Lajme
Kundër internetit në bar kafe
Një zinxhir lokalesh në SHBA po heqin wi fi në mënyrë që njerëzit të bisedojnë ndërkohë që aktualisht interneti ka tjetërsuar sjelljen e njerëzve.
Fundi i kinemasë klasike
“Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”
Oferta e Gruevskit: Mbështetje për Zaevin kryeministër, nëse heq dorë nga Platforma e Tiranës
Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e fundit për të ndalur institucionalizimin e asaj që thirret si Platforma e Tiranës, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një poostim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev synon ndjekjen penale ndaj Gruevskit. KJo vetëm nëse kreu I opozitës heq dorë nga pranimi i Platformës së Tiranës.
Kush gënjen për ekspertizën e Zharrëzës, Edi Rama apo Niko Peleshi?
Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po hyn në ditën e tretë. Shkaku është bërë publik tashmë: operacionet e kompanisë Bankers Petroleum sipas tyre provokojnë lëkundje në zonë duke çuar në dëme materiale. Qeveria shqiptare aktuale, ka dështuar qartë në dhënien e një përgjigjeje shteruese në këtë drejtim, duke mbetur si jetime përballë një kompanie e cila përkohësisht thuhet se ka ndaluar operacionet e injektimit të ujit në tokë.
Spekullime në media se Churkin u helmua
Vdekja e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin ka hapur një diskutim mediatik mbi mundësinë e helmimit të tij. Kanë qenë disa media, kryesisht në SHBA që kanë lënë shteg të mendohet se nga autopsia e kryer, Churkin mund të mos ketë patur vdekje natyrale. Sipas televizionit filipinas, “abs-cbn”, raporti i ekzaminimit mjekësor fliste për “ushqimin e dyshuar” duke spekulluar se helmi ka dhënë efekt në veshka.
NATO, deklaratë për krizën maqedonase: Të mandatohet Zaev
Për krizën maqedonase është futur në lojë edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila përmes një deklarate të posaçme të sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, bën thirrje për të gjitha palët që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinos.
Vlahutin sqaron kroatët: Populli shqiptar na mbështet. Një pakicë na sulmon – pasojat e Enver Hoxhës
Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë ka vendosur të flasë për një gazetë kroate rreth akuzave që i bëhen në Shqipëri. Duke folur për çështjet e reformës në drejtësi, mbështetjen e saj nga populli shqiptar siç thotë ajo, Vlahutin nuk sqaron se për cilat arsye ka heshtur për probleme strikt teknike në kuadër të reformës siç është ta zëmë debati aktual për ONM-në. Nuk dihet se çfarë tjetër veç hipokrizisë e çon ambasadoren drejt një qëndrimi që sheh te sulmet vetëm akte të mafies politike.
Protestuesit e Zharrëzës qëndrojnë ende para ministrisë
Protestuesit e Zharrëzës që kanë mbërritur të shtunën në Tiranë përpara Ministrisë së Energjisë, nuk janë larguar nga këto ambjente edhe pas negociatave me qeverinë. Prania e tyre para ministrisë tregon se ata ende nuk besojnë në atë çka u është premtuar nga qeveria dhe janë në pritje të një dokumenti të shkruar për zgjidhjen e problemit të tyre.
Letra e dytë e Vasilit: S'ka marrëveshje mes SHBA e BE për bordin e OMN
Pas reagimit të komisionerit Hahn për bordin e ONM, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidentit, kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Letra, e cila mban datën 20 shkurt 2017 rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.
Shqiptarët e mirë duan të dinë për vdekjet në landfille dhe për autorët e falsifikimit të firmave
Ka dalë në dritë së fundmi një peticion për reformën në drejtësi. Pas tyre qëndrojnë 50 subjekte të së ashtuquajturës shoqëri civile që kanë iniciuar kështu një protestë të vetën kundër opozitës. Ky është thelbi i një peticioni të porositur i cili vjen e bëhet më qesharak në kushtet kur pjesa më e madhe e ligjeve janë miratuar.
Për të plotësuar teatralitetin e kësaj nisme në veprim është hedhur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj.
