Ekonomi
Ahmetaj: Afër dakordësisë me FMN për rritjen e pagave dhe pensioneve pa prekur borxhin. Por qeveria nuk thotë ku do t'i gjejë paratë!
Fondi Monetar dhe Banka Botërore raportohet se kanë dhënë miratimin për rritjen e pagave dhe pensioneve dhe financimin e Reformës në Drejtësi me buxhetin e 2017-s. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në SHBA, ku po mbahen takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, tha dje për “Top Channel” se se rritja e pagave dhe pensioneve nuk do të sjellë rritje të borxhit. “Për vitin tjetër buxhetor jemi afër dakordësisë për të financuar një sërë reformash, si atë në drejtësi, atë territoriale, atë në administratën publike dhe rritjen e pagave dhe pensioneve.
Ndërtimi i rr. së Arbrit, me konçesion me sipërmarrje vendase. Ministri: “Nis në pranverën e 2017-ës. Për Durrës – Kukës, do ndjekim procedurat ligjore”
Rruga e Arbrit merr një tjetër datë për fillimin e ndërtimit. Ministri i ri i Transporteve, Sokol Dervishaj, deklaroi sot se ndërtimi i aksit të shumëpërfolur nis në pranverën e vitit 2017.
Negociata të reja me TAP
Qeveria shqiptare deklaron se ka kërkuar dhe po zhvillon negociata me konsorciumin TAP për të rritur përfitimet nga ndërtimi dhe shfrytëzimi i tij. Top-Channel raporton se kriter në këtë negociim është barazimi në përfitime me Greqinë.
“Shqipëria në marrëveshje ka patur më pak përfitime fiskale se Greqia. Ideja që ndryshimet e legjislacionit fiskal në Shqipëri të mos kishin asnjë efekt tek TAP, kjo është një klauzolë ndrydhëse që i heq Shqipërisë mundësinë për të patur të ardhura më të mëdha në kohë të caktuara”, thotë ministri Gjiknuri.
Kampionët e konçesioneve, çfarë është duke ndodhur në Shqipëri me Partneritetin Publik Privat?
Nga një vend që nuk futej në listën e ekonomive me shërbime të transferua në duart e privatit, Shqipëria renditet e para në rajon për praktikat e dhënies me konçesion. Këtë e konfirmon një raport i Bankës Botërore, të cilin qeveria nxitoi ta prezantojë si arritje dhe sukses të reformave të saj.
Kështu në raportin e publikuar nga Banka Botërore mbi “Standardet dhe Rregullat e Prokurimeve të PPP – ve 2017”, Shqipëria rezulton me vlerësime më të larta në fazën e përgatitjes së projekteve, trajtimit të propozimeve të pakërkuara dhe menaxhimit të kontratave konçesionare.
Autoriteti i Konkurencës: Të ulet çmimi i energjisë elektrike. Enti Rregullator: Nuk është ende koha
Autoriteti i Konkurencës kërkon uljen e çmimit të energjisë elektrike. Sipas këtij autoriteti, kërkesa vjen si pasojë e marrëveshjes mes KESH dhe OSHEE “për të blerë energjinë e tepruar nga KESH direkt, pa ia shitur njëherë operatorëve privatë dhe më pas ata OSHEE-së”.
Kritere të reja për licensimin e taksive në kryeqytet, vendimi favorizon koncesionarët e makinave
Para pak ditësh Bashkia e Tiranës njoftoi një tjetër rekord në drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, uljen me 15% të ndotjes në Tiranë. Trumbetimi i kësaj arritje nuk është edhe aq naive, pasi i shërben Bashkisë së Tiranës si argument në vendimin që ajo pritet të marrë për liçensimin e taksive në kryeqytet.
44 ekspertë gjermanë e austriakë infiltrohen në institucione për të luftuar korrupsionin
44 ekspertë të huaj do te asistojnë për një periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupsionit. Përmes këtij projekti binjakëzimi, institucionet gjermane dhe austriake do të ndihmojnë drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupsionit. Ky projekt do të udhëhiqet nga Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi.
Rritja e çmimit të sigurimit të makinave, AMF gjobit kompanitë?
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare befason sërish. Rritja e çmimit të sigurimit të makiave solli luhatjen e AMF-së që dha disa mendime duke u shfaqur kështu si nje ent që nuk di çfarë të bëjë. Së fundmi raportohet se AMF ka menduar të gjobisë kompanitë.
"Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka vendosur të gjobisë kompanitë e sigurimit pas rritjes së cmimit të njëllojtë që ata u bënë policave të sigurimit të automjeteve në gusht. Masa e gjobës që mund të shkojë deri në 10 për qind të xhiros pritet të saktësohet pas zbardhjes së vendimit", raporton "TemaTv".
Suksesi i reformës territoriale, do kurseheshin 80 mln dollarë, por kostoja e pagave u rrit me me 35%, investimet u ulën me 41%
Reforma e re territoriale që reduktoi numrin e njësive vendore nga rreth 360 në vetëm 60 njësi nuk ka sjellë rezultatet e pritshme për të kursyer rreth 80 milionë euro në formën e shpenzimeve për pagesat e personelit, por përkundrazi i ka rritur edhe më tej ato.
5-10% rritja e pagave, 3% pensionet, Ahmetaj me mision për të bindur FMN
Pak ditë më parë kryeministri lajmëroi një rritje mbresëlënëse të pagave dhe pensioneve, të parashikuara në buxhetin e vitit që vjen. Jo pa qëllim rritja vjen në 2017 që është edhe vit elektoral, praktikë kjo e çdo qeverie që futet me dilema në zgjedhje. Në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste kryeministri foli për një shumë 100 milionë dollarë që do shkojë si fond pagash e pensionesh në familjet shqiptare. Por qeveria duket se nuk ka definuar sa do jetë rritja për kategorinë e buxhetorëve dhe pensionet.