Lajme
Basha mbyll pazarin e dytë të çadrës
Pas mbylljes së çadrës Basha i është futur me kokë listave të PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit. Ai pati dje një takim me kordinatorët e qarqeve për t'u njohur me propozimet e strukturave të PD-së për listat e kandidatëve. Por teksa ky proces nuk është finalizuar, Basha ka përmbyllur "pazarin" e dytë të çadrës. Aleatët e partive të vogla që u futën në çadër do të futen në siglën e PD-së në zgjedhje përderisa në këto zgjedhje nuk garohet me koalicione. Basha u ka siguruar vende të sigrta në listën e PD-së.
Peza merret i pandehur
Deputeti socialist i Peqinit, Alfred Peza është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria, e cila i ka komunikuar akuzat për “fshehje të ardhurash”, “pastrim parash” dhe ‘mos deklarim pasurie”. Ky i fundit eshte paraqitur sot në Prokurori me avokatin e tij Ardian Visha, i cili u shpreh optimist për fundin e procesit.
SHBA riafirmon rolin stabilizues në Ballkanin Perëndimor
Turi ballkanik i zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee nuk ka përfunduar. Ai ndodhet në Serbi në një vizitë që është komentuar shumë nga mediat vendase. Në një intervistë për “European Western Balkans” dhe “Tanjug”, Yee nuk ka dhënë shumë hollësi rreth vizitës, por presidenti i Zgjedhur, Aleksander Vuçiç, deklaroi se zyrtari amerikan ka dorëzuar ndër të tjera një ftesë të zv.presidentit amerikan Mike Pence për Vuçiç që të vizitojë SHBA.
Edukator i diktaturës dhe demokracisë (Video)
Kreu i grupit parlamentar socialist ose numri dy i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi u takua dje me të rinj që votojnë për herë të parë, duke u kërkuar votën. Ish-sekretar i Partisë së Punës dhe ish-ministër i Brendshëm në kapërcyellin e diktaturës dha konsiderata për të dy kohët ku ai ka milituar me të njëjtën parti, duke përcjellë edhe këshilla për brezin e ri jo vetëm si të sillet në jetën e përditshme, por edhe si të hedhë votën në kuti, kësaj rradhe për demokracinë.
Shkëmbim kokë më kokë i Vetting-ut me hapjen e negociatave në dhjetor
Shqipëria shpreson të hapë negociatat e anëtarësimit në muajin dhjetor. Ky të paktën është projeksioni i kryeministrit Rama i shprehur pas një takimi në Bruksel me shefen e diplomacise europiane, Federica Mogherini.
Rama deklaroi se i ka kërkuar BE-së të përgatitet për hapjen e negociatave të anëtaresimit me Shqiperinë. "I thashë Mogherinit dhe Bashkimit Europian që qeveria dhe opozita që do dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit do kërkojnë me nje zë hapjen e negociatave të anëtaresimit"- theksoi kryeministri.
Gjithë votat për PS-në? Thirrjes nuk i përgjigjen të gjithë
PDS-ja e Paskal Milos ka firmosur marrëveshje me LSI-në, një ditë pasi PS-ja kërkoi mosregjistrimin e partive të vogla në zgjedhje me synim maksimalizimin e votës. Kjo është çarja e dytë majtas pas deklaratave të Skënder Gjinushit dhe betejës së Tom Doshit, kandidat i PSD-së, për të fituar të drejtën e kandidimit nga KQZ-ja.
Investigimi/Vaj palme në produktet e bulmetit(foto)
Më poshtë investigimi i emisionit "Fiks Fare" për sigurinë ushqimore, përdorimin e vajit të palmës në gjalpin që tregëtohen në vendin tonë:
“Fiks Fare” iu rikthye mbrëmjen e së mërkurës sigurisë ushqimore, duke u ndalur te një nga produktet më të tregtuara dhe konsumuara në Shqipëri, gjalpi industrial.
Nga analizat e kryera nga gazetarët e “Fiksit” rezultoi se shumica e markave të gjalpit që tregtohen në Shqipëri kanë në përmbajtje vaj palme, megjithëse në etiketat e produkteve reklamohet se përbërja e tyre është me yndyrë qumështi natyral.
Aftësitë mbinjerëzore të popullsisë Sherpa të Himalajeve
Sherpat e Himalajeve kanë evoluar gradualisht si popullsi, pasi trupi i tyre ka fituar aftësinë për të prodhuar energji me mënyrë jashtëzakonisht efikase edhe në se oksigjeni është minimal, si në malin e Everestit. Ky është konkluzioni i një studimi shkencor britanik që ka dëshifruar për herë të parë sekretet biologjike të popullsisë malore të Sherpas, që jeton kryesisht në Nepal dhe Sikkim të Indisë.

