Lajme

Topalli në kundërsulm! PD afër një konfrontimi civil

Postuar në 30 Qershor, 2017 16:57

Lulzim Basha është në konsultime intensive me Berishën për hapat e radhës që do të ndjekë përballë reagimeve që kërkojnë largimin e tij dhe e akuzojnë për manipulim të garës.Zërat kundër janë të shumtë dhe nuk kanë hezituar të dalin publikisht pamvarësisht mbrojtjes që Sali Berisha po i bën kryetarit të PD-së. Grupimi që kërkon largimin e Bashës kërkoi përmes Joezifina Topallit që Basha të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një gare të ndershme në Partinë Demokratike,

Vetëm për biletën, apo edhe racizëm?

Postuar në 30 Qershor, 2017 13:53

Profesorja e Republikës së Re gjen armiqtë dhe sabotatorët e fitores së Lulzim Bashës

Postuar në 30 Qershor, 2017 13:15

Valentina Duka, që mban edhe një titull profesori në lëmë të historisë shfaqet sot në një intervistë për gazetën “Panorama” për të kontribuuar me një “analizë” të shkaqeve të humbjes së PD-së në zgjedhje. Së pari kujtojmë se zonja deklaroi se pranoi kandidimin pas garancisë së do të ishte e para në listën e Korçës, diçka që e bën performimin e saj politik një dhuratë nga lart.

Blerja e votës, thjesht akuza, apo do të kërkohet edhe hetim?

Postuar në 30 Qershor, 2017 12:37

Zgjedhjet parlamentare përfunduan dhe tanimë ato janë pranuar nga të gjitha palët e përfshira. Megjithatë, dy subjekte kryesore, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë deklaruar se në zgjedhje pati blerje masive të votave, duke shtuar se paratë e kanabisit janë përdoru gjerësisht në fushatë dhe ditën e votimit. Këtë akuzë e bëri edhe aleati i PS-së, Paskal Milo.

Si bazë referuese për këtë aspekt do të jetë raporti final i OSBE-ODIHR, ndërkohë që partitë shqiptare janë të legjitimuara të vijojnë me pretendimet e tyre.

Dekretohet data e seancës së betimit të Presidentit të ri

Postuar në 30 Qershor, 2017 11:40

Presidenti I Republikës, Bujar Nishani ka dekratuar thirrjen e seancës(sesioni) së jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë me synim zhvillimin e betimitë të presidentit të ri. Data e seancës është 24 korriku 2017. Presidenti i zgjedhur është Ilir Meta, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe ish-kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u përfshi në sulme dhe akzua të forta gjatë fushatës elektorale, çka nga socialistët u cilësua e papranueshme.

A po përdoret uji i pijshëm për shatërvanet e sheshit "Skënderbej"?

Postuar në 30 Qershor, 2017 11:28

Tirana dhe i gjithë vendi po përjeton ditë të nxehta me temperaturat që kulmojnë mbi 40 gradë. Bashkia e palodhur e Tiranës që s'ke nga ta kapësh se punon ditë natë për qytetin, çuditërisht nuk ka bërë as gjënë më minimale, lagien e rrugëve për të ulur sado pak nxehtësinë që përçon asfalti apo betoni. Mund ta bëjnë kompanitë e pastrimit apo vetë ndërmarrja e Bashkisë, por kjo nuk ka ndodhur për arsye që i di bashkia.

Zbardhet projekti për transformimin e Piramidës

Postuar në 30 Qershor, 2017 11:02

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj ka bërë të njohur sot një projekt për transformimin e ish-muzeut të Enver Hoxhës, njohur ndryshe si Piramida, aktualisht në një gjendje të degraduar. “Piramida do të kthehet në një qendër të madhe arti, qendër eskpozitash, do të fokusohet tek artitstë e rinj. Kemi punuar me arkitektë holandezë. Janë në proces detajimi, se do të jetë e komplikuar. Do ta ristrukturojmë në këtë funksion. Kemi menduar edhe një lloj shkallare për fëmijët që duan të rrëshkasin, se dashur padashur kjo I ka pëlqyer atyre.

Japonia synon dërgimin e një astronauti në Hënë rreth vitit 2030

Postuar në 30 Qershor, 2017 10:46

Japonia planifikon dërgimin e një astronauti në Hënë në vitin 2030. Propozimi është bërë nga agjencia hapësinore japoneze – JAXA – dhe ai do të zbatohet si fazë e dytë e një angazhimi tjetër të drejtuar nga NASA. Projekti I agjencisë amerikane synon krijimin e një stacioni hapësinore në orbitën e Hënës, edhe ky pjesë e një projekti më të madh që është mbërritja në Mars.

Studimi/Kaukazi i Jugut ruan vijimësi genetike për 8 000 vitet e fundit

Postuar në 30 Qershor, 2017 10:25

Për Ballkanin thuhet se është një rajon me trazime të mëdha popullsish e për pasojë teorizimet për autoktoni dhe vijimësi genetike përherë vihen në dyshim. Mirëpo nuk ka rajon tjetër në histori që të ketë shërbyer si portë migratore për njerëzimin për mijëra vjet si Kaukazi. Arkeologjia ka dokumentuar ndryshime të mëdha kulturore në këtë rajon që përbëhet ndër të tjera nga Gjerogjia, Armenia dhe Azerbajxhani. Kakuazi është nyja që lidh Azinë me Europën, aty kanë kaluar të gjithë popujt që nga prehistoria e deri në shekujt e parë të erës së re. Prej aty cekën edhe mongolët dhe turqit.

Iraku deklaron rënien e Shtetit Islamik

Postuar në 30 Qershor, 2017 09:19

8 muaj luftë urbane dhe më në fund trupat e qeverisë irakene kanë marrë pjesën më të amdhe të Mosulit dhe xhaminë e rrëuar al-Nuri. Shteti Islamik ka humbur kështu atë që konsiderohej de facto si kryeqyteti i tij, ndërkohë që beteja e Mosulit pritet të përfudojë këto ditë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme