Lajme
Si i ndezi Lufta e Parë Botërore lëvizjet për të drejtat e homoseksualëve
Një nga trashëgimitë e Luftës së Parë Botërore që shpesh harrohet është se ajo ndezi lëvizjen moderne për të drejtat e homoseksualëve. Ushtarët homoseksualë që u mbijetuan betejave u kthyen në shtëpi të bindur që qeveritë e tyre u detyroheshin diçka - shtetësi të plotë. Sidomos në Gjermani, ku të drejtat e homoseksualëve kishin një bazë të dobët, ata formuan organizata të reja për të avokuar në publik për të drejtat e tyre.
Provime me shkrim për emigratët që duan nënshtetësinë greke
Në Greqi janë zhvilluar provimet me shkrim për emigrantët që duan nënshtetësinë greke. Në total janë 2 465 të tillë, të regjistruar në provimet e para për të marrë Certifikatën e Përshtatshmërisë së Njohurive për Natyralizimin (PEGP).
Siç raporton “Kathimerini”, shumica e kandidatëve janë me origjinë shqiptare, por ka edhe kandidatë nga Rumania, Rusia, Ukraina, Bullgaria, Pakistani, India, më pak nga SHBA dhe Australia.
Turqia paralajmëron veprim ushtarak ndaj Izraelit: Të gatshëm për çdo hap
Turqia ka paralajmëruar se është e gatshme të ndërmarrë edhe veprime ushtarake në ndihmë të palestinezëve që aktualisht janë përfshirë në një konflikt me izraelitët. Gjatë një fjale në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu ka deklaruar ndër të tjera se:
Është koha që të tregojmë unitetin dhe vendosmërinë tonë. Umeti pret lidership prej nesh. Turqia është e gatshme të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm
Historia nuk kthehet më në Afganistan. Femrat nuk do të heqin më dorë nga të drejtat e tyre
Drejtësia e Re/ Ekspertiza më në fund e shqepi gojën: Lekët e O.S. ishin të ligjshme
Pas afro 4 vite hetimesh, Prokuroria e Elbasanit kërkon pushimin e dosjes për 800 mijë eurot e gjetura në makinën e O.S., një procedim penal i nisur që më 2017, fillimisht nga ish-Prokuoria e Krimeve të Rënda e më pas nga akuza e Elbasanit.
25-vjeçari u dënua nga Gjykata e Elbasanit me vendim të formës së prerë, me 240 orë punë të detyrueshme për “Kundërshtim të urdhrit të policisë”.
Një shkrim, dy tituj. Zbulohet mbështetja ndërkombëtare për PD-në
Partia Demokratike duket se e ka ndarë mendjen. Ajo ka krijuar një betejë dhe do ta çojë deri në fund: zgjedhjet janë manipuluar, apo blerë dhe misioni i saj është ta zbërthejë skemën. Si çdo betejë epike dhe parimore, kërkohet mbështetje ndërkombëtare. Dhe atë PD-ja e ka gjetur te Zëri i Amerikës.
Libani në pikiatë, ndërpritet furnizmi me energji për 1/4-ën e vendit
Kriza politiko-ekonomike në Liban ka njohur një tjetër shfaqje në një sektor jetik si furnizimi me energji elektrike. Kompania turke, Karpowership ka ndërprerë furnizimin me energji pas 18 muajsh vonesë në pagesë nga qeveria ndërkohë që mbulon ¼-ën e sektorit. Sipas kompanisë qeveria libaneze i detyrohet 100 milionë dollarë, ndërkohë që nga ana tjetër ndaj saj ka akuza për korrupsion.
Karpowership ofron 370 megavatë energji nga 2 200 që është prodhimi total në Liban.
Marrëveshja e Prespës na shndërroi në aleatë me Greqinë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, thekson se anëtarësimi i vendit në NATO e ka shndërruar marrëdhënien me Greqinë në një aleancë. Në një intervistë dhënë për gazetën greke “Kathimerini”, Zaev ka vlerësuar rolin e Athinës në patrullimin e qiejve të Maqedonisë, ndërkohë që e ka cilësuar Marrëveshjen e Prespës si një hap që ka hequr pengesat e një bllokade 30 vjeçare.
Brenda "Pictet", bankës së më të pasurve të botës
Unë rri në Shqipëri! Po çfarë të bëj këtu?
Unë rri në Shqipëri! Kjo është motoja e fushatës turisitike për këtë vit, promovuar në vetë të parë nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi. Në një video-promocion të shpërndarë prej tij përsëriten të njëjtat gjëra, i njëjti paketim për “perlën e Mesdheut” që vazhdon të lërë pa frymë e që nuk rresht së zbuluari diçka të re.