Lajme

Plani Kerry për paqen: Jeruzalemi kryeqytet i Izraelit dhe Palestinës

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:47

Gazeta izraelite “Haaretz” raporton se administrata amerikane Obama, e përfaqësuar nga sekretari i Shtett, John Kerry, ka propozuar në një samit sekret mbajtur në Jordani në vitin 2016, një plan paqeje që parashikonte njohjen nga vendet arabe të Izraelit si një shtet hebraik. 

Në Milano palmave u vënë zjarrin

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:23

Rrjeti Starbucks donte që të bënte dekorimin me palma në Duomo të Milanos të hapësirës së vet. Palmat u vunë por qytetarët protestuan. Sot gazeta Corriere della Sera njofton se palmave u është vënë zjarri. Qyteti po merr rol të ri në një botë përherë e më pak miqësore. Ndaj nuk duhet lejuar që "revolucionarët" të grabisin kujtimet e brezave të tërë për trille estetike. 

Fotlajm/Kryeministri dorëzohet te PDIU

Postuar në 19 Shkurt, 2017 12:17

Fotoja është bërë sot në Rogner, pak metra nga protesta dhe aty kryeministri Rama është me deputetin e PDIU-së Aqif Rakipi. Dje pati disa deklarata nxitëse për LSI-në duke lënë të kuptohet se protesta e PD-së nuk është pa llogari. 

Kulti i Pushkinit – pasojë e një vendimi politik të Stalinit

Postuar në 19 Shkurt, 2017 00:20

Poeti rus Aleksander Pushkin gëzon një famë të përbotshme dhe kjo i atribuohet kontributit të të tij në letërsi. Por ndoshta në këtë popullarizim të tij mund të ketë gisht edhe Josif Stalin, diktatori sovjetik, i cili në vitin 1937 organizonte Spastrimin e Madh në Bashkimin Sovjetik, e krahas tij edhe 100 vjetorin e vdekjes së poetit me një ceremoni dhe festime masive.

SHBA – Rusi, rikthehet klima e rivalitetit

Postuar në 18 Shkurt, 2017 22:58

Rusia dhe SHBA mbeten rivalë dhe thuajse antagonistë në një botë përfytyrimi i së cilës është i ndryshëm nga të dy palët. Megjithë premtimet e bujshme dhe deklaratat e pazakonta nga presidenti amerikan Donald Trump, në mes janë interesa të cilat nuk mund të kapërcehen dhe një gjë e tillë ka rënë në sy qartë në punimëet e Konferencës së Mynihut. Ministri i Jashtëm rus, Sergery Lavrov deklaroi se ai shpreson që “bota të pranojë një rend të ri botëror – një rend post perëndimor – më demokratik,në të cilin secili vend përkufizohet nga sovraniteti i tij”.

Berisha e quan revolucion protestën

Postuar në 18 Shkurt, 2017 19:35

Ish kreu i partisë demokratike Sali Berisha iu është drejtuar qytetarëve duke thënë se protesta e kësaj të shtune është për lirinë. Ndërsa nuk ka kursyer një mesazh edhe për kryeministrin Edi Rama.

Opozita ex machina/ Tempus fugit Ben, barra e opozitës së shqiptareve bie mbi ty!

Postuar në 18 Shkurt, 2017 17:12

Ndërsa dola nga shtëpia për të shkuar në punë, rruga më ra në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku është planifikuar protesta e 18 shkurtit 2017 e opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike. Duhet thënë se për këtë protestë ka rreth një muaj që në media-fasonin shqiptar dëgjojmë të flitet me pasion të madh retorik, por gjithmonë ka munguar një analizë faktike në kuadrin ekonomik se përse gjërat nuk shkojnë mirë, ose më saktë shkojnë keq.

Fotolajm/Protestë në Shqipëri

Postuar në 18 Shkurt, 2017 16:07

Rama përballë pasqyrës, sërish personazh i krizës

Postuar në 18 Shkurt, 2017 14:18

Kanë ndryshuar rolet. Atë që Edi Rama bëri me Partinë Socialiste në vitin 2009 me grevën e urisë në bulevard, tani e ka përballë godinës ku është si kryeministër. Partia Demokratike nisi aksionin për të qëndruar në shesh deri në pranimin e kërkesave të saj për qeveri teknike që do të organizojë zgjedhjet, për të cilat opozita nuk ka garanci se me Edi Ramën do të jenë të lira e të ndershme.

Protesta e PD-së vijon pa ndërprerje. Çadrat rishfaqen në bulevard

Postuar në 18 Shkurt, 2017 13:47

Partia Demokratike ka nisur siç premtoi protestën e saj në bulevardin qendror të Tiranës. Protesta ka kaluar pa eksese dhe oratorët kanë mbajtur fjalimet e tyre kundër qverisjes së keqe dhe situatës aktuale. Në vijim të protestës, PD-ja ka vendosur të ngujohet në bulevard duke ngritur çadrat, aty ku disa vite më parë socialistët bënin të njëjtën gjë pas zgjedhjeve të vitit 2009.  Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se edhe ai do të qëndrojë në shesh me protestuesit.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme