Lajme
Blushi këmbëngul në hapjen e partisë dhe një kritikë për rrobaqepësit e kryetarit
Ben Blushi i propozon kongresit një platformë për demokratizimin e Partisë Socialiste. Pas publikimit të ndryshimeve statutore nga grupi i punës, deputeti socialist thotë se platforma e tij e shndërron të majtën në një parti më të hapur dhe moderne. “Jam anëtar i kryesisë, por e kam thëne prej një muaj që do kisha disa propozime për kongresin, kjo është arsyeja që kam bërë disa sugjerime, apo propozime për kongresin që parashikojnë në radhë të parë një parti më moderne në raport me atë centraliste që e kishim, e kemi dhe do ta kemi.
Përfitimet e TAP, Shqipëria pajton konsulencë zvicerane për të krahasuar marrëveshjen me Greqinë
Ministria e Energjisë dhe Industrisë bashkë me ambasadën e Zvicrës në Tiranës njoftuan sot fillimin e projektit për ndërtim kapacitetesh në sektorin e gazit në Shqipëri. Projekti për ndërtim kapacitetesh, financuar nga qeveria zvicerane i është besuar Roland Berger, një konsulencë lider e specializuar në menaxhimin e projekteve të mëdha të infrastrukturës. Produkti i parë i projektit është krahasimi i marrëveshjeve shtetërore të Greqisë dhe Shqipërisë me konsorciumin TAP me synim maksimalizimin e përfitimeve të vendit tonë.
Si u gjet “Tipografia e Zojës së Papërlyeme”
Dom Markus Peters e njeh Shqipërinë qysh prej vitit 1993, kur erdhi të studionte Histori arti pranë Akademisë së Arteve; që prej asaj kohe kur Tirana ishte një qytet gri, pa asnjë lidhje me Europën, me rrugë të zbrazëta, me njerëz të zymtë... Po kjo nuk e pengoi ta donte Shqipërinë e të mbronte tri disertacione që lidhen me të. Më e fundit lidhet me të parën shtypshkronjë dhe shtëpi botuese, që botonte libra shqip.
Arrestohet Visar Ymeri, pa pranga dhe show siç ndodh në Shqipëri (Video)
Policia e Kosovës ka arrestuar mëngjesin e kësaj të mërkure kreun e Lëvizjes Vetvendosje, Visar Ymeri. Arrestimi është bërë në mëngjes herët në banesën e tij në Prishtinë dhe lidhet me një sulm të Ymerit ndaj një deputeti në vitin 2012. Ajo që bie në sy është se ndryshe nga sa ndodh në Shqipëri me arrestimet “politike” policia e Kosovës qëndron larg shout duke e shoqëruar kreun e Vetvendosjes pa pranga drejt Gjykatës.
Rishikohet drafti i qeverisë për Byronë e Hetimit
Byroja Kombëtare e Hetimit do të shqyrtohet nga Komisioni i Reformës në Drejtësi së bashku me paketën e ndryshimeve kushtetuese. Byroja pritet të jetë në varësi të Prokurorisë speciale antikorrupsion, në rolin e një policie gjyqësore. Tanimë, Komisioni i Reformës, do të duhet të rishikojë projektin e Qeverisë, për të përshtatur varësinë e Byrosë, direkt nga Prokuroria special antikorrupsion.
Super e marta, Trump dhe Clinton drejt përplasjes së nëntorit
Donald Tramp dhe Hilari Klinton janë fituesit e mëdhenj të raundit kreyesor të zgjedhjeve paraprake, duke hedhur një hap të rëndësishëm për garën finale të 8 nëntorit. Dy kandidatët kryesorë në kampin republican dhe atë demokrat kanë fituar të dy në të paktën 7 shtete, nga 11 të mundshëm. Pavarësisht retorikës së tij arrogante dhe kundër emigrantëve, Donald Tramp fitoi qartësisht “Super të martën” duke siguruar 169 delegatë, ndërsa kundërshtarët e tij Ted Cruz dhe Marco Rubio përkatësisht 97 dhe37. Në kampin demokrat Hilari Klinton fitoi 314 delgatë, ndësa Berni Sanders 210.
Kryeson listën e më të pasurve të botës
Bill Gejts kryeson për të tretin vit rradhazi listën e njerëzve më të pasur të botës me një pasuri prej 75 miliardë dollarë. Themeluesi i gjigandit kompjuterik Microsoft është 4.2 miliardë dollarë më i varfër krahasuar me vitin 2015. Në vend të dytë në listën e Forbes ndodhet Amancio Ortega, 79-vjeçari spanjoll, bosi i firmës së veshjeve “Zara”. Sipërmarrësi që fitoi më shumë para në vitin e fundit është Mark Zukerberg. Themeluesi i rrjetit social Facebook renditet në vendin e 6-të me 44.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi më i ri në listën e 10 personave më të pasur në Botë.
Muxhahedinët iranianë/Një shkrim dhe disa të dhëna që nuk i janë thënë qytetarëve shqiptarë as në 2013-ën e as tani
Një shkrim i publikuar dje në “Huffington Post” rimerr edhe njëherë çështjen e muxhahedinëve iranianë (Mojahedin – e - Khalq: MEK), një grupim opozitar paramilitar që synon rrëzimin e pushtetit aktual në Teheran, 3000 prej të cilëve është vendosur të vinë në Tiranë. Autor i shkrimit është Massoud Khodabandeh, drejtor i një think tanku(http://www.mesconsult.com/about%20us.htm) që e drejton me bashkëshorten, e që është kontraktuar nga qeveria aktuale irakene për çështje të terrorizmit.
Shpërthim meteorik mbi Skoci
Shkëlqimi i madh në qiellin e Skocisë më 29 shkurt u raportua nga shumë njerëz. Hipoteza më e mundshme është se ndriçimi erdhi nga një meteor që hyri në atmosferë
Thatësira aktuale në Mesdheun Lindor, më e madhja në 900 vitet e fundit
Thatësira e Mesdheut Lindor që ka nisur në vitin 1998 është ndoshta më e madhja në 9 shekujt e fundit. Kështu thotë një stutim i fundit i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, e cila ka rindërtuar historinë e thatësirave për të kuptuar më mirë klimën e këtij rajoni dhe zhvendosjen e ujërave në të. Vendet që përfshihen janë Qipro, Izrael, Jordani, Liban, Palestinë, Siri dhe Turqi, që hyjnë në një nga zonat më konfliktuale të globit. NASA është përpjekur të ndërtojë një model që do ta bënte më të lehtë identifikimin e viteve dhe periudhave më të thata.
