Ekonomi

Monopolizimi i shërbimit doganor nga kompani private(video)

Postuar në 05 Dhjetor, 2017 18:57

Shërbimi doganor sot rrezikon të monopolizohet nga kompani të fuqishme me mbështetjen e qeverisë, sipas një marrëveshjeje të heshtur që ka nisur dy vite më parë. Eksperti i Ekonomisë, Zef Preçi komenton për Tema TV se si oligarkët po marrin në heshtje këtë shërbim, duke shënuar fundin e lirisë së tregut.

TemaTV

“Fatkeqësitë e natyrës, qeveria na lë faturën”

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 10:18

Ajo që përflitej se qeveria po shqyrton një draft për sigurimin e detyrueshëm të banesave është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë kryeministri. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave që u transmetua direkt në kanalin ERTV, kreu i qeverisë la të kuptohet se ky është viti i fundit që shteti do kompesojë dëmet e përmbytjeve, pasi me hartimin e një nisme të re ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve këto dëme do përballohen nga vetë qytetarët.

Greqia hap tenderin për naftë në Jon

Postuar në 03 Dhjetor, 2017 16:40

Kriteret ekonomike dhe elementet mjedisorë do të merren parasysh për vlerësimin e ofertave që lidhen me eksplorimin e hidrokarbureve në detin Jon dhe  në Kretë. Sipas njoftimit të publikuara dje në Fletoren Zyrtare të Bashkimit Evropian ofertatto do të hapen pas interesit të shprehur nga: The Oil & Gas Energean për zonën e detit në detin Jon dhe konsorciumit Total - ExxonMobil - Greek Petroleum për zonën e Kretës.

Më shumë katastrofa, më pak fonde për emergjencat

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 15:03

Përmbytjet po tregojnë se dëmet mund të jenë kolosale, në krahasim me fondin që ka në dispozicion qeveria për emergjencat civile. Megjithëse është herët të flitet për shifra, shuma e vënë në dispozicion nuk është premtuese. Nga ana tjetër edhe pse është pranuar se Shqipëria hyn në zonat e rrezikut, fondet për emergjergjencat janë ulur.

TemaTv

50% e transportit të udhëtarëve me Greqinë, me mjete informale

Postuar në 02 Dhjetor, 2017 14:37

50% e transportit të udhëtarëve që lëvizin mes Shqipërisë dhe Greqisë kryhet në kushte informale. Revista ekonomike “Monitor” sjell përmes një shkrimi të djeshëm një situatë të pazakontë të krijuar për operatorët shqiptarë të cilët i kërkojnë ndihmë shtetit shqiptar që të ndërhyjë.

90% e shqiptarëve jetojnë me 4 euro në ditë

Postuar në 30 Nëntor, 2017 12:38

Në anketën e buxhetit të familjes për vitin 2016, Instituti i Statistikave (INSTAT) referoi se 90% e familjeve shqiptare shpenzuan mesatarisht 63,609 lekë në muaj. Këto familje, sipas INSTAT, kanë mesatarisht 3.9 anëtarë.

Si rrjedhim, raporti i konsumit të familjeve më 2016, për këtë tregues, paraqet një rritje të pabarazisë nga 2,2 më 2015 në 2,5 më 2016.

"Sinergji tregjesh mes Serbisë dhe Shqipërisë"

Postuar në 29 Nëntor, 2017 22:11

Kompani të p[ërbashkëta dhe një treg nëse është e mundur. Këtë mund të arrijë Serbia dhe Shqipëria dhe që duhet ta synojnë sipas presidentit të Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë së Serbisë, Marco Cadez. Në një intervistë për agjencinë serbe “B92”, ai nënvizon si hap pozitiv vendosjen e komunikimit që rrëzon disa barriera që kanë mbajtur të dyja vendet në distancë.

BERZH rendit dy treguesit e dobët të Shqipërisë

Postuar në 29 Nëntor, 2017 18:58

Qeverisja e mirë dhe konkurrenca në treg janë dy treguesit më të dobët që ka Shqipëria në renditjen që bën raporti i Tranzicionit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH rekomandon që vendi ynë të ndërmarrë politika më fleksibël për të stimuluar lirinë e tregut dhe për të përmirësuar shërbimet në administratë.

Ndryshimet në Kodin Rrugor/Jo më komisione për gjobat dhe pezullimin e patentës

Postuar në 29 Nëntor, 2017 15:13

Ministria e Brendshme synon të thjeshtojë procedurat e masave administrative për drejtuesit e automjeteve. Report Tv raporton se është duke u përgatitur një draft me propozime për ndryshime në Kodin Rrugor për sa i përket vendosjes së gjobave.  

Kontrolli mbi borxhin, qeveria pajton konsulent

Postuar në 29 Nëntor, 2017 10:33

Qeveria ka vendosur të pajtojë një konsulent privat për t’a këshilluar se si të menaxhojë financat dhe më konkretisht borxhin publik, që vazhdon të mbetet në nivele të larta. Ministria e Financave është gati të paguajë 83.3 milionë lekë të reja, ose afro 630 mijë euro në vit për një shërbim të tillë.

Pages

Subscribe to RSS - Ekonomi