Lajme

Ç'vlerë ka vota nëse këta po bëhen gati të bashkëqeverisin?

Postuar në 15 Prill, 2021 18:06

Ka një tezë së fundmi që po riciklohet me forcë në mediat pranë qeverisë: teza e bashkëqeverisjes PS-PD. E deklaroi kryeministri Edi Rama, e përsëriti presidenti i Republikës, Ilir Meta që madje kërcënoi nga Vlora se do ta prishte këtë Pazar edhe me forcë.

PD-ja nga ana e vet nuk po bën asgjë serioze për ta mohuar këtë tezë duke lënë të kuptohet se rezultati elektoral mund të prodhojë çdo skenar.

Pandemia pa fund e pacientëve me CoVid të gjatë

Postuar në 15 Prill, 2021 16:57

 

Ndërsa vijon gara e vaksinimit, mjekët dhe shkencëtarët po kthejnë vëmendjen te një numër gjithnjë e më i madh njerëzish, që njihen si pacientët e Covid-it të gjatë. Janë ajo kategori e njerëzve që vazhdojnë të ndiejnë simptoma shumë kohë pas ditëve ose javëve që konsiderohen normale për sëmundjen. Çuditërisht, këta pacientë janë në moshë të re në disa raste thjesht kanë vuajtur një formë të lehtë të sëmundjes.

Ndryshimi/ Shlyeni borxhet për vete dhe familjarët nëse doni të lini shtetësinë shqiptare

Postuar në 14 Prill, 2021 18:27

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka gjetur kohën të amendojë një udhëzim që rregullon dokumentacionin e nevojshëm për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare.

Ukraina nxirret në pazar

Postuar në 14 Prill, 2021 01:13

Tensioni në kufirin ruso-ukriainas ka kapërcyer fazën e nxehjes teksa përfaqësues të pushtetit, apo pranë pushtetit në Moskë kanë nisur të flasin për luftë me SHBA. Dje mediat citonin disa deklarata të Margarita Simonyan, drejtuese e mediave shtetërore ruse, RT dhe Sputnik, e cila shprehej se konflikti do të shpërthente në momentin kur Rusia do të niste lëvizjet për kapjen e territorit ukrainas. Sipas saj përplasja me SHBA është e pashmangshme në kursin e tanishëm të ngjarjeve në Ukrainë. Simonyan nuk është e vetmja që artikulon teza apo interpretime të tilla.

Tre misione ruse në Hënë deri në vitin 2026

Postuar në 13 Prill, 2021 17:04

Rritja e shpenzimeve për eksplorimin e hapësirës do t’i japë mundësi Rusisë të çojë tre misione në Hënë. Presidenti i Akademisë së Shkencave të Rusisë, Alexander Sergeyev, tha se qeveria ka vendosur që të shpenzojë 15 miliardë rubla (195 milionë dollarë) në vit për programin federal të hapësirës.

Misionet që synojnë Hënën janë emërtuar Luna-25 këtë vit, Luna-26 në 2024 dhe Luna-27 në 2025.

Hëna është bërë objektivi i garës së re të fuqive të mëdha botërore. E para është ajo e vitit 1966-1976.

SHBA, Biden cakton të parën femër si sekretare për Ushtrinë

Postuar në 13 Prill, 2021 12:53

Presidenti amerikan, Joe Biden ka caktuar Christinë Wormuth në detyrën e sekretarit për Ushtrinë, funksion që inkuadrohet brenda Departamentit të Mbrojtjes. Sipas raportimeve mediatike, nëse kandidatja në fjalë, që më herët ka shërbyer si zyrtare e lartë e politikave në Pentagon në fund të mandatit të Barack Obamës, merr miratimin e Senatit, do të jetë femra e parë në këtë pozicion.

CoVid-19, numri i vdekjeve kalon mbi 1 milionë në Europë

Postuar në 13 Prill, 2021 12:40

Rastet e vdekjeve nga CoVid-19 në Europë kanë kaluar 1 000 000 njerëz. Lajmi raportohet nga AFP, sipas së cilës përllogaritja merr në analizë fatalitetet në 52 vende. Saktësisht numri i vdekjeve deri dje është 1 000 288. 

Jemi në një pikë kritike të pandemisë. Trajektoria e pandemisë po rritet në mënyrë eksponenciale

citohet të jetë shprehur  Maria Van Kerkhove, drejtuese e grupit teknik për CoVid-19 në OBSH.

Korrespondenca e papublikuar hedh dritë mbi jetën e trishtë të Maria Callas

Postuar në 12 Prill, 2021 01:32

E famshme, e talentuar si pak të tjerë, me një jetë të klasit të lartë, sopranoja Maria Callas do të duhet të ishte zilia e të gjithëve. Por mesa duket jeta e saj personale ka qenë krejt tjetër gjë. Disa letra të saj, publikuar së fundmi nga Lyndsy Spence, e cila ka patur akses në këtë korrespondencë të papublikuar më parë, hedhin dritë mbi marrëdhënie të vështira, deri edhe në dhunë seksuale nga njerëz të afërt me të, si p.sh Aristotel Onassis, një miliarder grek që më vonë u martua me Jackie Kennedy.

1(1) prilli/Hyra në politikë me besimin e fortë se Shqipëria bëhet

Postuar në 11 Prill, 2021 13:51

Të merresh me politikë nuk do të thotë të bëhesh politikan. Unë nuk jam futur në këtë rrugë për t’u bërë politikan, por unë isha në emigracion dhe më shtyu në këtë rrugë besimi shumë i fortë se ky vend bëhet

Këtë ka deklaruar sot kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë në Laprakë.  Është një ndër ato gënjeshtrat dylekëshe që nuk merret vesh as përse thuhen.

Edhe Zuckerberg përdor Signal

Postuar në 11 Prill, 2021 13:28

As Mark Zuckerberg duket se nuk është imun kur të dhënat e kompanisë që ka themeluar bëhen shënjestër e një sulmi. Mund të duket ironike, por sipas Dave Walker, studiues i sigurisë kibernetike, Zuckerberg është mes 533 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh. Për më tepër, CEO i Facebook po përdor aplikacionin e sigurt të mesazheve Signal, pavarësisht se zotëron WhatsApp, një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme