Lajme
Një Evropë, dy botë
Në Evropën Qendrore dhe Lindore nuk bëjnë dallime midis refugjatëve dhe terrorristëve. Faktet atje nuk luajnë ndonjë rol të madh. Kryesisht tek këto shoqëri sundon refuzimi ndaj refugjatëve.
Numri i fundit në print i "The Indipendent", fundi i një epoke për gazetën e qendrës së majtë
Numri i sotëm është i fundit i gazetës britanike The Independent në versionin print (letër). Këtej e tutje një nga mediat më serioze të shtypit të shkruar britanik do t'i ofrohet lexuesit në versionin on line. Drejtuesit e gazetës e quajtën një hap kurajoz të gazetës drejt botës dixhitale, duke shpresuar që shembulin e saj ta ndjekin edhe gazeta të tjera prestigjoze. The Indipendent u themelua në vitin 1986 nga një grup gazetarësh dhe redaktorësh që i dhanë shumë shpejt profilin e një gazete të besueshme dhe popullore.
Shteti Islamik godet me adoleshentët kamikazë
Sari Falah al Asari quhet adoleshenti që shpërtheu veten në erë në një stadium në Irak duke shkaktuar vdekjen e 65 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Akti terrorist vjen vetëm pak ditë pas shpërthimeve në Bruksel dhe është marrë përsipër nga Shteti Islamik. Adoleshenti hodhi veten në erë në momentin që lojtarët e dy skuadrave dhe kryebashkiaku i qytezës po përgatitesh për ceremoninë e fitimit të Kupës. Mes viktimave është dhe kryebashkiaku i qytetit.
Propozohen filtra për qiraxhinjtë e kalave dhe një kusht; Mos t’u jepen “armiqve”
Nismën e Ministrisë së Kulturës për dhënien me qera të kalave dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore e ka komentuar edhe kreu i Agjencisë së Bregdetit, njëherësh anëtar i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Auron Tare. Ndonëse thotë se ky eksperimet ka dështuar në të kaluarën propozon filtra të fortë në mënyrë që monumentet historike mos të kalojnë për shfrytëzim në duart e “armiqve”. “Ky koncept është eksperimentuar në Shqipëri dhe modelet që kemi pasur deri më sot kanë dështuar.
Boom, avioni me shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit
Do të ketë një shpejtësi dy herë më të lartë se ajo e zërit dhe do të kryejë fluturimin nga Nju Jorku në Londër për 3 orë e 25 minuta. Kështu një britanik do të ketë mundësinë që brenda ditës të shkojë nga Nju Jorku në Londër dhe anasjelltas. Avioni i ri Boom që u prezantua së fundmi do të jetë së shpejti në shërbim të publikut. Kompania ajrore e Denverit, ku dhe është prodhuar avioni premton çmime ekonomike si për biznesmenët ashtu dhe përdorimin e gjerë. Porositë e para jënë bërë.
Portali qeveritar kthehet në pengesë për maturantët. AKSHI refuzon përgjegjësinë
“Tema Tv” raporton sot për një seri ankesash që maturantë të shumtë kanë adresuar në këtë televizion për mosfunksionimin e portalit unik shtetëror “e-albania”. Portali ka fituar të drejtën përmes një VKM-je të marrjes dhe transmetimit të aplikimeve, por siç informon TT-ja, ai nuk është në punë dhe po pengon maturantët. Më tej, përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit kanë mohuar që të jetë përgjegjësi e tyre kjo situatë, duke adresuar tek Ministria e Arsimit. Një sorrollatje që na kujton ankesat e dikurshme të qytetarëve për numrin 126 të policisë.
Video/Pse janë të dobishme tarracat e gjelbëruara?
Nevin Bilali është këshilltare e kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj dhe shpjegon se përse janë të dobishme tarracat e gjelbëruara. Është interesante:
Do të hanit në këto pjata?
Shumëngjyrëshe dhe jo të zakonshme. Pjatat janë dekoruar me ngjyra të ndezura dhe me imazhe të paqarta, që janë në faktimazhe të bakterit të salmonelës. Shakaja i ka shkuar në mendje një artisti dhe një bioinxhinieri në MIT, Boston, SHBA.
Si dikur PS-ja me “Tre ligjet”, edhe sot PD-ja kushtëzon reformën me mandatet në Gjykatën Kushtetuese
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ka shpallur kushtëzimin e vet për miratimin e reformës në Drjetësi. I sapokthyer nga SHBA-të, ku ishte për një vizitë, Basha, deklaroi sot se PD-ja nuk mund të japë votën për reformat, nëse nuk dërgohet në Gjykatën Kushtetuese kërkesa për mandatet e dy deputetëve socialistë. “A mund të ketë dialog kur njëra palë në tavolinë nxjerr armën? Sigurisht që jo. Edi Rama në fakt nuk vë armën në tavolinë, por bombën atomike kushtetuese.
Kinezëritë e "Supermanit" të Bashkisë së Tiranës
Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj po i jep vetes vetëm një aspekt funksional në detyrë: të duket mirë në televizor dhe përpara shefit të vet, Edi Rama. Ndonëse pati debate të shumta për taksat e reja që Bashkia e Tiranës ka vendosur së fundmi dhe që do të vilen përmes faturës së ujit, Veliaj, deklaron se në thelb kjo nuk është e vërtetë: sipas tij, ka thjesht një mënyrë të re vjeljeje të taksave që kanë qenë në fuqi. “Nuk ka ndryshuar asnjë taksë, është e njëjta faturë.
