Lajme

Sondazh për këndin e lojrave tek Liqeni Artificial: 55% pro, 35% kundër

Postuar në 01 Prill, 2016 15:23

Në një sondazh që po zhvilloj me qytetarë të Shkodrës, Vlorës dhe Tiranës, 800 banorë të kësaj të fundit, të përzgjedhur në mënyrë rastësore në të gjithë territorin urban të kryeqytetit, u pyetën rreth këndit të lojrave tek Liqeni Artificial i Tiranës. Nga përgjigjet e tyre, rezulton se 55% janë pro përfundimit të tij, 35% janë kundër, dhe 10% janë asnjëanës. Marzhi i gabimit statistikor të kampionit kryeqytetas është plus/minus 3.4%.

Edhe Meta në Washington këtë muaj? Lobimi (pa pagesë) me kompanitë amerikane po jep produkt

Postuar në 01 Prill, 2016 15:18

Është bërë e ditur nga mediat se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, është ftuar në SHBA nbë një vizitë që do ta zhvillojë këtë muaj. Axhenda nuk dihet, njësoj si në rastin e Lulzim Bashës, ndoshta edhe sepse zyrtarët shqiptarë që shkojnë në SHBA, nuk e dinë as vetë deri në momentin e fundit se kë do të takojnë. Mirëpo duket se shanset për një vizitë në Washington e ka edhe Ilir Meta, kryetar i Kuvendit dhe i LSI-së. Ky i fundit ka publikuar dje një shkrim për çështje të sigurisë në një gazetë gjermane duke evoluar një rol më të madh të SHBA-së në Ballkan.

Hiqet ekskluziviteti i fluturimeve nga Rinasi. Ministri i Transporteve paralajmëron konçesion për aeroportin e Kukësit

Postuar në 01 Prill, 2016 14:38

Sot Ministria e Transporteve ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me “Tirana Airport Partners” për heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve. Ministr Edmond Haxhinasto ka bërë të ditur se menjëherë do të hapet aeroporti i Kukësit, në këmbim të të cilit TIA-s i është zgatur me dy vjet kontrata konçesionare. Zgjatje kontrate do të ketë edhe nëse qeveria mendon të hapë aeroporte të reja, por e rëndësishme është që bie situata monopol që ka ndëshkuar rëndë qytetarët shqiptarë me çmimet e kripura.

Nishani kthen ligjin për mediat audiovizive, s'bie dakord me formulën e zgjedhjes së drejtorit të RTSH-së

Postuar në 01 Prill, 2016 13:14

Ndryshimi i formulës së zgjedhjes së Drejtorit të Radiotelevizionit Publik Shqiptar sipas presidentit të Republikës Bujar Nishani bie në kundërshtim me parimin e pavarësisë së këtij transmetuesi publik dhe kësisoj duhet rishikuar neni përkatës në ligjin e miratuar në datën 10 Mars në kuvend.

Galileo i mitizuar?

Postuar në 01 Prill, 2016 13:06

Historiografia nuk mitizon vetëm politikanët dhe shtetarët, apo heronj të ndryshëm që dalin shpesh në skenën e ngjarjeve. Në lojën e ngritjes në podiumin e pozitivitetit hyjnë edhe shkencëtarët. Në një ese publikuar, në “Aeon” një historian i shkencës, Thony Christie, shkruan se pjesë e mitizimit, madje hiperbolizimit është edhe i mirënjohuri Galilelo Galilei. Duke mos mohuar arritjet e këtij shkencëtari, Christie shkruan se ai nuk ishte i vetmi, por pjesë e një komuniteti mendimtarësh, bashkëkohës të tij, që kishin zbuluar në mënyrë të pavarur të njëjtat gjëra.

Ndihmë nga marinsat amerikanë për mjedisin

Postuar në 01 Prill, 2016 12:33

Postimi i ambasadës amerikane në Facebook:

"Trupa e marinsave, Komiteti i Gjelbërt, dhe vullnetarë të tjerë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ndihmuan në mbjelljen e pemëve, ndërtimin e gardhit dhe lyerjen e mureve të parkut të ri për romët në lagjen e Tufinës në Tiranë. Grupi ynë punoi së bashku me stafin e Ecovolis, si edhe me vetë pjestarët e komunitetit rom. Edhe ju mund të bëheni vullnetar. Mblidhuni së bashku me miqtë apo fqinjët tuaj dhe mundohuni të ndihmoni në hapësirat më problematike të komunitetit tuaj".

Rusia e përgatitur përballë tankeve amerikane në Europën Lindore

Postuar në 01 Prill, 2016 11:10

Pse reagon e përmbajtur Moska pas konkretizimit të planeve amerikane për stacionimin e një brigade tankesh në Europën Lindore? Tendosjet mbeten megjithëse nuk ka konfrontim si në kohën e Luftës së Ftohtë. Aleksander Grushko, përfaqësuesi i Moskës në NATO, Bruksel në një prononcim për Deutsche Welle-n i kritikoi planet amerikane duke bërë fjalër "për hap tjetër që forcon kalimin e NATO-s në modele konfrontuese".

Ringjallet sektori i ndërtimit, kryebashkiakët lëshojnë dorën me lejet

Postuar në 01 Prill, 2016 10:49

Aktiviteti i ndërtimit nisi të ringjallët në tremujorin e katërt të vitit 2015, për shkak të rritjes së numrit të lejeve të dhëna për objektet te reja.
INSTAT raportoi se në tremujorin e katërt 2015 janë miratuar gjithsej 45 leje ndërtimi, me një sipërfaqe rreth 61.449 metër katror nga vetëm 12 leje që ishin dhënë në tremujorin e tretë.

Deportimi i dy shtetasve shqiptarë nga Kosova, një model edhe për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë

Postuar në 01 Prill, 2016 10:48

“Boikeni, Arbri dhe nacionalistët e tjerë”. Kështu titullohet një opinion i sotshëm i Halil Matoshit në gazetën “Koha Ditore”. Siç mund të merret me mend, Matoshi trajton çështjen e deportimit nga Kosova të dy shtetasve shqiptarë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi dhe Boiken Abazi. Ideja e Matoshit është se në trajtimin e këtyre problemeve që nxisin qëndrime emotive, duhet vështruar ftohtë dhe referuar vetëm ndaj ligjit.

Skandali, kujdestarja dhunon fëmijën 3 vjeç e gjysmë

Postuar në 01 Prill, 2016 10:32

Emisioni investigativ “STOP” ka sjellë një tjetër rast tronditës të dhunës së fëmijëve jetime. Bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 3 vjeç e gjysmë, i Shtëpisë së Foshnjes në Durrës, i cili është dhunuar barbarisht nga kujdestarja e këtij institucioni, Dafina Fama. Ky rast është konfirmuar edhe nga punonjësja e shërbimit social, Daniela Deliallisi, e cila pohoi se kur kishte shkuar në punë kishte parë një shenjë tek fytyra e djalit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme