Lajme
Suksesi i Serbisë në angazhimin mes Perëndimit dhe Rusisë
Një ditë më parë disa media serbe njoftuan se ShBA dhe BE synojnë ndërtimin e një qendre humanitare në Serbi, e ngjashme me atë të rusëve në Nish. Vendndodhja e supozuar e kësaj qendre u tha se ishte Uzice, ndërkohë që citohej edhe zyrtari amerikan i Departamentit të Shtetit, Yee, të jetë shprehur se “në fund i takon Serbisë të vendosë, por ne sqarojmë si partnerë atë që po ndodh”
“Nuk di ndonjë qendër tjetër humanitare ku punonjësit të kenë nevojë për imunitet diplomatik”, shton Yee, duke aluduar për statusin e veçantë të punonjësve rusë në qendrën e Nishit.
Një video që ngre shqetësimin për ligjin e ri të sigurimeve: Kompanitë në fillim, pastaj jeta
Shtrëngim historik duarsh mes Trump e Putin (Video)
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, patën një shtrëngim historik duarsh në takimin e parë informal të samitit të G20-ës në Hamburg. "I shtrënguan dorën e njëri-tjetrit dhe thanë se do të takohen shumë shpejt"- u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Gratë koreane, skllave seksi të Ushtrisë Japoneze (Video)
Një video me gjatësi 18 sekonda u publikua nga qeveria e Koresë së Jugut dhe Universiteti i Qendrës Kombëtare të të Drejtave të Njeriut në Seul, shfaq një nga faqet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Në videon e publikuar për herë të parë shfaqen shtatë gra robina të ushtrisë japoneze.
Në thelb, këto gra ishin skllave seksi të Ushtrisë Perandorake Japoneze dhe përdroreshin për të kënaqur seksualisht ushtarët që shërbenin në front.
Vlerësohet se më shumë se 200.000 gra, kryesisht me origjinë koreane, ishin të burgosura të Ushtrisë Japoneze.
Ironia e ambasadës gjermane: Pamje nga Tirana
E çuditshme pse jo një foto nga sheshi "Skënderbej" apo nga bulevardi i ri...

Kryeministri indian Narendra Modi dhe ai izraelit Netanyahu, freskohen në ujërat e Mesdheut
Kryeministri indian është i pari drejtues qeverie indian që viziton Izraelin. Bashkë me Natanyahun ata kanë kaluar disa orë në qytetin e Haderas.
Dështojnë bisedimet për ribashkimin e Qipros
Bisedimet për ribashkimin e Qipros në Crans-Montana të Zvicrës u rrëzuan mëngjesin e premtes, duke shënuar fundin e një procesi premtues për të zgjidhur një mosmarrëveshje që mban për dekada. "Unë jam shumë i keqardhur t'ju informoj se pavarësisht angazhimit të fortë të të gjithë delegacioneve dhe palëve në samitin e Qipros, takimi përfundoi pa një marrëveshje," tha Sekretari i Përgjithshëm Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutierrez në një konferencë për shtyp.
“Programi online i qeverisë”, befasues. Jo Punësimi në krye, por Drejtësia dhe Administrata!!!
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook atë që e quan “Raport për Ju”. Materiali është një përmbledhje e përpunuar dhe filtruar e komenteve dhe sugjerimeve të njerëzve në Facebook, për prioritetet e punës së qeverisë së re. Rezultati, ashtu siç e paraqet kryeministri, është befasues:
Video/Protesta anti-Trump dhe kundër kapitalizmit në Hamburg
Në protesta u përfshinë 10 mijë njerëz dhe ato zhvillohen si shenjë kundërshtimi ndaj samitit të G20.
"Në PD kanë frikë të flasin"
Jamarbër Malltezi, zyrtar në Partinë Demokratike dhe dhëndër i ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, ka publikuar në profilin e vet në Facebook përmes të cilit denoncon situatën kufizuese në PD.
“Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim.
