Lajme

Platforma e Tiranës nis të humbasë terren. Ahmeti: Ka çështje që duhen diskutuar

Postuar në 24 Maj, 2017 00:27

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka deklaruar se Platforma e Tiranës ka çështje të cilat do të shtrohen për diskutim, duke mos shfaqur asnjë lloj qëndrimi kategorik për zbatimin e saj, që në fakt edhe katalizoi ndryshimin e pushtetit në Maqedoni. Vetë kryeministri Zaev u zotua para presidentit se dokumenti nuk do të zbatohet. 

Konflikti për ishujt Falkland(pamje luftimi në ajër)

Postuar në 23 Maj, 2017 22:03

T'ua njohim meritën - Të gjithë me brekë nëpër këmbë drejt 25 qershorit

Postuar në 23 Maj, 2017 21:23

Nuk duhet lodhur koka shumë me zbërthimin e Pazarit të 18 majit. Ai po zbulohet vetë nga palët e përfshira atë natë që në fund shpërndanë një tekst si lëmoshë transparence për popullin.

Menjëherë pasi firmosi Pazarin, kryeministri nisi fushatën duke u bërë thirrje demokratëve që të votojnë PS-në se ajo do jetë e sigurtë në pushtet. Fundja siç tha Edi Rama, “ne 71 mandate na duhen”.

Ngushtohet laku për Gruevskin, nën hetim për tri çështje të reja

Postuar në 23 Maj, 2017 19:32

Ngushtohet më tej laku për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe disa prej anëtarëve kryesorë të partisë së tij (VMRO-DPMNE). Një ditë më parë Prokuroria Speciale nisi procedurat kundër tyre për korrupsion për tre çështje të tjera dhe kërkoi ngrirjen e pasurisë së VMRO-DPMNE, ku përfshihet edhe selia e partisë, e njohur ndryshe si Pallati i Bardhë i VMRO-DPMNE, i kritikuar në media për luksin e tepruar.

Ndërron jetë Roger Moore

Postuar në 23 Maj, 2017 18:47

Ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare aktori i njohur britanik Roger Moore. Ai u bë i njohur për rolin e tij si James Bond në shtatë seri të filmit të njohur. Po kështu Moore, aktor me pamje fizike të veçantë, ka qenë pjesë e serive televizive “The Persuaders and the Saint”.  Me një karizëm që plotësohej nga zëri i dallueshëm, Moore diti të fitonte zemrat e filmdashësve.

Pallavra të moshës(jo vetëm)

Postuar në 23 Maj, 2017 17:38

Pazari Rama-Basha ka provokuar animozitet, por rolet duken të qarta: kreu i PD-së, ai zyrtar, nuk e vret mendjen të shtojë ndonjë gjë. Fundja ai nuk del keq ngado ta rrotullosh. Më e keqja, do thotë: "Më detyruan amerikanët". Kurse Berisha, ish-kryeministri shkruan këtë status: 

Mbreme, nje seance historike e parlamentit shqiptar!

BE rekomandon zgjerimin e bazës së taksave në Shqipëri

Postuar në 23 Maj, 2017 17:14

Shqipërisë i rekomandohet zgjerimi i bazës së taksave në një kohë që është vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon dhe kur ministri i larguar i Financave premtoi zbutje të taksës progresive. Vlerësimi vjen nga Komisionin Europian dhe Banka Qendrore Evropiane në takimin vjetor me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor dhe Turqia për dialogun e politikave ekonomike. Në përfundim u dhanë konkluzionet për seicilin vend ku për Shqipërinë u sugjeruan disa rekomandime, ku me ndikim më të madh është ai për zgjerimin e bazës së taksave.

RTSH ndalon propagandën elektorale në fushatë

Postuar në 23 Maj, 2017 14:21

Televizioni Publik ka njoftuar se do nuk do të lejojë propagandë elektorale gjatë fushatës zgjedhore, por do të ndjekë vetë aktivitete elektorale me gazetarët e redaksisë së lajmeve. Shkresa është firmosur nga drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke përmbushur kështu edhe një rekomandim të OSBE-së për të mos transmetuar kasetat e gatshme të partive. http://www.kohajone.com/2016/11/22/apeli-i-osbe-televizionet-te-mos-tran...

Njoftimi i RTSH-së

Nuk ka më as opozitë ku të qahesh! Grida Duma në rolin e kukullës(politike) në Sarandë

Postuar në 23 Maj, 2017 13:28

Një televizion lokal në Sarandë, “Sarandaweb” raporton për një përplasje mes një biznesmeni dhe Bashkisë për prishjen e një muri. Siç shihet në video biznesmeni thotë se muri është prishur nga Bashkia që njeh vetëm Koço Kokëdhimën dhe jo ligjin. Biznesmeni kërkoi ndihmën edhe të opozitës, me rastin se aty po kalonte deputetja e PD-së, Grida Duma, që e hodhi situatën me qëndrim stoik prej kukulle(politike kuptohet) dhe premtimin: “Do ta shohim çështjen tënde”. Sipas këtij biznesmeni kreu i PD-së në Sarandë është i lidhur me Bashkinë, mish e thua siç e do edhe Pazari.

Situata e drogës në Shqipëri nën kontroll, hetimet përparuan pas dhjetorit

Postuar në 23 Maj, 2017 12:32

Marrëveshja e 18 Majit la disi në hije çështjen e trafikut të drogës, që mesa duket merret si argument vetëm për qëllime politike. Rastësisht ose jo, paqja në politikë po shoqërohet me konseguenca pozitive në çështjen e drogës. 
Ish kreu i antimafias italiane në Leçe,  Cataldo Motta thotë se situata e trafikut të drogës mund të thuhet se është nën kontroll dhe vlerëson skuadrën e përbashkët të hetimit që u ngrit në dhjetor.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme