Lajme

Në Shqipëri nuk ka opozitë

Postuar në 19 Janar, 2017 12:21

Ben Blushi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku është përqendruar në çështjet e reformës zgjedhore. Blushi tha se ka kohë për votimin elektronik dhe një nga arsyet pse LIBRA, partia që ai drejton e kërkon këtë është edhe se një numër i madh anëtarësimesh në të, bëhen online. I pyetur për koalicionet Blushi tha se kjo është një çështje që do të vendoset nga anëtarësia në të ardhmen, ndërkohë që shtoi se “Shqipëria nuk ka opozitë”.

Hillary Clinton po mendon kandidimin për bashkinë e New York-ut?

Postuar në 19 Janar, 2017 11:09

Hillary Clinton do ta fitonte me diferencë bashkinë e New York-ut nëse do të vendoste të kandidonte. Këtë tregon një sondazh i publikuar të mërkurën, duke përforcuar zërat se ish-sekretarja e Shtetit po mendon rikthimin në skenën politike pas humbjes shokuese në zgjedhjet presidenciale. 
Kandidatja demokrate do të siguronte një përqindje 49 për qind nëse do të futej në garë, ndërkohë që kryebashkiaku aktual Donald de Blazio që shpreson në rikonfirmimin e postit ka vetëm 30 për qind të preferencave e të elektoratit. 

Balta e tharë në Mars, prova e ekzistencës së ujit

Postuar në 19 Janar, 2017 10:59

Sonda Curiosity fotografoi këtë pamje më dhjetor ku paraqitet një formacion i krijuar 3.6 miliardë vjet më parë nga cikli i lagies dhe tharjes. 

Vuçiç pas takimit me Mogherinin: Jam në favor të paqes me çdo çmim

Postuar në 19 Janar, 2017 10:46

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, deklaron pas takimit me drejtuesen e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, se është i gatshëm për çdo kompromis. Agjencia “B92”, raporton se takimi u mbajt me urgjencë në Davos të mërkurën dhe se aty Vuçiç është shprehur se ishte në favor “të paqes dhe stabilitetit me çdo çmim”, por se ai “nuk e pëlqen hipokrizinë”. Po kështu ai ka përcjellë besimin se me shqiptarët e Kosovës do të gjendet një zgjidhje paqësore dhe racionale duke shtuar se “ne kemi kontakte të veçanta me shqiptarët në Kosovë”.

Agjencia Europiane e Inteligjencës: Pas grushtit të shtetit në Turqi nuk qëndron Fetullah Gulen

Postuar në 19 Janar, 2017 08:45

Fetullah Gulen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016. Të paktën këtë konkluzion arrin agjencia europiane e inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga EuObserver.

CIA hedh online 13 milionë faqe dokumente. UFO-t, politika dhe projekti Stargate, ndër më interesantët

Postuar në 18 Janar, 2017 23:45

Agjencia Qendrore e Inteligjencës në SHBA ka deklasifikuar 13 milionë faqe dokumente të cilat i ka vënë në dispozicion online. Vëzhgimet dhe raportimet për UFO, eksperimente nga programi Stargate, janë disa nga publikimet që kanë ardhur pas kërkesave të shumta dhe detyrimeve që rrjedhin nga liria e informacionit. Arkivi i plotë përbëhet nga 800 mijë dosje. BBC-ja raporton se një nga fragmentet më ta pazakonta është ai që ka të bëjë me projektin Stargate që trajtonte fuqitë psikike dhe perceptimet ekstrasensoriale.

Shkencëtarët rusë hedhin poshtë teorinë e meteorit për ngjarjen e Tunguskës

Postuar në 18 Janar, 2017 23:26

Pak ngjarje zgjojnë kuriozitetin dhe frikën e shpërthimit të Tunguskës. Nuk janë vetëm të dhënat e pasojës së tij, por pamundësia e deritanishme e shkencës për të dhënë një shpjegim final për atë që ka ndodhur ajo që mban gjallë vëmendjen ndaj një ngjarjeje që ndodhi më 30 qershor të vitit 1908 në Krasnoyarsk Krai në Siberi. Shpërthimi ndodhi disa kilometra mbi sipërfaqen e tokës, u dëgjua deri në 745 milje larg, rrafshoi 2000 km2 pyll dhe ndriçimi i krijuar u pa edhe në Britaninë e Madhe. Një ditë më pas u vunë re fenomene të çuditshme në qiellin e Europës.

Fotolajm/Presidenti iranian, Hasan Rouhani, inspekton makinat elektrike të prodhimit vendas

Postuar në 18 Janar, 2017 22:30

Qeveria përmirëson trajtimin financiar për diplomatët jashtë vendit dhe familjarët e tyre

Postuar në 18 Janar, 2017 21:28

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh të rëndësishme në ligjin për personelin e shërbimit të jashtëm dhe familjarëve që i shoqërojnë ata, duke propozuar një trajtim më të plotë financiar, handikap që shërbimi ynë i jashtëm e ka vuajtur në vite. Kështu qeveria vendosi që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në misionet diplomatike dhe postet konsullore jashtë vendit, personeli i shërbimit të jashtëm të përfitojë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qirasë së banesës, energjisë elektrike, ujit, gazit dhe ngrohjes.

Mbyllet me para

Postuar në 18 Janar, 2017 21:10

Tri ditë përpara 6 vjetorit të 21 janarit qeveria ka vendosur të akordojë një fond prej 160 011 479 lekësh për dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave të protestës së vitit 2011. Fondi merret nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe siç thuhet në vendim, ai përmbush detyrimet qe rrjedhin nga vendimet e Gjykatës Administrative

Fondi i ngarkohet Gardës së Republikës që do të kryejë shlyerjen e tij. Mbyllet pra me para një protestë për të cilën u premtua drejtësi pas vdekjes në rrethana ende të pasqaruara zyrtarisht të katër personave. 

Pages

Subscribe to RSS - Lajme