t'u ofrojë shqiptarëve një mbulim të të trija feve zyrtare në Shqipëri, atëherë duhet të shihnim edhe predikime të drejtpërdrejta nga Patrikana e Kostandinopojës apo nga Meka. TVSH supozohet të jetë televizion laik, një hapësirë laike për të gjithë ne pa dallim feje, por Kjo që po shohim vepron si një media private.

Baki Goxhaj

 

TVSH me udhëzim nga Drejtoria e Tatimeve?

Postuar në 27 Mars, 2016 16:23

Ulja e normave të interesit për depozitat në euro apo në lekë, ka orientuar një pjesë të qytetarëve drejt investimit në depozita ari. “Vizion Plus” ka marrë një prononcim nga një zyrtar i një banke të nivelit të dytë në Shqipëri që sqaron praktikën e re, e cila lidhet me rritjen e çmimit të arit në bursa. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë të pazakonshme. Mirëpo i njëjti zyrtar shton se me rritjen e fluksit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm që u ngarkon bankave TVSH për importin e arit.

PDIU-ja paralajmëron daljen nga koalicioni qeverisës: “Para Shqipërisë nuk vëmë asgjë”

Postuar në 27 Mars, 2016 16:09

Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka deklaruar zyrtarisht sot se qëndrimi në koalicionin qeverisës është e kushtëzuar nga marrëveshja e bërë në zgjedhje. Gjatë punimeve të Konventës, kreu i saj, Shpëtim Idrizi, deklaroi se moszbatimi i marrëveshjes i jep të drejtë PDIU-së që të shikojë alternativa të tjera. “Nëse ne nuk na duan, ne nuk kemi dilema, përpara kauzave tona nuk vendosim asgjë. Ne para Shqipërisë nuk vëmë partinë”, tha Idrizi duke adoptuar një formulë të pavërtetë, sa kohë që marrëveshja nënkupton një çikë ndihmë për partinë dhe jo Shqipërinë.

Llalla në konfuzion me ligjin e armëmbajtjes pa leje

Postuar në 27 Mars, 2016 16:08

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla i ka dërguar një shkresë qeverisë shqiptare ku i kërkon që të ndërhyjë dhe të ndryshojë ligjin e ri për armëmbajtjen pa leje. Bëhet fjalë për Nenin 278, kur ndër të tjera thuhet se kjo vepër penale dënohet nga 5 deri në 15 vjet burg, por në dokument është shkruar 50 vjet. Kjo është diçka e paprecedentë. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar disa dënime të rënda për armëmbajtje, duke krijuar një konfuzion në zbatimin e këtij ligji në praktikë.

Paralajmërim për Europën

Postuar në 27 Mars, 2016 13:04

ISIS paralajmëron të tjera sulme të përgjakshme në Europë pas masakrës së Brukselit. Kësaj radhe mesazhi vjen nga një prej kokave të Shtetit Islamik, Hicham Chaib, i cili në një postim video thotë se Europa nuk vuri mend nga sulmet në Paris. "Ato që ndodhën në Bruksel janë vetëm një shije e asaj që do të pasojë" deklaron Chaib duke ekzekutuar një peng të gjunjëzuar parabtij. Më tej ai shton "ky është një mesazh për popullin belg, për qeverinë belge, për Europën dhe pjesën tjetër të botës që lufton me Shtetin Islamik. Për sa kohë do të na bombardoni me F 16 ne do t'ju vrasim"

Disa pikëpyetje për skemën e subvencioneve në bujqësi

Postuar në 27 Mars, 2016 12:22

Për skemën e Ish zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi, thotë se subvencioni në bujqësi duhet të orientohet nga rritja e vlerës. Fondet nuk duhet të falen, sipas skemës aktuale por të kthehen në investime dhe përfituesit pas një periudhe 5 vjeçare të japin “llogari” se sa këto fonde i janë kthyer mbrapsht shtetit përmes pagimit të taksave, apo sa ato kanë ndikuar në punësimin dhe shtimin e të ardhurave . Për të realizuar këtë, Ministria e Bujqësisë duhet të ngrejë një sistem monitorimi për subvencionet dhe të vërë disa kushte.

Drejtori i Beqajt, procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës, lekët në xhep

Postuar në 27 Mars, 2016 12:02

Prokuroria e Korçës dërgon për gjykim kërkesën ndaj drejtorit të Shëndetit Publik, Devoll, Valent Nallbati, si edhe inxhinierit Panajot Pilani, të dy të akuzuar për falsifikim të dokumeneave dhe shpërdorim detyre, pasi, në vitin 2015, kanë realizuar procedurë fiktive për rikonstruksionin e godinës së institucionit, për punime të cilat ishin kryer në vitin 2011.

Telashe të reja për Netanyahun. Publikohet një foto e tij me Arnaud Mimran, i akuzuar si ideator i një skeme mashtrimi prej 282 milionë eurosh

Postuar në 27 Mars, 2016 06:10

Një foto e publikuar në faqen online “Mediapart” ku paraqitet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me një biznesmen gebreo-francez, Arnaud Mimran, ka prodhuar një akuzë të re për kreun e qeverisë në Telaviv. Lajmi është riprodhuar nga e përditshmja “Haaretz”, e cila nënvizon se Mimran është një person që akuzohet se në bashkëpunim me disa të tjerë kanë mashtruar BE-në në shifrat e 282 milionë eurove.

A ja vlen ky projekt për këndin e lojërave?

Postuar në 27 Mars, 2016 00:00

Çfarë po ndodh te Parku i Liqenit në Tiranë? Kjo pyetje deri më tani ka vetëm një përgjigje të besueshme dhe atë po e japin protestuesit: te Parku i Liqenti Artificial të Tiranës po hidhet beton, po cenohen hapësirat e gjelbra, edhe kështu të reduktuara në kulm, për të sajuar një mjedis argëtues për fëmijët. Një mjedis që po sheh betoniere, makina të mëdha etj, aty ku të gjithë qytetarët e Tiranës kishin strehuar jo vetëm shpresën se Liqeni do të mbetej të paktën i paprekur, por edhe shpresën se te kjo klasë politike ka mbetur një fije arsyeje, vizioni, apo të paktën logjike.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme