Lajme

Grushti i shtetit në Turqi, një pretekst i mirëpritur. Lëvizja Gulen nuk është eskremiste, e as terroriste

Postuar në 23 Mars, 2017 10:14

Shefi i Shërbimit sekret gjerman, BND, Bruno Kahl, i ka dhënë një intervistë revistës “Spiegel” përmeës së cilës jep disa përgjigje për terrorizmin, survejimin në botën e tanishme, ndryshimin e administratës amerikane, por edhe zhvillimet në Turqi. Duke qëndruar te kjo e fundit, vlerësimet e Kahl kanë rëndësi pasi ato marrin edhe nota politike, përderisa kreu gjerman i inteligjencës thotë se argumenti i Ankarasë zyrtare për grushtin e shtetit të muajit korrik, nuk ka bindur kënd në Perëndim.

Londra në shënjestrën e terrorizmit (Foto)

Postuar në 23 Mars, 2017 09:32

Skena paniku dhe tmerri përfshinë dje zemrën e Londrës, ku një agresor me shumë gjasë terrorist islamik shtypi me makinë këmbësorët dhe pastaj shkoi përpara godinës së parlamentit duke vrarë me thikë policin 48-vjeçar Keith Palmer. Vrasësi sipas Daily Mail ka pasur tipare aziatike dhe ishte rreth 40 vjeç. Bilanci i sulmit është 4 të vrarë,  40 të plagosur, mes të cilëve 29 janë në spital

Lavatriçja globale - 20 mld$ të pastruara përmes bankave kryesore në Perëndim

Postuar në 23 Mars, 2017 09:31

Gazeta britanike “The Guardian” ka raportuar këto ditë për një nga skemat më të mëdha të pastrimit të parave. Për lindjen e Europës ajo është skema më e madhe e realizuar ndonjëherë dhe arrin shifrën e 20 miliardë dollarëve. Origjina dhe autorësia e operacionit i faturohet rusëve dhe me këta nënkuptohet aktorë të lidhur me qeverinë ruse dhe KGB-në. Skema përfshinte kompani fictive britanike, banka ruse dhe një gjykatë në Moladvi.

Kenia, fotografohet një lloj i rrallë maceje

Postuar në 23 Mars, 2017 08:47

Shpërthen Erdogan, kërcënim të hapur Europës

Postuar në 22 Mars, 2017 22:31

Mesazh Europës për të respektuar të drejtat e njeriut dhe demokracinë ka dërguar Rexhep Tajip Erdogan, duke bërë deklarata provokuese dhe kërcënime për sigurinë e qytetarëve evropianë. Duke folur me gazetarët në Ankara, Erdogan "paralajmëroi" evropianët se nëse do të vazhdojnë në këtë mënyrë, nuk do të jetë në gjendje të ecin të sigurtë në rrugë.

Kandidatët për gjykatës në Strasburg kalojnë provën e parë

Postuar në 22 Mars, 2017 20:19

Kandidatët shqiptarë për gjyqtar në Gjykatën e Strasburgut kanë kaluar provën e parë.

Koha për Partneritetin Ballkanik. BE-ja të ndërmjetësojë problemet kufitare në Ballkan

Postuar në 22 Mars, 2017 16:48

Ballkani duket se ka hyrë në modën e analizave kur vjen puna të flitet për Europën. Kjo e fundit po provon edhe njëherë dobësitë e veta duke mos arritur të shtrijë standardet e demokracisë dhe stabilitetit edhe në këtë rajon të saj. Por Europa duhet të merret me Ballkanin, sado e bezdisshme është kjo gjë.

Mali i borxhit shteteror ndaj OSHEE-së, thesari bllokon pagesat e disa institucioneve

Postuar në 22 Mars, 2017 16:25

Edhe pse 2 vite më parë, me anë të një vendimi, qeveria bëri shlyerjen e të gjitha borxheve që sektori publik kishte për faturat e papaguara të energjisë, kjo nuk ndali krijimin e detyrimeve të reja.Vetëm në 1 vit, institucionet publike dhe kompanitë që janë në pronësi të shtetit kanë krijuar 58 milion euro borxhe ndaj operatorit të shpërndarjes së energjisë.

Edhe Zoran Zaev flet për albanofobinë: Po përhapet nga Gruevski dhe nuk ndihmon

Postuar në 22 Mars, 2017 15:52

Partia e Nikolla Gruevksit në Maqedoni ka propozuar mbrëmë përmes ish-ministrit të Jashtëm Antonio Milloshovksit se rruga e daljes nga kriza është heqja dorë nga platforma shqiptare dhe kalimi drejt zgjedhjeve të reja. Mirëpo Zoran Zaev, njeriu që kërkon aktualisht mandatin për krijimin e qeverisë së re ka deklaruar se sjellja dhe deklarimet e VMRO-DPMNE udhëhiqen nga albanofobia, e cila nuk ndihmon në ecjen përpara.

Shqipëria kërkon thellimin e bashkëpunimit strategjik me Trump

Postuar në 22 Mars, 2017 12:18

Qeveria shqiptare nuk u tregua shumë entuziaste për zgjedhjen e Donald Trump në presidencën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo për shkak të pozicionimit politik dhe ekspozimit të panevojshëm të kryeministrit shqiptar, Edi Rama pro kandidates demokrate, Hillary Klinton.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme