Lajme
Pamja jozyrtare e Tiranës
Të shkatërrosh një zonë parku për të ngritur ca fundërrina plastike, në vend të pemëve të përshtatshme për fëmijët, kjo është jo antropocentrike. Të derdhësh gjithë ujrat e zeza urbane direkt e në një kanal të hapur që rrjedh përmes qytetit, ndërkohë që gjobit ca fshatarë të varfër që shurrojnë në baltë- kjo është jo antropocentrike.
Opozita braktis parlamentin për “Madame Lokomotivën”
Partia Demokratike ka braktisur sërish punimet e Kuvendit, pasi ish-kryeministri Berisha e quajti të papranueshme drejtimin e seancës nga nënkryetarja Valentina Leskaj, për të cilën Partia Demokratike ka kërkuar heqje të mdandatit, pasi e akuzon se djemtë e saj në konflikt të hapur interesi kanë marrë me konçesion hekurudhën Fier-Vlorë. “Unë e konsideroj kryesimin e seancës nga ju madamë lokomotiva një sfidë të hapur që iu i bëni qytetarëve shqiptarë, që ju i bëni ligjit të vendit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti.
A bëhet Shqipëria me Blushin?
Ben Blushi ka shpallur hapur ambicjen për t’u bërë kryeministër dhe për të qeverisur Shqipërinë.Në pikën e parë të platformës së tij të quajtur “Shqipëria bëhet”, Blushi propozon një paketë dinjiteti për të varfrit, sipas së cilës shteti duhet të marrë në mbrojtje rreth 100 mijë familje, pjesëtarët e së cilave jetojnë me më pak se 40 dollarë në muaj.
Emily Ratajkowski mbulon vetëm të domosdoshmet..
Emily Ratajkowski eshte nje nga modelet qe e perdor shpesh Instagramin per te promovuar veten. Mbremjen e se merkures postoi dy fotografi ku ka mbuluar vetem gjerat e domosdoshm..
Kushti i Berishës
Për Sali Berishën Alfa dhe Omega e reformës në drejtësi është Byroja Kombëtare e Hetimit apo Njësia Antikorrupsion.
“Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” marrin përsipër sulmin në Ankara
Sulmi në Ankara që vrau 37 persona dhe plagosi rreth 100 të tjerë u mor përsipër nga Grupi Militant Kurd “Skifterët për Lirinë e Kurdistanit” (TAK). Përmes një deklarate online, grupi e cilësoi sulmin me autobombë në qendër të kryeqytetit turk, si hakmarrje për operacionet ushtarake, kryesisht në zonën kurde në jug-lindje. TAK , degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) mori përsipër edhe sulmin e muajit të kaluar në Ankara. Fill pas shpërthimit të autobombës të djelën në një nga nyjet e transportit në Ankara, autoritetet turke fajësuan PKK-në.
Ministria e Jashtme greke çon në Bruksel ligjin Tahiri-Bushati për emigrantët
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias i është përgjigjur zyrtarisht, pyetjes së nënkryetarit të Kuvendit grek, njëherësh edhe deputet i Partisë “Demokracia e Re” lidhur me pasojat mbi minoritetin grek të Ligjit për “Për regjistrimin e adresave të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. Kotzias në përgjigjen e tij bën të ditur se shqetësimin për këtë ligj qeveria greke ia ka përcjellë edhe qeverisë shqiptare si dhe instancave europiane.
Përgjigjia e Ministrit:
Konfirmohet deflacioni, rritja e qarkullimit të parasë më e ulëta e 15 viteve të fundit
Paraja që qarkullon në ekonomi ka shënuar rritjen më të ulët të paktën që nga viti 2002, kur raporton të dhënat Banka e Shqipërisë, një tregues direkt ky i ngadalësimit të ekonomisë dhe që është reflektuar dhe në rritjen e dobët të çmimeve, duke ngjallur frikën për deflacion.
Robotë seksi me imazhin e një 12 vjeçareje. Tregëti mbi pedofilinë
Kompania kineze “Shengyi” ka nxjerrë në shitje një kukull – robot me pamjen e një vajze 12 vjeç për një çmim prej 770 stërlinash britanike. Roboti në fjalë është pjesë e argëtimit seksual dhe fakti që kompania ka menduar të hedhë në treg imazhin e një vajze, ka provokuar reagime, shkruan britanikja “The Sun”. Robotët e seksit që imitojnë pamje fëmijësh, apo vajzash të vogla, janë kritikuar në rrjetet sociale si nxitëse të pedofilisë, ose lodra seksi të pedofilisë. Pavarësisht nga ngjyra e flokëve dhe e lëkurës, të gjitha vijnë nën interesin tregëtar të “robotëve të vegjël për meshkuj”.
