Lajme
“Shteti ka nxitur varfërinë”
Avokati i Popullit ka përgatitur një raport që i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë ku vë theksin te rritja e varfërisë në Shqipëri. Dokumenti citohet nga revista “Monitor” sipas së cilës, Avokati i Popullit vlerëson se varfëria, përfshirë varfërinë ekstreme, ka njohur rritje në Shqipëri. Më tej akoma, sipas këtij institucioni, janë politika të qeverisë aktuale ato që çojnë drejt thellimit të saj, e që shkojnë ndesh me pretendimin për një shtet social. “Avokati i Popullit më tej ka renditur 7 mekanizma me të cilët shteti në vend që të ulë varfrinë e ka nxitur më tej atë:
Reformë ose zgjedhje të parakohshme?(përditësuar)
Reformë në Drejtësi, ose zgjedhje. Kryeministri Edi Rama, ka përsëritur sot atë që pak ditë më parë e deklaroi deputeti Pandeli Majko. Duke folur nga takimi i sotshëm në kuadër të anëtarësimeve të reja, Rama tha se reforma është e pashmangshme, pasi e ka “përcaktuar si domosdoshëmëri jo vetëm koha, por edhe vullneti sorvan i shqiptarëve”.
Aktori Bruno Shllaku merr teserën e PS-së: “E majta është një parti e dyerve të hapura”
Lajmi se aktori Bruno Shllaku u anëtarësua në Partinë Socialiste nuk kaloi pa u vënë re. Shllaku vjen nga një familje që siç thotë vetë në një intervistë për “tesheshi.com”, ka qenë e persekutuar deri në kockë. Por kjo nuk e ka ndalur aktorin që të marrë një teserë të PS-së, ndërkohë që shpreh konsideratën maksimale për Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë.
Si mocioni i mosbesimit për kryeministrin: Referendumi për kryetarin e PS-së, rruga e vetme për zgjedhje
Referendumi që sugjeroi Edi Rama, si mënyrë për votëbesimin e tij si kryetar, mund të zhvillohet pas Kongresit të 19 marsit. “ABC News”, citon burime të kësaj partie që thonë se procesi do të zbatohet sipas statutit të ri që parashikohet të miratohe në Kongres dhe se ai në fakt mund të jetë në formën e një pyetjeje që lidhet me qenien ose jo të Ramës si kryetar i PS-së. “Referendumi mes anëtarësisë së Partisë Socialiste, i kërkuar nga Edi Rama në lidhje me mandatin e tij të kryetarit, duhet të thirret brenda datës 18 prill, gjithnjë nëse Kongresi do ta miratojë atë.
Ngrihet struktura e posaçme për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit
Prokuroria e Përgjithshme ka krijuar së fundmi strukturën e posaçme që do të zbatojë ligjin e dekriminalizimit. Kreu i këtij institucioni, Adriatik Llalla, ka urdhëruar ngritjen e “strukturës së posaçme - Sektori i Verifikimit të Integritetit – e cila do të përbëhet nga dy prokurorë, tre oficerë të Policisë Gjyqësore dhe një specialist IT”, raporton Top-Channel.
Ligji parashikon vetëdeklarimin nga subjektet dhe mandej është organi i akuzës që ngarkohet me verifikimin e tyre, një hap që shkon përtej lojës symbyllur të “dëshmisë së penalitetit”.
Edhe ti je Donald Trump. Gjeje se në cilën datë!
Donald Trump ndryshon shpesh mendje. Ose të paktën jep përgjigje të ndryshme për të njëjtat çështje në kohë të ndryshme. Kjo natyrisht nuk ka penguar që kandidati republikan të mposhtë këdo që i "doli përpara". Një gazetë holandeze ka gjetur një ide origjinale për ta përshkruar Trump: një pyetësor në të cilin çdo përgjigje të japësh, në finale të jep Trumpin e një date te caktuar. Si duket duke bërë kryqëzimin e përgjigjeve me ato që Trump ka thënë për te njëjtat tema.
Kisha Orthodhokse: Na ktheni objektet e kultit që na përkasin. Po shfrytëzohen për dasma dhe ceremoni
Asambleja kleriko-laike e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë ka kërkuar përmes një deklarate që objektet e kultit që i përkasin t’i kthehen në administrim kishës. Shkak për këtë mesazh është jo vetëm ligji që ia njeh KOASh-it këtë të drejtë, por edhe shfrytëzimi i mjediseve të objekteve në fjalë për aktiviteteve që siç thuhet në deklaratë fyejnë ndjenjat e besimtarëve.
Qeveria kërkon para për Boshtin e Jugut nga Berati në Tepelenë
Projekti rrugor i Boshtit qendror të Jugut është paraqitur nga qeveria Rama si projekt, për të cilin kërkohen fonde nga Bashkimi Evropian. Me rastin e 10-vjetorit të SEETO (Observatorit të Transportit për Evropën Juglindore), qeveria shqiptare ka regjistruar si projekt njerin prej segmenteve të tij, që fillon nga Berati dhe përfundon në Memaliaj.
Rritja e taksës së qarkullimit, evazioni 30 milionë euro në 2015
Nga taksimi me 10 lekë më shumë i gazoilëve janë arkëtuar ne buxhet 1.9 miliardë lekë më shumë.Por me llogaritë e naftës së konsumuar në vend këto të ardhura duhet të ishin të paktën tre herë më të larta, rreth vlerë 5.8 miliardë lekë. Një shifër të ngjashme parashikonte të arkëtonte edhe qeveria. Ish/ministri i Financave Shkëlqim Cani me 7 nëntor të vitit 2014 vitit duke raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë për paketën fiskale të vitit 2015 u shpreh: “Taksa e qarkullimit është një taksë tjetër që rritet me 10 lek/ litri për naftën dhe benzinën.
