Lajme

Wikileaks: CIA spiunoi zgjedhjet e 2012-ës në Francë

Postuar në 16 Shkurt, 2017 22:35

Zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2012 kanë qenë në lupën e njësive të spiunazhit të CIA-s.

SHBA, e gatshme të mbrojë me armë bërthamore aleatët në Azi

Postuar në 16 Shkurt, 2017 22:15

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të "vendosura" për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe Japoninë, duke mos përjashtuar përdorimin e armëve bërthamore. Kjo është deklarata e Sekretarit Amerikan të Shtetit,  Rex Tillerson, pak ditë pas lëshimit të një rakete balistike nga Koreja e Veriut. Në një deklaratë të përbashkët me homologët e tij nga Koreja e Jugut dhe Japonia, Tilerson dënoi ashpër provat balistike të Koresë së Veriut dhe tha se SHBA mbetet e vendosur për të kontribuar në mbrojtjen e aleatëve të saj.

Zonja Doda, vareni te palma!

Postuar në 16 Shkurt, 2017 20:07

Mesila Doda, dikur deputete e Partisë Demokratike, sot deputete e PDIU-së, ka mbajtur një fjalë në Parlament, një si gati poemë epike, e cila merr përmasat e një grimce humoristike pasi heroi i keq i saj është “i pakëti” Vangjel Dule. 
Doda thotë se Dule punon për shpërbërjen e Shqipërisë dhe për këtë si argument ka bindjen e vet dhe copëza lajmesh nga mediat. 

Nisin “arrnimet” e Vetting-ut, Rama heq njerëzit partiakë të reformës

Postuar në 16 Shkurt, 2017 18:34

Në të njëjtën ditë Drejtori i Përgjithshëm i Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni si dhe Drejtori i Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Arben Seferi i kanë dorëzuar kryeministrit dorëheqjen. Me argumentin se largimi i tyre do të shërbejë për të eleminuar çdo alibi të atyre që i frikësohen reformës në drejtësi, të dy titullarët kanë hapur krahun me urdhër politik.

“Motrat Qiriazi, një model unikal i angazhimit femëror”

Postuar në 16 Shkurt, 2017 15:55

Tradita dhe kultura jonë i ka të pakta modelet e angazhimit femëror. Motrat Qiriazi për dyzet vjet me radhë arsimuan dhe emancipuan një shoqëri të prapambetur që në fund i ndëshkoi. Në “Takimet e Kulturës”, një rrëfim i rrallë për Sevasti dhe Parashqevi Qiriazin nga studiuesit Teuta Toska dhe David Hosaflook.

"ABCNEWS"

Një puthje nga Ashton Kutcher për John McCain

Postuar në 16 Shkurt, 2017 15:32

Aktori Ashton Kutcher ka dëshmuar para Senatit amerikan për abuzimin me fëmijët dhe atë që quhet skllavëria moderne. Ai drejton një fondacion, Thon dhe ka folur "në mënyrë pasionante" për disa gjëra "që asnjë njeri nuk duhet t'i shikojë. Në fund drejtuesi i Komitetit në Senat, senatori John McCain ka falënderuar Kutcher të cilit i ka thënë se duket më mirë në filma. Reagimi i aktorit ishte me shumë humor...

Trump uron presidentin Thaçi për pavarësinë e Kosovës

Postuar në 16 Shkurt, 2017 14:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë  shkruan se "Partneriteti mes dy shteteve mbështetet në vlerat dhe interesat e përbashkëta. E ardhmja e Kosovës sovrane, multietnike dhe demokratike bazohet në rajonin e Ballkanit stabil, të begatë dhe plotësisht të integruar në bashkësinë ndërkombëtare". 

Jo ndihmë nga Shqipëria për sovranitetin e Kosovës

Postuar në 16 Shkurt, 2017 13:23

Zv.kryeministri I Kosovës, Hajdredin Kuçi ka folur gjatë një takimi në Universitetin Europian të Tiranës në të cilin ka shprehur disa mendime për raportet me Shqipërinë, sovranitetin, tensionet në Ballkan dhe BE-në dhe SHBA-të.

Armando Prenga jashtë parlamentit, Prokuroria procedim penal për KQZ

Postuar në 16 Shkurt, 2017 12:19

Armando Prenga, votën e të cilit Partia Socialiste e përdori edhe pas problemeve me drejtësinë që e shpalli të pafajshem për plagosjen me armë në komisariatin e Kurbinit, do t'i hiqet mandati i deputetit. Në një dokument të publikuar nga prokuroria e Përgjithshme thuhet se deputeti socialist i Kurbinit, ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje dhe në Shqipëri me gjobë për falsifikim dokumentash. Paralelisht me kërkesën për heqjen e mandatit të deputetit Prenga, Prokuroria ka njoftuar se ka regjistruar procedim penal për shkelje ligjore nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një zë nga Shqipëria e gjeneratorëve për “aferën CEZ”

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:24

Një shpjegim i detajuar mbi zanafillën e aferës CEZ”. Ky është titulli i një artikulli që mban firmën e ish-zv.ministrit të Energjetikës, Pajtim Bello. Ky titull të tërheq në leximin e shkrimit, pasi njeriu shpreson se do të marrë më në fund vesh se për çfarë bëhet fjalë në këtë zallamahi të madhe shkeljesh dhe akuzash. Janë ngritur dy komisione hetimore, ka një përplasje me Avokaturën e Shtetit që është kapur në flagrancën e konfliktit të interesit dhe në këtë kontekst shfaqet shumë premtues Pajtim Bello.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme