Lajme
Demagogjia nuk njeh kufij, nga kontrolli i emocioneve te garancitë absurde
Mbushen 6 vjet nga ngjarjet tragjike të 21 Janarit, ku një protestë e dhunshme e ish-opozitës socialiste u mbyll me 4 viktima. Drejtësia politike e palës që organizoi demostratën projektoi dy palë, “pushtetin kriminal të Sali Berishës” dhe “viktimat martire të popullit opozitar”. Në emër të këtij raporti Partia Socialiste me në krye Edi Ramën prodhoi betimin për të bërë drejtësi dhe po ashtu një faturë financiare për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave në masën 1.6 miliardë lekë.
Turqia ndryshon kursin me 180 gradë: Pa Assadin nuk ka zgjidhje
Bashar al – Assad duket se ka kapërcyer edhe një pengësë tjetër teksa armiku kryesor i tij në rajon, Turqia, nuk e sheh më të domosdoshëm largimin e tij. Përkundrazi, Assad tashmë është pjesë e zgjidhjes së problemit. Njoftimin për këtë ndryshim dramatik të qëndirmit turk e ka dhënë zv.kryeministri Mehmet Simsek në samitin e Davosit. Sipas tij “faktet në terren kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, kështu që Turqia nuk insiston më në zgjidhjen pa Assadin; nuk është realiste”.
Ngrohje në shkollë, nëse çdo fëmijë sjell dru zjarri me vete!
"AbcNews"
Protesta përpara ceremonisë së inaugurimit të Trump në SHBA
Hetim penal për Alfred Pezën
Çështja e pasurisë së deputetit socialist Alfred Peza zyrtarizohet si objekt pune i hetimit penal. Report Tv raporton sot se “Alfred Peza është vendosur nën hetim për evasion fiskal dhe deklarim të rremë të pasurisë”.
Në lidhje me këtë çështje sipas të njëjtit televizion sot është paraqitur në prokurori ish-bashkëshotja e tij, Adelin Toli që ka deklaruar gatishmërinë për të bashkëpunuar.
“Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshorin Alfred Peza”, është shprehur ajo.
Nxiten tensione etnike më jug, hiqet flamuri grek në Dropull
Një ditë më parë në Dropull është hequr flamuri grek që qëndronte në hyrje të tij. Akti është marrë përsipër nga një organizate që quhet "Lëvizja për Shqipërinë e Bashkuar", të cilët në faqen e tyre në internet pranojnë se kanë kryer këtë veprim si reagim ndaj qëndrimeve të Greqisë për çështjen çame. Në shkrimin me titull "LSHB largon flamurin e shtetit armik grek në Dropull, që cënonte sovranitetin" thuhet se "Dje rreth orës 17:00, djemtë e Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar kanë larguar flamurin grek në Dropull.
Rama: Zgjedhjet i bën KQZ, po numërimi e votimi elektronik janë aventurë
Debati më i nxehtë politik i momentit është ai për reformën zgjedhore për të cilin opozita ka vendosur si kusht votimin dhe numërimin elektronik. Në një parashtrim lidhur me këtë çështje kryeministri Rama ka sqaruar pse kërkesa e opozitës është praktikisht e pamundur dhe një alibi për humbjen në zgjedhje sipas tij.
Çfarë do bëjë Amerika me Ballkanin – kjo është çështja
Inaugurimi i Donald Trump në krye të presidencës amerikane po hap një mundësi për të parë sesi politika në Ballkan krediton veten me mburojnë e një fuqie të madhe dhe nuk ushqen ndonjë besim të madh në forcën e votës që pretendon se e respekton. Politika shqiptare, për aq sa shohim, ndoshta mban rekordin e kthimit të vasalitetit vulgar në një vlerë legjitimimi. Sot bëhet e ditur se republikani Fatmir Mediu që ndodhet në SHBA bashkë me Lulzim Bashën ka deklaruar se “administrata Trump do të ketë angazhim tjetër për Shqipërinë”. A ka njeri ta besojë këtë?
Inaugurimi i Trump
Shkëlzen Berisha nën hetim nga agjencia qeveritare e pastrimit të parave?
“Shqiptarja.com” shkruan sot se afera “CEZ” që u zbulua në Komisionin Hetimor të drejtuar nga socialistët ka krijuar kushtet për hapjen e hetimeve për shtetasit Nuel Kalaj, Kosovar dhe Shkëlzen Berisha, djali I ish-kryeministrit Sali Berisha.
