Lajme
Raportohet se Rama ka ngritur shqetësimin për Rusinë në NATO
Ministria e Mbrojtjes përcolli njoftimin zyrtar lidhur me samitin e NATO-s që u mbajt në Bruksel, ku mori pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump. Teksti zbardh edhe një pjesë të axhendës së takimeve dhe fjalës së kryeminitrit shqiptar Edi Rama në këtë samit, ku sipas Ministrisë së Mbrojtjes theksi u vu te kërcënimi i vendeve të Ballkanit nga aktorë të tretë, duke nënkuptuar Rusinë.
Goli i radhës për ata që janë të rregullt/Qeveria “fal” edhe gjobat për kontributet në sigurimet shoqërore
Falja e radhës është ajo që lidhet me gjobat dhe kamatëvonesat për kontributet e papaguara të sigurimeve shoqërore. Fatura e kësaj lëvizjeje elektorale kushton 15 miliardë lekë siç raporton Televizioni Publik Shqiptar. Njësoj siç u veprua me energjinë, apo me kontributet e papaguara në bujqësi, edhe kësaj radhe falja kushtëzohet me pagesën e principalit principalit të kontributeve të papaguara brenda dhjetorit të këtij viti. Drejtrori Hado tha se falja do të normohet me një vendim të posaçëm të qeverisë.
Bilanci pa bilanc i bashkimit qeveritar të Shqipërisë me Kosovën
Intervistë e Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati për televizionin RTK në Kosovë
“I dashur Gomar…” Një libër mbi paragjykimet mbarënjerëzore ndaj një kafshe
“I dashur Gomar! Ose mbi denigrimin e lodhjes”. Ja titulli i një libri të ri me autor italianin Roberto Finzi, që sjell në vëmendje raportin mes njeriut dhe kafshës më pranë tij, gomarit. I sharë dhe gjykuar, simbol për çdo gjë, rrugëkalim metaforik për talljen, ndërkohë që pa të, njeriu nuk ka një periudhë. Qasja është me të vërtetë njerëzore, ose më saktë gomareske në kuptimin e atributeve reale të kësaj kafshe: përultësi, punë, modesti.
Kërkimet për naftë, Greqia futet në bllokun detar "Joni 2"
Shqipëria dhe Greqia mund të shkojnë drejt një tjetër përplasje që lidhet ne marrëveshjen e detit dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike. Referuar deklaratës së ministrit të Energjisë, Giorgios Stathakis, “CNN.gr” raporton se pas kontratave që qeveria firmosi për koncesionet tokësore e ka radhën firmosja e kontratës për Bllokun detar “Joni 2” zona detare në lindje të ishullit të Korfuzit.
"Afresket" befasuese të Jupiterit
Sonda Juno që orbiton ka realizuar disa foto dhe kryer vëzhgime që kanë befasuar shkencëtarët. "Afresket" e sjella këtu janë re në një planet shumë dinamik, me bërthamë ndryshe nga sa mendohej, e përbërë nga metale të rënda dhe në shkrirje drejt hidrogjenit metalik të lëngshëm.
Xhami pa leje edhe në Beograd, besimtarët nuk lejojnë prishjen
Ndërtimi pa leje ngjan të jetë simptomë e përbashkët e perëndimorëve të Ballkanit. Nëse lëmë mënjanë Shqipërinë që është thuajse 50% informale dhe ilegale, mund të hidhemi në Serbi ku së fundmi ka patur tensione për prishjen e një xhamie pa leje. Objekti ishte planifikuar të prishej dje, por njerëz që u mblodhën rreth tij nuk e lejuan një gjë të tillë.
Xhamia ndodhet në Zemun dhe aty kanë shkuar edhe përfaqësues të Komunitetit Islamik të cilët kanë kërkuar “marrëveshje me autoritetet” ndërkohë që kanë bërë të ditur se nuk do të lejojnë prishjen e objektit.
Zbardhet e vërteta: Trump vetëm i shkeli syrin Ramës. Berisha i nisi sms: Ngri Çadër e kërko takim!
Edi Rama ndodhet në Samitin e NATO-s në Bruksel, aktivitet, pjesa publike të cilit përcillet në faqen zyrtare të Aleancës. Dhe nga pamjet e dhëna, lajmi nëse Edi Rama u takua apo jo me presidentin amerikan që e quajti kërcënim për qytetërimin, nuk konfirmohet. As Edi Rama vetë deri më tani nuk e thotë këtë gjë, por për të përhapur mjegullën se ai ka folur me Trump sy më sy, ashtu siç edhe thotë se i pëlqen, ka vënë në punë mediat. Ja lloji i raportimit copy-paste që shëtit nga Top-Channel, televizion kombëtar e deri te portale të ndryshme.
Samiti i NATO-s, hendek mes BE dhe Trump
NATO do të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar kundër Shtetit Islamik, por kjo nuk do të thotë se aleanca do të marrë pjesë në operacionet luftarake. Samiti i parë i Aleancës me praninë e presidentit Donald Trump arriti të unifikohet për luftën kundër terrorizmit, por tregoi edhe hendekun e madh mes presidentit Trump dhe Bashkimit Europian.
Rama-Tsipras takim në Bruksel: Koha të tejkalohen retorikat konfliktuale
Në kuadër të Samitit të NATO-s në Bruksel, kryeministri Rama pati një takim me homologun grek Alexis Tsipras. Në takim morën pjesë dhe dy ministrat e Jashtëm Bushati dhe Kotzias.Sipas ministrisë sonë të Jashmte, dy kryeministrat nënvizuan natyrën dhe rëndësinë strategjike të marrëdhënieve shqiptaro-greke dhe rolin e miqësisë mes të dy popujve si urë paqeje e stabiliteti ne mbarëvajtjen e integrimit euro-atlantik të rajonit.
