Ekonomi
Karteli i sigurimeve, çmim të rakorduar edhe për kartonin jeshil
Kompanitë e sigurimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për shitjen dhe administrimin e kartonit jeshil. Kartoni jeshil është produkt sigurimi për dëmet që drejtuesit e mjeteve mund të shkaktojnë në lëvizjet e tyre jashtë territorit të Shqipërisë. Në treg, shoqëritë e sigurimit e lëshojnë atë me një çmim fiks e të standardizuar.
Analiza e qumështit, ish-ministri Panariti vë në dyshim raportin
Ish-Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka zbardhur të tjera të vërteta që fshihen pas një raporti për sigurinë ushqimore në vend, të publikuar së fundmi nga Albanian Food Industri. Në një prononcim për "Tema Tv" ai deklaron se analiza për aflatoksinën u krye në një laborator të paakredituar. Sipas tij, në prapavijë qëndron lobi privat, i cili kërkon të marrë me koncesion sistemin e sigurisë ushqimore.
Brexit/BE-ja mendon për rritje të taksës për plastikën dhe ulje të prodhimit
Komisioni Europian po mendon të vendosë një taksë mbi plastikën për të kompensuar humbjen në bilanc që sjell Brexit. Kjo është njëra nga idetë që është prezantuar dhe që mund të bëhet aktive në muajin maj, kur Komisioni prezanton një skicë të bilancit shumëvjetor duke nisur që nga viti 2021.
Dy standarde: Polici dhe burg për qytetarët, amnisti për institucionet që nuk paguajnë
Revista “Monitor” raporton sot mbi një dokument të OSHEE-së për arkëtimet gjatë vitit 2017. Sipas materialit, operatori pranon se familjarët dhe biznesi janë më të rregulltit në pagesën e energjisë elektrike dhe më keq paraqiten institucionet shtetërore.
Bloomberg: TAP me ndikim në rritjen e ekonomisë
Agjencia Bloomberg, i ka kushtuar një shkrim ndikimit që gazjellësi TAP ka patur në ekonomine greke dhe sektorin e industrisë së prodhimit të metaleve. Marcus Bensasson shkruan se në një kohë kur Greqia është duke u përpjekur dëshpërimisht për të tërhequr investimet e huaja direkte, një tubacion që do të sjellë gazin nga Azerbajxhani në Evropë tregon se si marrëveshje të tilla mund të sjellin ndryshim në një ekonomi.
Biznesi i pandershëm i Byrosë së Sigurimeve me jetën e shqiptarëve
Data 16 Janar 2016, një ditë e shtunë e ftohtë dhe me reshje shiu në Tiranë, do ta ndryshonte jetën e Alma Cukës përgjithmonë; megjithatë, ajo e konsideron veten me fat. “Ishte mbrëmje vonë, ftohtë dhe errësirë, teksa bashkë më mamanë time ishim duke kaluar rrugën kryesore Luigj Gurakuqi në Tiranë, kur një makinë kaloi më shpejtësi dhe më përplasi fort në rrugë. M’u duk sikur për pak çaste më ndali jeta, derisa ndjeva goditjen e fortë në tokë,” kujton Alma.
Zbresin kreditë e këqija, bankat pastrojnë bilancet
Kreditë e këqija kanë zbritur në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit. Në Nëntor të 2017-s niveli i huave me probleme arriti në 14.3%, duke i korrespoduar një vlere prej 595 milionë Eurosh, nga 1 miliard që shënuan në Shtator të 2014-s.
Pavarësisht kësaj, përqindja më e madhe e portofolit të kredive me probleme ka rënë për shkak të pastrimit të bilanceve nga ana e bankave.
Prodhuesit shqiptarë: Zona Ekonomike Rajonale, falimenton prodhimin vendas
Shoqata e Prodhuesve Shqiptarë e konsideron krijimin e tregut rajonal, apo Zonës Ekonomi, si kërcënim për biznesin e vendit tonë. Në një intervistë për revistën “Monitor”, sekretari i Përgjithshëm i shoqatës, Arben Shkodra, shprehet se Shqipëria është e papërgatitur dhe nëse hapja e tregut ndodh atëherë fabrikat do të jenë të parat që do ta pësojnë.
Serbia injoron Gjermaninë për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë
Serbia “refuzon” qeverinë Gjermane për t’i dhënë një zgjidhje çështjes së vënies në përdorim të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.
Një raport i Sekretariatit të Energjisë, thotë se Serbia ka injoruar kërkesën për të emëruar një përfaqësues për negociatat, çka ka bllokuar bisedimet mes dy vendeve.
Burime pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë komfirmojnë se dy shtetet ende nuk kanë lëvizur për zbatimin e marrëveshjes që kanë bërë për të liçensuar në veri të Kosovës një kompani serbe për shpërndajen e energjisë.
Portofoli bankar i individëve, firo 220 mln euro në 2017
Qeveria e lexon me rritje ecurinë ekonomike të viteve të fundit, por të dhënat bankare flasin për tkurrje të kursimeve të individëve.
Kështu viti 2017-të u mbyll me një bilanc negativ për sektorin bankar, jo në aspektin e fitimeve të kësaj industrie, por mbi depozitat bankare. Kursimet e qytetarëve në banka shënuan rënien më të madhe në 6 vitet e fundit, duke u zbritur me 94 miliardë lekë, ose 700 milion euro në raport me vitin 2011-ë.