Lajme
Protestuesit e Zharrëzës qëndrojnë ende para ministrisë
Protestuesit e Zharrëzës që kanë mbërritur të shtunën në Tiranë përpara Ministrisë së Energjisë, nuk janë larguar nga këto ambjente edhe pas negociatave me qeverinë. Prania e tyre para ministrisë tregon se ata ende nuk besojnë në atë çka u është premtuar nga qeveria dhe janë në pritje të një dokumenti të shkruar për zgjidhjen e problemit të tyre.
Letra e dytë e Vasilit: S'ka marrëveshje mes SHBA e BE për bordin e OMN
Pas reagimit të komisionerit Hahn për bordin e ONM, Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka nisur një tjetër letër në drejtim të presidentit, kryeministrit, kreut të Kuvendit dhe Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Letra, e cila mban datën 20 shkurt 2017 rinënvizon faktin se ngritja e bordit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit është antikushtetues.
Shqiptarët e mirë duan të dinë për vdekjet në landfille dhe për autorët e falsifikimit të firmave
Ka dalë në dritë së fundmi një peticion për reformën në drejtësi. Pas tyre qëndrojnë 50 subjekte të së ashtuquajturës shoqëri civile që kanë iniciuar kështu një protestë të vetën kundër opozitës. Ky është thelbi i një peticioni të porositur i cili vjen e bëhet më qesharak në kushtet kur pjesa më e madhe e ligjeve janë miratuar.
Për të plotësuar teatralitetin e kësaj nisme në veprim është hedhur edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj.
Rruga drejt ribashkimit?
Turbullohen edhe më shumë ujërat me situatën politike në Shqipëri, pas konfirmimit se Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, do të jenë anëtarë të bordit menaxhues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
Fotolajm/Protestuesit e Zharëzës ngujohen para Ministrisë së Energjetikës
Protestuesit e Zharëzës përplasen me policinë(video)
Heshtja e (këtyre) ambasadorëve për protestën është veprim i logjikshëm...
Pohimi nga kreu i Antimafies italiane për trefishimin e sipërfaqes së kultivimit të drogës ka nxjerrë në pah një problem serioz edhe sa i përket disa ambasadorëve në Tiranë. Duke patur një rol jo të vogël, ambasadorët, sidomos dyshja Lu-Vlahutin, kanë ndikuar jo pak në klimën e proceseve politike.
Prenga nën mbrojtje militante nga KQZ-ja. Prokuroria përsërit kërkesën për heqjen e mandatit
Prokuroria e Përgjithshme kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të ndërpresë mandatin e deputetit Armando Prenga. Kërkesa i është përcjellë KQZ-së që drejtohet nga një militant partiak si Denar Biba.
Banorët e Zharrëzës protestojnë para Ministrisë së Energjetikës. A do t'i gënjejnë sërish?
Policia kallëzon Bashën për nxitje të dhunës kundër rendit kushtetues
Për thirrjen ë bërë një ditë më parë nga çadra e protestës, policia i ka kërkuar Prokurorisë të ndjekë penalisht kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.Në materialin që i ka referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë policia thotë se në datën 24 shkurt në çadrën e ngritur,para kryeministrisë dhe në fjalën e transmetuar drejtpërdrejt në media, Basha ka bërë thirrje nxitëse ndaj qytetarëve të reagojnë dhunshëm ndaj institucioneve shtetërore.
