Lajme
Banorë të zonës së ish-Parkut përplasen me policinë. Protesta kundër ndërtimit të pallateve
Disa banorë ë Tiranë po protestojnë që të mos lejojnë që një park në zonën e ish-Parkut të Autobusëve të kthehet në zonë ndërtimi. sot ata janë përplasur me Policinë që kërkoi t’i largojë me forcë nga rruga.
Katër kandidatë për kreun e PD-së. Patozi: Normalizim statutor procesit, Basha të dorëhiqet
Në garën për për kryetar të Partisë Demokratike kandidojnë tashmë 4 kandidatë. Lulzim Basha, që ka hapur procedura antistaturore, Eduard Selami, Erjon Piciri dhe së fundmi edhe Astrit Patozi.
Ky i fundit duket se përfaqëson grupin e demokratëve që kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe që sot ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës kërkon mbledhjen e kryesisë dhe futjen e procesit në shina statutore. Vetë Patozi paraqiti ndër të tjera disa kërkesa që sipas tij rrjedhin nga nevoja e normalizmit të situatës në parti dhe kthimin e besimit.
FAO, 200 mijë dollarë për programin e ushqimit bio në institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm
Organizata Botërore e Ushqimit ka akordur 200 mijë dollarë për programin kombëtar për ushqyerjen me produkte bio të fëmijëve që ndjekin institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm në Shqipëri. Projekti ka nisur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, të Arsimit dhe tri ministri të linjës ndhe ai pritet të fillojë nga zbatimi fillimisht në disa shkolla të Tiranës gjatë vitit të ardhshëm.
Presidenca estoneze e KiE-së: Zgjerimi i BE-së është një investim strategjik dhe afatgjatë
“Estonia ka bërë një rrugë të gjatë që kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Reformat e ndërmarra kërkonin vendime të vështira. Megjithatë, rëndësia e tyre u plotësua me unanimitet ndërpartiak në parlament dhe në qeveri, si dhe u kuptua dhe u pranua nga qytetarët. Anëtarësimi në BE ka ofruar për estonezët liritë e shumëpritura - lirinë për të udhëtuar, studiuar, punuar, tregtuar dhe bërë biznes brenda 27 vendeve europiane që përfaqësojnë mbi 500 milionë njerëz”-thotë ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser.
Zgjedhje me njollë
Raporti paraprak, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të OSBE-së, vëren se në të paktën 5 për qind të vrojtimeve të saj, rreth 5 për qind e firmave të hedhura në listat me emrat e votuesve dukej se qenë hedhur nga e njëjta dorë.Prania e vëzhguesve partiakë, shpesh të paautorizuar në qendra votimi ka qe shumë e lartë dhe shumë pranë kutive të votimit, duke ekspozuar zgjedhjen e votuesve.
Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfshihen në planet e mbrojtjes të BE-së
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Ccështjet e Sigurisë, Federica Mogherini ka deklaruar në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore, se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përfshihen në debatin për planet e mbrojtjes së Unionit.
“Në zgjedhje u hodh para e madhe, ndikuan në rezultat”
Presidenti në ikje, Bujar Nishani thotë se dyshimet për blerje të zgjedhjeve nuk janë hamendje, por se ka prova zyrtare për ndikimin që ky fenomen ka patur në rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit. Një deklaratë e tillë mund t’i vijë në ndihmë Lulzim Bashës që në një kontekst të tillë nuk mund të quhet humbës. Paradoksi është se vetë Partia Demokratike që humbi zgjedhjet pranon se ato nuk ndikuan në rezultat, ndonëse Nishani flet për të dhëna zyrtare
Koreja e Veriut, triliona dollarë pasuri minerare
Me të drejtë disa mendojnë se Koreja e Veriut nuk është një vend dhe aq i begatë. Por është i pasur në një aspekt: burimet minerare. Aktualisht Koreja e Veriut ka alarmuar fqinjët me testet e raketave berthamore dhe me përpjekjet e saj për të testuar raketat me rreze të gjatë që mund të godasin qytetet amerikane.
Vajzat e Naked News argetohen
Prezantueset e Naked News, Eila Adams, Whitney St. John, Natasha Olenski και Peyton Priestly dolën për boulling.
Thjesht nuk bëhet dot kryetar i PD-së
Lulzim Basha ka zgjedhur atë që di të bëjë më mirë: të falet te Sali Berisha. Gazeta zyrtare e PD-së hapet sot me një titull: "Askush i tepërt", shoqëruar me foton e Sali Berishës. Flitet në shkrim për vija të kuqe që nuk duhen kaluar, ndërkohë që në një editorial të kryeredaktorit Bledi Kasmi përshkruhen herozimat dhe aktet e Berishës, si model durimi për ata që nuk janë dakord me kryetarin. Mirëpo krahasimi me opozitarizmin e vitit 1997 nuk qëndron, sepse asokohe Shqipëria rrëshqiti në konflikt të armatosur.
