Lajme
Asnjë "mëshirë" për Kserën, Gjykata e Lartë refuzon lirimin
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në hetim të lirë. Në këtë mënyrë Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua për abuzime me fondet e aktiviteteve të Ministrisë së Punës, ku sipas prokurorisë zyrtarë të ministrisë përvetësonin fondet e aktiviteteve të cilat figuronin vetëm në dokumenta. Vetë Ksera e ka quajtur arrestimin e tij të motivuar politikisht për shkak të përkatësisë etnike të tij si pjesë e minoritetit grek.
Bushati propozon vajzën e Kadaresë për ambasadore të Shqipërisë në OKB
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka propozuar si ambasadore në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Besjana Kadarene, vajzaën e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Besiana Kadare u lirua disa ditë më parë nga Presidenti Nishani me kërkesë të ministrit Bushati nga posti i ambasadores në UNESCO. Ndërkohë që ajo është ripropozuar që të jetë drejtuesja te Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ligji i ri i Pronave për të ndalur vendimet e Gjykatës së Strasburgut në favor të ish-pronarëve
Qeveria shqiptare shpreson se legjislacioni i ri i pronave do të ndalojë vendimet e mëtejshme nga Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut në favor të ish-pronarëve. Zyra e Avokaturës së Shtetit që funksionon brenda Ministrisë së Drejtësisë dhe që përfaqëson shtetin shqiptar në Gjykatën e Strasburgut tha për BIRN se shuma totale e kompesimit që u desh të paguhej në vitin 2014 ishte rreth 2.4 milionë euro, ndërsa për 2015 më shumë se 10.7 milionë euro. Për vitin 2016 kjo faturë pritet të jetë edhe më e lartë.
Ambasada e SHBA zbardh arsyet e refuzimit tw vizës për Prokurorin e Durrësit
Zbardhen arsyet përse Ambasada e SHBA në Tiranë refuzoi vizën e kreut të Prokurorisë së Durrësit, Agron Gjana. Në shkresën e ambasadës ngrihen dyshime se Agron Gjana mund të mos kthehej në Shqipëri dhe se do ta përdorte këtë vizë për arsye emigrimi. Sipas ambasadës, Gjana nuk kishte demonstruar se ka lidhje të forta që do ta detyronin të kthehej sërish në Shqipëri pas vizitës në SHBA. “Aplikantët zakonisht i përmbushin këto kërkesa duke demonstruar se kanë lidhje të forta jashtë SHBA-ve dhe se do të kthehen në vendin e tyre pas një vizite të përkohshme në SHBA.
55 Cancri-e, "Ferri"
2400 gradë Celcius në sipërfaqe, 18 orë orbitë, planeti që ndodhet në yjësinë e Gaforres është një det llave.
Pyetja që do t'u bëhet socialistëve në referendum
PS: Në Statutin e ri u sanksionua që në rast se partia del e para në zgjedhje si subjekt, kryetari qeuhet i mandatuar, pavarësisht si shkojnë negociatata për qeverisjen.
Erdoganit nuk i mbajnë më nervat me gazetarët. Incident edhe në “The Brookings Institution”
Acarimi i i presidentit turk, Recep Tayip Erdogan, me gazetarët po bëhet lajm kudo në botë. Aq sa po ndikon në objektivat e axhendës së vet. “Foreign Policy” shkruan se “The Brookings Institution” për një moment desh e fshiu nga nga kalendari i vet një vizitë dhe një fjalim të Erdogan në të, pasi truprojat e tij shtynë dhe goditën gazetarët turq dhe perëndimorë që ishin mbledhur para think tankut në fjalë në Washington. Presidenti i “Brookinks”, Strobe Talbot, kishte deklaruar se do të anulonte takimin duke krijuar një situatë të tendosur.
Franca jep sinjale pozitive për negociatat me BE-në: “Do t’mbështesim, por reformave u duhet shkuar në fund”
Franca jep sinjale pozitive për një rekomandim të BE-së për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Harlem Desir, Sekretar i Shtetit për Çështjet Europiane, i cili deklaron se ka ende shpresa për një plus për vendin tonë këtë vit dhe se Parizi zyrtar do të japë mbështetje, por edhe njëherë kjo ndihmë kalon nga puna që duhet të bëjën shqiptarët. “Ka akoma punë që duhen përfunduar, por kur takova kryeministrin Edi Rama munda të konstatoj me të, në cilën pikë progreset e bëra nga Shqipëria në dy vitet e fundit ishin të konsiderueshme.
Mandatet e Leskajt e Sulit, PD nuk do t'i drejtohet Kushtetueses
Partia Demokratike nuk do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetetuese për mandatin e dy deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli. Burime pranë selisë blu, thanë për Televizionin Klan, se demokratët nuk do të veprojnë si në rastin e Deputetit Kokëdhima, kur shkuan në Kushtetuese pasi kërkesa e tyre për papajtueshmërinë me mandatin e deputetit u rrëzua nga kuvendi. Sipas tyre, opozita nuk mund ta vërë Gjykatën Kushtetuese në lëvizje për një çështje për të cilën ajo është shprehur më parë.
Dyshime se Llalla nuk justifikon pasurinë, ILDKP nis hetimet
Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit, nis hetimin pasuror për kryeprokurorin Adriatik Llalla. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare pranë këtij institucioni, që deri pak vite më parë u drejtua nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla. Burimet i thanë "ABC News" se hetimit të detajuar pasuror, përveç kryeprokurorit Llalla, do t’i nënshtrohen edhe 3 prokurorët që shoqërojnë atë gjatë vizitës në SHBA.
