Lajme
Trafik droge me vulën e shtetit, policia kishte mohuar implikimin
Një hetim i Prokurorisë së Krimeve të Rënda implikon strukturat e policisë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Bëhet fjalë për përfshirjen e 4 policëve të pikës kufitare të Qafë Thanës në trafikimin e 8 tonë kanabis nga Maqedonia drejt Belgjikës, me një kamion që kaloi tranzit nga Shqipëria dhe u kap në Ankona të Italisë.
Opozita mbetet vetëm, Basha nuk merr mbështetje nga SHBA
Vizita e kryetarit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara u mbyll me një intervistë në Zërin e Amerikës, ku Basha u pyet për takimet që pati në Uashington. Deklaratat e tij duhet thënë se nuk sollën asgjë të re në qëndrimet e opozitës, përveç konfirmimit se PD do të bllokojë zgjedhjet edhe pse nuk do të marrë pjesë në proces.
"Gol" 80 mln euro qeverisë me By Pass-et e Fierit dhe Vlorës
Në 1 dhjetor të vitit 2014, zyra për shtyp e kryeministrit bëri të ditur përmes një njoftimi entusiazmin e qeverisë dhe personalisht të kreut të saj për punimet me ritme të shpejta në Bay Pass-in e Fierit. Në njoftim thuhet ndër të tjera se: “Drejtuesi i punimeve informoi se po punohet me ritme të shpejta, nga kompanitë nënkontraktore, njëherësh në disa seksione, në Fier, në Lushnje dhe në Vlorë. Ai siguroi se, ata do t'i përgjigjen kërkesës së Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, që një korsi e rrugës do të hapet në qershor të vitit 2015.
Pamflet i ish-ministrit Beqaj për veten
Në mungesë të një takimi lamtumire me shqiptarët dhe kolegët e qeverisë, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqa bëri vetë një bilanc në facebook për arritjet që shënoi si ministër në fushën e shëndetësisë. Renditje shifrash që përmblidhen në një fjali dëftore të rendit heroik. “Ia dolëm që të realizojmë diçka që ishte thjesht, e paimagjinueshme, vetëm tre vjet e gjysëm më parë”-shkruan Beqaj. Po vërtet beson Beqaj se shqiptarët nuk imagjinonin 3 vjet më parë spitalet që kanë sot dhe se fatura e ilaçeve është më e lirë para se ai të vinte ministër?
Dy të tretat e mutacioneve të kancerit nga rikopjimi i ADN-së
Më shumë se dy të tretat e mutacioneve që shkaktojnë kancerin janë rezultat i gabimeve gjatë rikopjimit të ADN, proces që ndodh kur ndahen qelizat normale.Njerëzit kanë triliona qeliza, të cilat janë rigjenerohen vazhdimisht duke u ndarë dhe duke krijuar qeliza të reja. Çdo herë që ndodh ky proces shoqërohet me kopjimin e ADN-së. Shumica e gabimeve janë të padëmshme, por një numër i vogël i tyre ndikon tek gjenet që nxisin kancerin. Sudimi është kryer nga matematikani Cristian Tomasetti dhe gjenetisti Bert Vogelstein, nga Universiteti Johns Hopkins.
Juncker: Qëndrimet e Trump për shpërbërjen e BE-së çojnë në luftë të re në Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar në një intervistë për Financial Times, se qëndrimet e Donald Trump për inkurajimin e BREXIT edhe në vende të tjera, do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian. Sipas tij, ky proces do të hidhte farën e luftës në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar në një vështrim të parë se presidenti i ri amerikan nuk e njeh historinë e komplikuar të Europës.
Zgjedhje pa opozitën në 7 Maj në Kavajë
Presidenti cakton 7 Majin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë pas zbardhjes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese që konfirmoi si të ligjshëm shkarkimin e Elvis Rroshit. Ndoshta i vetmi aksion politik i opozitës që prodhoi zhvillime, ligji për dekriminalizimin do të detyrojë mazhorancën të ripropozojë kandidat për bashkinë e Kavajës, një bastion i Partisë Demokratike, i rënë në duart e socialistëve falë kombinimit Edi Rama-Elvis Roshi.
E vërteta e fotove nudo të Jackie Kennedy
Të vërtetën e fotove nudo të Jackie Kennedy-t dhe të reja tronditëse në lidhje me marrëdhënien e saj me pasanikun grek, Aristotelis Onassis sjell në librin e tij Christopher Andersen. Sipas tij, 45 vjet më parë, në nëntor të vitit 1972 dhjetë fotografë mbërritën në ishullin grek Skorpios duke fotografuar të zhveshur Jacky Kennedy-n. Andersen thotë se skema ishte ngritur nga vetë Onassis, për ta poshtëruar atë. Në libër theksohet se Onassis kishte furnizuar me harta paparacët duke u dhënë detaje të sakta të kohës dhe vendeve ku gruaja e tij do të bënte plazh.
Komisioneri Timmermans: Kufijtë në Ballkan nuk duhet të ekzistojnë
Kufijtë në Ballkan nuk duhet të ekzistojnë në mënyrë që të shmangen konfliktet e mëtejshme. Frans Timmermans, zv.presidenti i Parë i Komisionit Europian dhe Komisioner Europian për Përmirësimin e Rregulloreve, Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Sundimin e Ligjit dhe Kartën e të Drejtave Themelore, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Bruksel se kufijtë janë problem i rajonit tonë.
Baton Haxhiu ja kalon militantëve: Rama – Meta, titanë. Meta, pashpirtshmërisht pragmatist, Rama idealist!!!
Baton Haxhiu, gazetar nga Kosova dhe këshilltar permanent pranë të majtës/ave të Shqipërisë ka komentuar dje në një debat televiziv të ardhmen e koalicionit PS-LSI. Nuk ka shumë rëndësi sesi do të shkojnë punët pasi kjo do të bëhet shpejt e ditur dhe tashmë shqiptarët u mësuan me dy politikanët mistrecë që drejtojnë këtë vend për katër vjet, por përpjekja e Haxhiut për të ofruar në vend të një analize politike, një profil psikologjik që na sugjerohet që ne vdekatarët ta admirojmë.
