Lajme
Edhe Zuckerberg përdor Signal
As Mark Zuckerberg duket se nuk është imun kur të dhënat e kompanisë që ka themeluar bëhen shënjestër e një sulmi. Mund të duket ironike, por sipas Dave Walker, studiues i sigurisë kibernetike, Zuckerberg është mes 533 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve u bënë të aksesueshme para pak ditësh. Për më tepër, CEO i Facebook po përdor aplikacionin e sigurt të mesazheve Signal, pavarësisht se zotëron WhatsApp, një nga konkurrentët e tij më të mëdhenj.
De-euroizimi dështoi
Nisma për deeuriozimin në Shqipëri nuk ka rezultuar efikase. Sipas sekretarit të përgjisthshëm të Shoqatës së Bankave, Spiro Brumbulli, fakti që janë mbi 50% në valutë, tregon se euro është shumë dominate dhe kjo sipas tij penalizon bankat.
Kina e pranon zyrtarisht: Vaksinat tona kanë efektivitet të ulët
Vaksinat kineze kanë efektivitet të ulët dhe këtë e pranojnë vetë autoritetet shëndetësore në Kinë. Drejtori i Qendrave për Kontrollin e Sëmundjeve, Gao Fu, tha të shtunën në një konferencë se vaksinat kineze “nuk kanë norma të larta të mbrojtjes nga Covid-19”.
"Ne po shqyrtojmë nëse duhet të përdorim vaksina të ndryshme nga linja të ndryshme teknike për procesin e imunizimit", citohet Gao nga Associated Press.
Jeruzalemi është kryeqytet i Izraelit dhe do të jetë i tillë. Asnjë problem për Izraelin, përfshirja ruse në Shqipëri
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka dhënë së fundmi një intervistë për MCN Tv, përmes së cilës ka folur për raportet politike mes dy vendeve dhe disa zhvillime ndërkombëtare. Me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, Gendler ka deklaruar se hidhet një hap i madh që patjetër do ta kthejë Kosovën në një prioritet të politikës së jashtme izraelite.
Antitrusti në Kinë, gjobë 2.7 mld$ Alibaba-s së Jack Ma
Autoritetet kineze ka gjobitur me 2.75 miliardë dollarë për shkelje të ligjeve të konkurencës në treg grupin e mirënjohur Ali Baba Group Holding Ltd. Gjoba përbën 4% të të ardhurave vjetore të brendshme të kompanisë së drejtuar nga Jack Ma. Agjencia “Reuters” ka nënvizuar se gjoba në fjalë njofton një erë të re në sjelljen e Kinës ndaj gjigandëve të teknologjisë pasi vitesh me një qasje liberale.
Lajme për përgatitjen e një sulmi ushtarak rus kundër Ukrainës
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Andrii Taran, ka deklaruar se Rusia mund të provokojë me të drejtat e rusishtfolësve të Ukrainës për të nisur agresionin ushtarak.
Akuzat ruse për dhunimin e të drejtave të rusishtfolësve në Ukrainë mund të jenë arsyeja për nisjen e agresionit ushtarak kundër Ukrainës. Në të njëjtën kohë, duhet të mbahet parasysh se intensifikimi i agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, është i mundshëm vetëm nëse vendimi është marrë në nivelet më të larta politike në Kremlin
Një qytet 3000-vjeçar zbulohet në Egjipt
Një qytet 3000-vjeçar është zbuluar së fundmi nën rërat e Luksorit në zonën që njihet si Lugina e Mbretërve. Qyteti daton që në kohën e sundimit të Amenhotepit III, rreth vitit 1390 para Krishtit, dhe është banuar edhe më pas në periudhën e Tutankhamunit. Arkeologët e cilësojnë këtë si zbulimin më të madh që prej atij të varrit të Tutankhamunit. Ai është një pjesëz e mozaikut të egjiptianëve të lashtë në kohën kur perandoria ishte në kulmin e lulëzimit.
Lolot e një "grushti shteti"
Episodi i fundit me grevën e punonjësve të Albcontrol nxjerr zbuluar nivelin e karagjazzlëkut, cinizmit dhe hipkorizisë së atyre që e drejtojnë këtë vend. Presidenti Ilir Meta do të deklaronte ndër të tjera se:
I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë.
Gjykata e Strasburgut: Vaksinimi i detyrueshëm është i ligjshëm dhe mund të jetë i domosdoshëm
Ankesa e disa familjeve çeke në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka sjellë një vendim që me gjasë do të diskutohet shumë. Familjeve në fjalë iu ishte refuzuar pranimi i fëmijëve në kopësht për shkak të mosvaksinimit dhe për rrjedhojë edhe ankesa e tyre. Mediat raportojnë se Gjykata Europiane ka cilësuar se vaksinimi i detyrueshëm është i ligjshëm dhe i domosdoshëm në një shoqëri demokratike.
Video/Një punim i ri për historinë e shqiptarëve
Historia e shqiptarëve do të vijë e rishikuar në dy vëllime të Akademisë së Shkencave. Historiani Pëllumb Xhufi thotë për MCN Tv se janë gjetur dokumente autentike dhe fakte të reja për prejardhjen, kulturën dhe civilizimin e shqiptarëve. Lidhur me periudhat ku ka patur kritika apo pikëpamje alternative, Xhufi thotë se do të sillet e vërteta përmes fakteve, dokumenteve dhe bibliografisë.