Ekonomi
Taksat dhe tarifat e bashkive do të rriten sërish me 2017
Qeveria ka sinjalizuar një rritje të mëtejshme të tarifave dhe taksave të pushtetit vendor. Gjatë hartimit të projektbuxhetit 2017, Ministria e Financave ka parashikuar që të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2017, parashikohen të jenë rreth 6.2 për qind më të larta se ato të vitit 2016, ose 900 milionë lekë më shumë se një vit më parë.
Kallëzohet në Prokurori drejtori i Portit të Durrësit, lumë shkeljesh me kontratat konçesionare dhe materialet e TAP
Drejtori i Përgjithshëm i autoritetet Portual të Durrësit, është kallëzuar në Prokurori nga Kontrolli i lartë i Shtetit me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”. Nga auditimi kanë rezultuar një sërë shkeljesh që kanë të bëjnë me procesin e shkarkimit, depozitimit dhe evadimit të tubacioneve, materialeve të nevojshme si dhe makinerive të projektit TAP.
Qeveria takson edhe gazin e lëngshëm për makinat
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të aplikojë akcizë edhe mbi gazin e lëngshëm të makinave. Me paketën e re fiskale llogaritet që akciza që do të vendoset për gazin e lëngshëm vetëm për automjetet do të jetë 10 deri në 12 lekë për litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar.
Auditimi i KLSH: Vetëm 1/3 e ish të përndjekurve politikë janë dëmshpërbyer
Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ka kërkuar nga qeveria Rama të shtojë ritmet e në procesin e dëmshpërbilmit për ish- të përndjekurit politikë. Sipas tij nga auditimi 8 mujor i KLSH, rezulton se vetëm 1/3 e ish-të përndjekurve kanë marrë dëmshpërblim. Vetë të përndjekurit akuzojnë qeverinë Rama se ka të përndjekur që s’janë futur në listën e dëmshpërblimeve.
Përgjysmohet fondi për pronarët
Fatura financiare e kompensimit për të gjitha pronat në territorin shqiptar do të ulet mesatarisht me 50 për qind sipas një një analize që ka bërë Ministria e Financave, paralelisht me hartimin e projektbuxhetit dhe projeksioneve për kompensimin përfundimtar të pronarëve brenda 10 viteve.
Sipas kësaj llogaritje zbatimi i formulës së re për kompensimin e ish-pronarëve, ka ulur faturën në 410 miliardë lekë, nga 800 miliardë që është vlera e tyre sot, e llogaritur nga Agjencia e Trajtimit të Pronave-shkruan Shekulli.
Konferenca me FMN pa pyetje për gazetarët. Asnjë lëshim për ulje taksash, mund të rritet barra fiskale mbi naftën
Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbylli diskutimet me qeverinë shqiptare për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe paketën fiskale. Nga sa u bë publike në konferencën e përbashkët të ministrit të Financave, Arben Ahmetaj dhe përfaqësues së FMN-së Anita Tuladhar qeverisë i është kërkuar të rrisë të ardhurat mbi naftën dhe pronën, çka do të thotë se në rastin e parë mund të ketë një tjetër rritje të akcisës mbi karburantet, ndërsa në rastin e dytë performancë më të mirë në mbledhjen e taksës mbi pronën. Këtë e konfirmoi edhe Tuladhar në deklaratën e shkurtër për shtyp.
Përfundimtare, taksa e ndërtimit në Tiranë 8%. Gjykata Kushtetuese merr vendim në favor të Veliajt
Këshilli Bashkiak i Tiranës rriti vjet taksën e ndërtimit si një mënyrë për të siguruar më shumë të ardhura nga fitimet e ndërtuesve. Taksa 8% e propozuar nga bashkia u kundërshtua me forcë nga ndërtuesit, të cilët ankimuan ligjin në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas tyre, taksa mbi infrastrukturën nënkupton ofromin e shërbimeve publike përreth ndërtimit, rrugën, instalimin e linjave të energjisë elektrike, ujësjellës etj. Por, të gjitha këto shërbime, ndërtuesit thonë se i bëjnë vetë, çka dyfishon shpenzimet për ndikimin në infrastrukturë sipas tyre.
Vjedhjet e karburanteve, propozimi i Tahirit rrit çmimet
Propozimi i Ministrit të Brendshëm, për shtimin e masave të sigurisë në pikat e karburanteve do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të karburanteve. Është kjo analiza që i bën kësaj iniciative të qeverisë, analisti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi.
"TemaTv"
Zyrtarizohet pazari me turqit për konçesionin mbi lumin Vjosë , garë me një ofertues dhe një fitues
Qeveria ka injoruar tërësisht shqetësimet e shoqatave ambjentaliste brenda dhe jashtë vendit, por edhe thirrjet e grupimeve brenda parlamentit Europian për anullimin e konçesioneve mbi lumin Vjosë. Top Channel raporton se ministria e Energjisë zyrtarizoi marrëveshjen e koncesionit për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës. Lajmi bëhet publik në faqen zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve, sipas së cilës, Ministria i ka dhënë kompanisë turke “Kovlu Energy” të drejtën për ndërtimin e HEC-it me fuqi të instaluar 95 megavat.
Shqipëria vs. fqinjët: Konsumi, Investimet, Eksportet
Përkthyer me shkurtime nga artikulli i Eduard Zaloshnjës “Consumption, Investments, Exports, and Unemployment in Albania”, botuar në revistën Follow Business Albania
Konsumi privat në Shqipëri ishe vjet sa 82% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mesatarisht, shqiptarët konsumuan vjet 236 euro në muaj për frymë. Në raport me fqinjët, Shqipëria krahasohet me Maqedoninë. Ja si renditen fqinjët për sa i përket kosumit mujor për frymë: