Lajme

Bllokohet kthimi dhe kompensimi i pronave

Postuar në 13 Mars, 2016 16:34

Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është bllokuar. Qeveria deklaroi se do të niste zbatimin e ligjit të ri të pronave përpara se Këshilli i Evropës të shprehej zyrtarisht mbi të dhe para se Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg të merrte në shqyrtim dosjet e shumta të pronarëve, që janë depozituar në vite. Kreu i Agjencisë së Trajtimit të Pronës, siç quhet aktualisht AKKP, Sonila Qato, tha në dhjetor se ligji do të hynte në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare.

"Lufta" për turistët rusë, ku humbet pikë Shqipëria

Postuar në 13 Mars, 2016 14:08

Shqipëria po synon tregun e turistëve rus, por ekspertët thonë se ambicjet apo parashikimet e autoriteteve shqiptarë janë më optimiste nga sa janë mundësitë. Sipas Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë, Shqipëria po mundohet të shfrytëzojë ngërçin e krijuar në marrëdhëniet mes Rusisë e Turqisë për të thithur turistët rusë, duke nxitur një plan strategjik për turizmin. Por ekspertët rusë thonë se Shqipëria ka disavantazhe në infrastrukturë, çka nuk e bën atraktiv ofertën e saj për turistët rusë.

Fotolajm/Kush ka vdekur, "Rilindja", apo shoqëria civile?

Postuar në 13 Mars, 2016 13:41

Kryeministri Edi Rama deklaroi në intervistën e fundit në "Opinion" se nëse shoqëria civile është ajo që proteston e që shfaqet në televizion, atëherë i duhen çuar lule te varri. Sot ka patur një reagim të tillë, ndonëse nuk dihet se kush e ka bërë.

Kërcënimi më i madh për njeriun

Postuar në 13 Mars, 2016 13:35

725 mijë njerëz të vdekur në një vit. Ky është bilanci i “luftës” së njeriut me mushkonjat, të cilat rezultojnë ndër vrasësit kryesorë në botë. Kryesisht për shkak të malarjes. Së fundmi në vëmendje ka ardhur “Zika” në Brazil dhe në Amerikën Latine, por sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë disa dhe përherë e më shumë kërcënuese. Në Europë, raporton “Reuters”, në 40 vitet e fundit kanë depërtuar gjashtë lloje të reja invazive mushkonjash, pesë nga cilat pas viti 1990.

Një ikonë e restauruar gabim në Spanjë, kthehet në pikë tërheqëse për turistët

Postuar në 13 Mars, 2016 12:59

Nuk është e thënë që çdo gabim të kushtojë. Mundet që edhe gabimintë vlejë. Kjo vlen në rastin e qytetit Borja në Spanjë, ku turizmi është shtuar shumë së fundmi si pasojë e një restaurimi të gabuar të një ikone të Jezu Krishtit. Të paktën kështu raportojnë mediat sipas të cilave ikona me Krishtin e shpërfytyruar është kthyer në pikë tërheqëse për turistët në qyytetin veriperëndimor të Spanjës. 160 mijë turistë vizituan kishën e Mëshirës për t’i hedhur një sy ikonës. Paguajnë 1 euro për hyrjen dhe për një vend krejt të padëgjuar kjo po rezulton një mënyrë e papritur për t’u bërë i njohur.

Refugjatët sirianë në Greqi, raportohet një fëmijë i prekur nga Hepatiti A. Frikë për përhapjen e sëmundjes

Postuar në 13 Mars, 2016 12:46

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Greqi ka publikuar një raport për situatën e refugjatëve sirianë në vend. Nga raporti rezulton se një fëmijë 9 vjeçar sirian është i prekur nga Hepatit A që bashkë me një rast tjetër të raportuar sot, krijojnë kushtet për një frikë reale për epidemi. Gazeta “Protothema” shkruan se pas raportimit të rastit në kampet e veriut të Greqisë, është vendosur që ushtria të furnizojë me ujë të freskët bashkë me përpjekjen për të identifikuar nëse dikush tjetër është prekur nga hepatiti.

Pas darkës me Metën, Shpëtim Idrizi shton presionin ndaj Ramës

Postuar në 13 Mars, 2016 11:47

Pas darkës me Ilir Metën, Shpëtim Idrizi rrit presionin ose pazarin ndaj Ramës, i cili eventualisht mund ta shohë Idrizin si kamardare shpëtimi në rast ndarje nga Meta. “Nëse maxhoranca do të vazhdojë të mos i reflektojë kërkesat parimore të PDIU-së, atëherë ne nuk mund të vazhdojmë të bashkëjetojmë më në atë koalicion”- u shpreh Idrizi për Ora News.
Nënkryetari i Kuvendit përsëriti kërkesat, mbi të cilat është nënshkruar marrëveshja mes PDIU-së dhe PS që lidhen me zgjidhjen e çështjes çame.

Berishës i ishte sugjeruar të mos merrte muxhahedinë

Postuar në 13 Mars, 2016 11:23

Për strehimin e muxhahedinëve në Shqipëri ka patur kundërshtime edhe nga vetë pala shqiptare qysh në kohën e ish-kryeministrit Berisha. Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Sejdi Qerimaj, në një korrespondencë të zhvilluar me ishkryeministrin Sali Berisha në vitin 2012, i sugjeron atij që për Shqipërinë është më mirë të japë ndihmë financiare sesa të strehojë përfaqësues të opozitës iraniane.

SHBA drejt instalimit të sistemeve raketore në gadishullin korean. Kina dhe Rusia: “Po cenohet pariteti dhe stabiliteti strategjik në botë”

Postuar në 12 Mars, 2016 20:31

Njësoj si për vendimin e SHBA-së për të vendosur një sistem raketor në Europë, Rusia, e së funmdi edhe Kina bashkë me të, kanë dalë kundër instalimeve të ngjashme në gadishullin korean. Në kushtet e një krize serioze mes dy Koreve, vendimi i mundshëm i SHBA-së po shihet me dyshim. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov deklaroi të premten gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun kinez, Wang Yi se “testimet e Koresë së Veriut nuk duhet të shërbejnë si pretekst për SHBA-të për instalimin e raketave të sistemit “Terminal High Altitude Area Defense (THAAD) në Korenë e Jugut”.

Fotolajm/Teatri "solidar", po Nënë Zylja çfarë mendon?!

Postuar në 12 Mars, 2016 18:48

E moshuara u bë e njohur pas gjobës që i vuri bashkia e Tiranës. Reagimet ishin të shumta në rrjetet sociale aq sa solidarizuan edhe vetë kryetarin e bashkisë dhe kordinatorin e Partisë Demokratike që nuk humbën rastin t'i gjendeshin pranë Nënë Zyles/

Erion Veliaj:

Pages

Subscribe to RSS - Lajme