Ekonomi
Kërkohet Moratorium për Vjosën
Kryeministrit Rama i ka mbërritur një letër nga Konfederata e Industrive ku i kërkohet vendosja e një moratotiumi për ndërtimin e HEC-eve në Vjosë. “I konsiderojnë të papranueshme planet energjetike të HEC-eve në rrjedhën kryesore dhe anësore të lumit Vjosë dhe HEC-in e Kalivaçit. Kërkojmë një moratorium të HEC-eve në Vjosë, në mënyrë që të kryhen studime të reja gjithëpërfshirëse për vlefshmërinë ekonomike dhe mjedisore të hidrocentraleve nga aspekti i interesit publik afatgjatë”
Parkingu te sheshi “Italia”, më i shtrenjtë se ai te sheshi “Skënderbej”
Për herë të dytë Sheshi Italia do të kthehet në parking publik me pagesë. Bashkia e Tiranës ka çelur tenderin për parkingun e ri që do të kushtojë dyfish më shtrenjtë se parkingu i sheshit Skënderbej, edhe pse është dy herë më i vogël.
TemaTv
Kreu i PD-së: 400 milionë euro do paguhen në 20 vjet për incineratorët e mbetjeve
Prononcimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha sot për çështjen e djegësve të mbetjeve:
Shqipëria do të furnizojë me ujë Rajonin e Puglia-s
Gazeta italiane “Corriere Della Sera” në një artikull të sajin shkruan se së shpjeti Shqipëria do të furnizojë rajonin e Puglias në Itali me ujë. Në këtë shkrim janë zbardhur detaje nga vizita e guvernatorit të rajonit Michele Emiliano në Shqipëri ku ai u takua me kryeministrin Rama.
Sipas gazetës Panorama, kjo media shkruan se guvernatori i ka bërë një propozim kryeministrit shqiptar, që të ndërtohet një tub përkrah atij të gazsjellësit TAP për të sjellë ujin nga Shqipëria në Salento.
Po shkohet drejt sigurimit të detyrueshëm të pronës
Kostot e mëdha në buxhetin e shtetit nga permbytjet apo zjarret kanë nxitur qeverinë të studiojë opsionin e Sigurimit të detyryeshëm të pronës, çka do të thotë tarifë fikse vjetore për banesat apo pronat e paluajtshme.
Shqipëria që DuaN/Gjoba dhe zvarritje për pronat në Theth. Dhe një zv.kryeministre që rrëshqet
Ja se çfarë raporton sot Televzioni Publik Shqiptar për atë që ndodh në Theth me certifikatat e pronësisë dhe natyrën rrëshqitëse të zv.kryeministres Senida Mesi:
Bashkia e Erjon Veliajt, 2.5 herë më e shtrenjtë se qeveria e Edi Ramës
Palmat e thara në autostradën Tiranë-Durrës, nga mbikalimi i Kamzës tek ai i Kasharit do të zëvendësohen me pisha deri në fund të këtij viti. 1 milionë euro i kushtuan buxhetit pemët tropikale, ndërsa kosto për pemët e reja është 2-fish më e lartë.
Paditen kryebashkiakia e Sarandës dhe 6 zyrtarë
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Florjana Koka dhe 6 zyrtarë të tjerë të kësaj njësie vendore janë kallëzuar në Prokurori për shpërdorim detyre nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. KLSH ka konstatuar një dëm financiar për buxhetin e shtetit me vlerën e 32.466.812 lekë. Auditimi nga KLSH është bërë në periudhën nga Janari i vitit 2015 deri në Korrik të 2016, pra pak kohë pasi Koka kishte marrë detyrën për të drejtuar bashkinë e qytetit bregdetar. Shkeljet e konstatuara në bashkinë e Sarandës lidhen me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit në disa projekte.
Hipoteka e Tiranës në grevë, Braçe: Lushnja është në punë
Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë ku ishte e pranishme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj u pyet nëse ishte në dijeni të faktit se shërbimi hipotekor ishte në grevë. Ministrja nuk dha një përgjigje të qartë, por tha se Shërbimi i Hipotekës ishte një institucion në varsi të Ministrisë së Drejtësisë dhe për këdo që shkel ligjin do të ketë penalitete.
Ekspertiza e FMN na nxjerr më të varfrit në Europë
Të ardhurat për frymë e rendisin Shqipërinë të 105-ën në botë, duke na pozicionuar të fundit në Europë dhe një nga vendet më të varfra të kontinentit.
Me 4520 dollarë për frymë në vit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën (me 3500 USD, në vendin e 120), Ukrainën (135) dhe Moldavinë (137), ndërsa pak më sipër se ne është Bosnjë Hercegovina, ndërsa Kosova ka një renditje më të përkeqësuar në vendin e 120.