Lajme
Pikëpyetjet mbi axhendën e Veliajt, kryebashkiaku mohon udhëtimin me çarter
Partia Demokrattike ka ngritur disa pikëpyetje mbi një udhëtim me çarter sipas saj të kryebashkiakut Erion Veliaj dy ditë më parë. Kordinatorja e marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma sqaroi se:
Dalje në det për Kosovën, nga shkurti shfrytëzon Portin e Durrësit
Brenda muajit shkurt, Kosova do të ketë një terminal të vetin në portin e Durrësit. Të dy qeveritë kanë ngritur një grup të përbashkët pune, i cili do të bëjë gati procedurat për të lënë një pjesë të doganës në këtë port posaçërisht për bizneset Kosovare, duke i mundësuar asaj daljen në det.
“Spektakli ekonomik i Trump do të dështojë, jam i sigurtë”
Ekonomisti i njohur amerikan dhe fitues i çmimit “Nobel” në Ekonomi, Joseph Stiglitz ka bindjen se politikat ekonomike që ka ndërmend të ndjekë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump veçanërisht mbi importet janë të destinuara të dështojnë, duke folur për perspektivën e një "luftë tregtare", me vende si Kina apo Meksiko.
"Kjo nuk do të funksionojë, unë jam i sigurtë", u tha ai gazetarëve gjatë Forumit Ekonomik Botëror në përgjigje të një pyetje në lidhje me kërcënimet e manjatit amerikan për rritjen e tarifave mbi mallrat e importuara, sidomos automobilëve.
Ambasada ruse: Deklarata e Lavrov për Kosovën është nxjerrë jashtë kontekstit
Ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar sot rreth raportimit që media shqiptare i bëri deklaratave të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov mes të cilave u veçua apeli i tij që në Veri të Kosovës të mos ketë prezencë të forcave shqiptare të sigurisë. Ambsada deklaron se deklaratat e Lavrov janë nxjerrë jashtë kontekstit dhe me këtë rast përcjell të plotë mesazhin e tij për këtë çështje:
Përgjojnë gjithë Shqipërinë, por nuk zbulojnë dot se kush përgjoi ministrin e Brendshëm në zyrë!
"AbcNews" raporton se prokuoria e Tiranës ka pezulluar hetimet për pajisjen e përgjimit që gjet në paradhomën e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Ndahet nga jeta Ymer Pampuri, kampioni olimpik në peshëngritje
Pampuri theu rekordin botëror në Olimpiadën e vitit 1972 në Mynih. Ai vdiq në moshën 73 vjeçare.
Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në
Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.
Raporti i forcave me Serbinë, Shqipëria shpenzon 8 herë më pak për mbrojtjen
Ditët e fundit nuk kanë munguar deklarata lufte nga Beogradi pas tensioneve me trenin e nisur drejt Mitrovicës. Teorikisht çdo konflikt ushtarak në rajon do të implikonte më shumë se dy palë dhe gjasat për rivendosur ekuilibra përmes forcës duket zgjidhja e fundit dhe më shumë një lojë deklaratash sesa një perspektivë politike. Gjithsesi Serbia dhe Shqipëria janë dy fuqi ushtarake me specifikat e tyre që lidhen si me orientimin strategjik të dy vendeve ashtu edhe me pozitën gjeografike.
"Jam një piktor që shkruaj"*
Në vitin 1974 hoqa dorë nga ëndrra për t’u bërë piktor dhe arkitekt dhe vendosa të bëhem shkrimtar. Vizatoja qëkurse kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja. Familja më nxiste: në shtëpi donin që të ndiqja karrierën e Le Corbusier, arkitekt dhe piktor. Po pse atëherë, ndërkohë që studioja në univeristet dhe pasi I isha dedikuar për 15 vite pikturës, vendosa të bëhem shkrimtar?
Kompesimi i pronave, ligji ri nuk prek dosjet e shqyrtuara
Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon dy nene të ligjit për pronat. Thelbi i ndryshimeve është vlerësimi me zërin kadastral aktual për dosjet që janë në shqyrtim dhe kthimi fizik i pronës atje ku është e lirë, duke u dhënë përparësi ish-pronarëve. Qeveria ka dy muaj kohë të reflektojë në ligj ndryshimet e diktuara në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
