Bota
Dorëzohet edhe National Geographic
Era dixhitale nuk kursen as emrat më të mëdhenj. Radha i erdhi National Geographic, revistës së mirënjohur, e cila bashkë me astetet e tjera mediatike të kontrolluara nga National Geographic Society i kanë kaluar manjatit të mirënjohur, Rupert Murdoch. Murdoch, posedues i "Fox Media", do të kontrollojë 73% të aksioneve, përmes një marrëveshjeje me shifër ekuivalente 725 milionë dollarë. “Washington Post” shkruante me një ndjesi keqardhjeje për këtë marrëveshje që e kalon "NG" nga një organizatë jofitimprurëse, me mision “zgjerimin e njohurive gjeografike” drejt një biznesi të pastër.
Kufiri me Malin e Zi, “Koha Ditore”: Kosova humbet 8 mijë ha
“Koha Ditore” shkruan se qeveria e Kosovës ka çeduar 8 mijë hektarë territor në favor të Malit të Zi, një vend me të cilin po diskutohet demarkacioni kufitar. Gazeta kosovare i referohet hartave malazeze, e prej nga aty shkruan se pala shqiptare rezulton humbëse(!) në këtë negociatë. “Fqinji perëndimor i ka publikuar të gjitha dokumentet, nga të cilat konfirmohet se Kosova humb mbi 8 mijë hektarë.
70 vjet OKB
Organizata e Kombeve të Bashkuara mbush këtë vit 70 vjet nga krijimi. Ideja për të i atribuohet ish-presidentit amerikan, Franklin Rossevelt, i cili që gjatë Luftës së Dytë Botërore, nisi negociimin me aleatët për një organizatë që do të pasonte Lidhjen e Kombeve. OKB u krijua në tetor 1945 me seli në New York. Një arritje politike për njerëzimin, ndonëse sot shumë kritikë e shohin rolin e saj si periferik dhe pa ndikim.
Japoni, tajfuni Etan shkakton përmbytje masive, dhjetëra, mijëra të evakuuar (Video)
Tajfuni Etan ka shkaktuar përmbytje të rrezikshme në Joso, qytetin verior të Tokios. Dhjetëra, mijëra njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën Japoninë si dhe nga uji i ndotur në uzinën bërthamore Fukushima të cilët përfunduan në oqean për shkak të rrëmbimit me furi të shirave. Në Joso banojnë rreth 65 mijë njerëz. Imazhet dramatike janë transmetuar në televizion, ku duket një mur balte i ngritur nga lumi Kinugawa që rrëshqet përmes gjithçkaje duke krijuar rrugën e tij të shkatërrimit.
Refugjatët pas ndalimit nga Danimarka, rihapet trafiku hekurudhor përmes Gjermanisë
Dje Gjermania kishte bllokuar trafikun hekurudhor dhe kish mbyllur një autostradë për fluksin e “qindra emigrantëve”. Junker u bëri thirrje Shteteve anëtare të miratonin një plan të përhershëm të rishpërndarjes. Njoftim shokues në Hungari: një poster i ngjitur në autobus paralajmëronte rrezikun kundër infektimit nga sëmundjet e emigrantëve.
Rusia nis ndërtimin e instalimeve ushtarake në Siri
Kremlini nuk ka qëndruar vetëm te fjalët, por ka nisur të veprojë në Siri. Prej disa ditësh në media qarkullojnë informacione për lëvizje ushtarake të Rusisë në Siri, por asgjë nuk është konfirmuar. Sot, “Reuters”, citon dy zyrtarë amerikanë, që në kushte anonimati, ka deklaruar se dislokimi i mjeteve dhe trupave ruse në Siri, është fakt. Bëhet fjalë për dy anije që shërbejnë për zbarkimin e tankeve, disa avionë si dhe disa trupa. “Qëllimi i lëvizjeve ushtarake të Rusisë në Siri, mbetet i panjohur”, thanë dy zyrtarët në fjalë.
Pro marrëveshjes me Iranin - protestuesja i ndëpret fjalën ish-zv.presidentit Cheney(video)
Cheney është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes dhe i ka bërë thirrje Kongresit të mos e miratojë atë. Një protestuese e Code Pink, i ndërpret fjalën, por Cheney e kalon momentin me shumë qetësi.
Mafia e emigrantëve, policia evropiane ndjek rrjetet e trafikut
Në Libi, trafikantët mund të nxjerrin rreth 150 mijë dollarë për një anije të mbushur me 150 emigrantë. Për këtë arsye njësi të policisë evropiane që merren me kontrollin e faqeve të medias sociale që promovojnë aktivitet terrorist po zgjerojnë kompetencat për të ndjekur edhe aktivitetin e rrjeteve të trafikut njerëzor. Sipas “Zërit të Amerikës” ata kërkojnë trafikantë që reklamojnë shërbimet e tyre përmes internetit. Forcat e rendit paralajmërojnë se rrjete të trafikut të drogës tani po e braktisin këtë aktivitet duke u përqëndruar tek trafiku me njerëz.
"Në lojë është Europa, jo Greqia. Europa, peng i çarjes franko-gjermane”
Ish-ministri i Financave i Greqisë, Yanis Varoufakis, vijon me përpjekjen për të sqaruar opinionin mbi atë që ndodhi me Greqinë. Përmes një opinioni të publikuar në “New York Times” më 8 shtator, Varoufakis, del me një tezë ideologjike, të cilën e sheh si shkak të krizës së madhe europiane. Krizë e cila konstituohet nga përplasja e madhe franko-gjermane, mbi atë që duhet të jetë Europa.
