Lajme

Ndryshim kursi me Greqinë apo parodia elektorale e radhës?

Postuar në 27 Shkurt, 2017 12:07

Në fundjavë kryeministri zbriti në jug të vendit për të marrë pjesë edhe në një Forum për Minoritetet, organizuar nga partia MEGA, e cila me ndihmën e Partisë Socialiste dhe Koço Kokëdhimës në veçanti fitoi bashkinë minoritare të Finiqit në zgjedhjet lokale të 2013. Një fitore politike jo vetëm për drejtuesit e saj, por edhe përballë hegjemonisë së PBDNJ-së Vangjel Dules, që ka mbajtur për shumë vite monopolin e përfaqësimit të grekëve apo pakicave të tjera në Parlamentin e Shqipërisë. 

114 shtete - Bangladeshi njeh Kosovën shtet

Postuar në 27 Shkurt, 2017 12:04

Njoftimin e ka bërë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në Facebook: 

"Një lajm tjetër i mirë. Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para disa orësh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Tani kemi 114 njohje”, ka shkruar ai. 

Një shembull si CNN Greek lexon nacionalizmin shqiptar dhe Bujar Kapexhiun

Postuar në 27 Shkurt, 2017 10:57

Një skicë që tregon heronjtë e Revolucionit Grek të 1821, Theodooros Kolokotronis dhe Marko Boçari duke bërë shqiponjën me dy duar u kthye në lajmin viral të fundjavës që lamë pas si një tjetër shfaqje e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. 

Kundër internetit në bar kafe

Postuar në 27 Shkurt, 2017 10:33

Një zinxhir lokalesh në SHBA po heqin wi fi në mënyrë që njerëzit të bisedojnë ndërkohë që aktualisht interneti ka tjetërsuar sjelljen e njerëzve. 

Fundi i kinemasë klasike

Postuar në 27 Shkurt, 2017 09:49

Kinemaja me të cilën u rrita dhe që unë bëj nuk është më. Ka ikur. Teatri do të jetë përherë për atë përvojën e përbashkët, nuk ka dyshim. Por çfarë lloj përvoje ka për të qenë ajo?”

Oferta e Gruevskit: Mbështetje për Zaevin kryeministër, nëse heq dorë nga Platforma e Tiranës

Postuar në 27 Shkurt, 2017 09:26

Nikola Gruevski ka bërë lëvizjen e fundit për të ndalur institucionalizimin e asaj që thirret si Platforma e Tiranës, apo dokumenti i partive shqiptare në Maqedoni, i cili vendos kushte të reja për konstitucionalizimin e të drejtave shqiptare aty. Në një poostim në faqen e tij në Facebook, cituar nga agjencia MIA, Geruevsi i premton kreut të LSDM-së, Zoran Zev se do të japë votot për krijimin e qeverisë së tij, pra votat e VMRO-DPMNE për LSDM-në, edhe nëse Zaev synon ndjekjen penale ndaj Gruevskit. KJo vetëm nëse kreu I opozitës heq dorë nga pranimi i Platformës së Tiranës.

Kush gënjen për ekspertizën e Zharrëzës, Edi Rama apo Niko Peleshi?

Postuar në 26 Shkurt, 2017 23:16

Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po hyn në ditën e tretë. Shkaku është bërë publik tashmë: operacionet e kompanisë Bankers Petroleum sipas tyre provokojnë lëkundje në zonë duke çuar në dëme materiale. Qeveria shqiptare aktuale, ka dështuar qartë në dhënien e një përgjigjeje shteruese në këtë drejtim, duke mbetur si jetime përballë një kompanie e cila përkohësisht thuhet se ka ndaluar operacionet e injektimit të ujit në tokë.

Spekullime në media se Churkin u helmua

Postuar në 26 Shkurt, 2017 22:18

Vdekja e ambasadorit rus në OKB, Vitaly Churkin ka hapur një diskutim mediatik mbi mundësinë e helmimit të tij. Kanë qenë disa media, kryesisht në SHBA që kanë lënë shteg të mendohet se nga autopsia e kryer, Churkin mund të mos ketë patur vdekje natyrale. Sipas televizionit filipinas, “abs-cbn”, raporti i ekzaminimit mjekësor fliste për “ushqimin e dyshuar” duke spekulluar se helmi ka dhënë efekt në veshka.

NATO, deklaratë për krizën maqedonase: Të mandatohet Zaev

Postuar në 26 Shkurt, 2017 21:44

Për krizën maqedonase është futur në lojë edhe Aleanca e Atlantikut të Veriut, e cila përmes një deklarate të posaçme të sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, bën thirrje për të gjitha palët që t’i përmbahen Marrëveshjes së Përzhinos.

Vlahutin sqaron kroatët: Populli shqiptar na mbështet. Një pakicë na sulmon – pasojat e Enver Hoxhës

Postuar në 26 Shkurt, 2017 17:53

Romana Vlahutin, ambasadore e BE-së në Tiranë ka vendosur të flasë për një gazetë kroate rreth akuzave që i bëhen në Shqipëri. Duke folur për çështjet e reformës në drejtësi, mbështetjen e saj nga populli shqiptar siç thotë ajo, Vlahutin nuk sqaron se për cilat arsye ka heshtur për probleme strikt teknike në kuadër të reformës siç është ta zëmë debati aktual për ONM-në. Nuk dihet se çfarë tjetër veç hipokrizisë e çon ambasadoren drejt një qëndrimi që sheh te sulmet  vetëm akte të mafies politike.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme